Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka reagon pas tërmetit të fortë që goditi Turqinë mbrëmjen e sotme, me magnitudë 6.8 ballë e shkallës richter, dhe që ka shkaktuar deri tani 15 viktima e mbi 300 të plagosur.
Xhaçka shkruan se, ndan me popullin turk dhimbjen e çdo shqiptari që nuk mund të harrojë solidaritetin e ndihmën e pakursyer që populli turk dha kur Shqipëria ishte në të njëjtën situatë tragjedie.
“Me mendje e me zemër pranë popullit turk në këto momente tragjedie.
Ndajmë me miqtë tanë dhimbjen e çdo shqiptari që nuk mund të harrojë solidaritetin e ndihmën e pakursyer që populli turk na dha në të njëjtën situatë tragjedie.
Lutem për sa më pak viktima e të lënduar, nga kjo ngjarje e tmerrshme”, shkruan ministrja Xhaçka.
Popooooo c’far deklarata bombastike.
Politikanet e Albanistanit jane hedhur ne gare kush do te lepij me forte dhe me mire koqet e Sulltanit.