Për ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëtor, Fatos Klosi, video ku pretendohet që kryetari i Bashkisë së Bulqizës pi kokainë duhet parë në faktin që ai e konsumon lëndën narkotike në ambient publik, përballë njerëzve që duhet t’u shërbejë.
Por sipas tij, problemi nuk duhet përqendruar në faktin që një zyrtar pi kokainë. Sipas Klosit nuk është e nevojshme që zyrtarëve të lartë t’u bëhet testi i drogës për t’u përfshirë në politikë. Sipas tij, një përdorues droge nuk duhet dënuar pasi është një zgjedhje personale.
“Ai mund të trajtohet si një njeri që nëse e ka bërë atë gjë në lokal publik, ky po është problem moral, nuk ma merr mendja se ka problem juridik.
Nëse e ka bërë në ambient publik dhe e kanë parë edhe të tjerë, është e turpshme për një kryetar bashkie. Por nëse pi drogë ose jo, është problem i atij.
Faktin që ai pi drogë e ka bërë publike aq sa kanë arritur ta filmojë dhe nëse SPAK thotë që ai ësht ëi njohur për këtë fenomen, unë jam i mendimit që PO, ai nuk duhet të jetë kryetar bashkie”, tha Klosi i ftuar në emisionin “Pa Protokoll” në Report TV.
Mos u sëkëlldis o Toso, i fut një këngë Sajmir Pirgu dhe rregullohet prapë imazhi.
ik or kar,
nuk te shkon ne mend se nje kryetar bashkie nik mund te jete I kthjellt ne vendimarrje kur pi droge?
Zgjedhjet personale të politikanëve mëkatarë shqiptarë…
Sytë nga qielli, hunda nga ‘mielli’ e duart në xhepat e popullit.
Eshte normale, sesa te bleja kimikate farmacie i fut nje te terhequr bio.
Po rota e trapit ka ngateruar profesion , eshte perfaqesues shteti, inagjino ta thithte nga kryeministri tek drejtoret e policise, atehere te iki kusht te mundi.