SODAZHI/ "Thashethemet" demotivojnë punonjësit shqiptarë: 61% janë të pa angazhuar, shkaku kryesor janë fjalët e kolegëve

25 Janar 2020, 17:08Lifestyle TEMA

Vetëm 39 për qind e punonjësve në Shqipëri ndjehen të angazhuar në punë, ndërsa 61 për qind e tyre punojnë me “detyrim”.

Angazhimi në punë ka vlera nën mesatare për të gjithë faktorët e matur, pasi pjesa më e madhe e punonjësve ndjehen të pavlerësuar për punën që kryejnë, pa mundësi për rritje profesionale dhe karrierë si dhe me besim të ulët tek kolegët e veçanërisht tek eprorët.

Të dhënat janë publikuar nga sondazhi  mbi kënaqësinë dhe angazhimin në punë të zhvilluar nga qendra e burimeve njerëzore dhe trajnimeve EPPC.

Interesant është fakti, se të anketuarit listojnë si arsyen e parë të mosangazhimit në punë, kolegët, pra mjedisin e punës, me 46 për qind.

Kjo lidhet me bashkëpunimin mes tyre dhe besimin tek njëri-tjetri. Në vendin e dytë renditet natyra e punës, e cila i bën ata të mos angazhohen maksimalisht, me 40 për qind. Në vendin e tretë renditen eprorët, besimi i ulët në vlerësimin e tyre dhe mënyrën se si i promovojnë punonjësit, me 39 për qind.

Ndërsa në vendin e fundit renditet karriera, me 33 për qind, ku punonjësit e gjejnë të vështirë që të rriten në pozicione në një vend pune dhe të ecin përpara, çka bën që një pjesë e mirë të qëndrojnë në vend numëro dhe kjo shkakton pakënaqësi dhe ulje të motivimit dhe angazhimit për punën.(scan)

1 komente në “SODAZHI/ “Thashethemet” demotivojnë punonjësit shqiptarë: 61% janë të pa angazhuar, shkaku kryesor janë fjalët e kolegëve”

  1. Spartakos Thraks says:

    Këtë logjikë të gabuar nuk e kanë njerëzit vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqi ndodhë e njëjta gjë. Në shumë kompani private postet me të mira i mbajnë ata punonjës që kanë krijuar familjaritet me eprorët e tyre, u jepet prioritet atyre që bëjnë “shaka” me eprorët ose pronarët, diskutojnë me orë të tëra me ta jo çështje të punës por gjëra koti pa kuptim. Çdo arritje që ka ardhur nga kontributi i të gjithë personelit ata e pasqyrojnë si mendim të tyre tek pronarët, ndërsa kur diçka nuk shkon mbarë në rendimentin e prodhimit ata deklarojnë se fajtorë janë të tjerët, dhe jo ata. Përveç këtyre janë edhe punëtorët që kanë karakter të fortë, ata që respektojnë detyrimet karshi kompanisë dhe kolegëve, janë ata që kërkojnë dhe mbrojnë të drejtat që u jep ligji. Fatkeqësisht këta të fundit nuk ndihmoen që të marrin ngritje në postin më të lartë, se i konsiderojnë revolucionar, agresiv, të pa komunikueshëm, etj. Pra me çfarë dashurie të punojë ky njeri kur perbuzet sepse kërkon të drejtën e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje