Ish-kryebashkiakja e LSI nën hetim nga SPAK

25 Janar 2020, 13:23Kronika TEMA

Zamira Rami, ish kryetarja e bashkisë së Gjirokastrës është vënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Rami, e cila ka qenë përfaqësues e Lëvizjes Socialiste për Integrim akuzohet se ka shembur disa objekte private pa pasur më parë një vendim shpronësimi.

Ish-kryebashkiakja Rami, është kallëzuar nga dy qytetarë për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi me vendim të ish-kryebashkiakes Rami, janë prishur disa objekte private.

Rrëzimi i këtyre objekteve është kryer, pa marrë një vendim shpronësimi për këto pasuri. Sot e kësaj dite, nga ana e bashkisë Gjirokastër, objektet e prishura nuk janë shpronësuar nga buxheti i bashkisë.

Dosja ndaj Ramit ka mbërritur në SPAK, pasi prokuroria e Gjirokastrës ka shpallur moskopetencë juridike dhe këtë çështje. Pritet që të hidhet shorti dhe të caktohet prokurori i posaçëm i SPAK që do të hetojë ish kryebashkiaken e LSI-së.

4 komente në “Ish-kryebashkiakja e LSI nën hetim nga SPAK”

  1. Shinjestra says:

    Mos u beni metal se e mbron Fallxhorja.

  2. naci says:

    Spaku duhet te merret me liken dhe monen jo me kete

  3. Ce says:

    Po kryebashkiaken e Prrenjasit hajduten e leshelise qe donte te bente stadium per nje qytet qe ska ekip futbolli, hajde leshelike hajde , gjithe drejtuesit hajdute…

  4. Mihal says:

    Kjo Kryetare dhe paraardhesi I saj, Flamur Bime duhen jo vetem te ndiqen penalisht por, duhet te vuajne denimin per krimin qe kane bere mbi pronat e popullit te Gjirokastres.
    Flamuri Bimes nuk i hyri asnje gjemb ne kembe per vdekjen e banores qe vdiq nga shembja e pallatit.
    Kane qene njerzit me me pushtet ne Gjirokaster, duke patur pushtet edhe mbi Institucionet e Drejtesis ne Gjirokaster.
    Flamur Bime, me mbeshtetjen e politikaneve te ri te Rilindjes, Erjon Veliaj, Ish Ministrit te Ekonomise dhe Ish Kryeministrit grabiten me dhune dhe me mbeshtetjen e policise pronen e familjes se Jaho Cabej ne Virua.
    Odhiseja e kesaj prone vazhdon qe nga 1
    2013, me ardhjen e Rilindjes ne pushtet.
    Trashgimtaria e postit te kryetarit Flamur Bime e coj me tej kete grabitje.
    Ka paralizuar Gjykates me njerzit e saj rreth veten mos kthimin dhe kompesimin financiar te pronareve te ligjshem, me gjithe korrespendencen. E vazhdueshme te Ministrise se Infrastruktures.
    Ajo ka shkruar me tej me oreksin e saj
    Prones se Cabejve ne Virua I ka vene nje bare qe mos lejohet te vene ne pronen e tyre. Gjithashtu, gjate vitit jep leje shfrytezomi per tregtar ambulant qe zhvillojne aktivitet mbi pronen e familjes Cabej, qe jane pronar te ligjshem ne Hipoteke te Gjirokastres.
    SPAK ne trajtimin e ceshtjes Rami per korupsion me pronat e qytetarve ne Gjirokaster ka nje grup kokash te politikes per t’u gjykuar dhe denuar.
    Shembull konkret ne nxerjen e kokave te politikes perpara drejtesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje