Me rastin e festimeve 100-vjetorit të shpalljes Kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka organizuar aktivitete të shumta.
Që kjo ditë të jetë një festë e madhe për të gjithë, Bashkia e Tiranës ka vendosur që të mbledhë bashkë emrat më të njohur të muzikës.
Është vetë kryebashkiaku Veliaj i cili ka zbuluar një pjesë të surprizës që i pret qytetarët.
“Tirana100 feston shekullin e parë si kryeqytet i shqiptarëve. Të martën e 11 shkurtit, në sheshin “Nënë Tereza”, ora 19.00, kryefjala është muzika popullore qytetare. Banda e qytetit, Ansambli “Tirana” & emrat më të njohur të muzikës popullore të Shqipërisë së mesme. Artjola Toska, Bujar Çiçi, Irma Libohova, Merita Halili, Pajtim Struga, Sinan Hoxha, Valbona Mema”, shkruan Veliaj.
…me kenge qe ngjasojne ke kenget e Bangladeshit, hapni radion e bangladeshit dhe do degjoni muzik te njejte hoxhallare , histori myslymane .Kultura e Tiranes eshte mbivendosje si gjurme e mbetur nga ndryshimi i besimit, nuk eshte tradite e paster. Fatkeqesi shqiptare