Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, thotë se Serbia mirëpret propozimin amerikan për një bashkëpunim më të mirë ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë, por që kjo, sipas tij, “nuk do të thotë se si parakusht pranon njohjen e pavarësisë”.
Gjuriç tha se sfida aktuale e Serbisë, sa i përket Kosovës, është gjykimi i gjashtë të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, duke thënë se “hetimet paralele që po zhvillon Serbia lidhur me këtë vrasje, çojnë në drejtim të kundërt me ato të Prishtinës”.
Gjuriç, duke folur për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë për Radio Beogradin se e rëndësishme është që “ne nuk e hedhim poshtë dialogun dhe se jemi gati për negociata, me kusht që edhe pala shqiptare ta dëshirojë këtë’.
“Serbia mirëpret propozimin e SHBA-së për bashkëpunim më të mirë ekonomik midis Beogradit dhe Prishtinës, por kjo nuk do të thotë se pranon njohjen e pavarësisë si parakusht”, tha Gjuriç.
“E rëndësishme që të mos e hedhim poshtë dialogun dhe të jemi të gatshëm për negociata, me kusht që edhe pala shqiptare ta dëshirojë të njëjtën. Mirëpresim bisedimet për linjën hekurudhore dhe ajrore Beograd-Prishtinë, sepse projekte të tilla janë të rëndësishme për një standard më të mirë të serbëve në Kosovë”, tha Gjuriç, përcjell Telegrafi.
I pyetur nëse Kosova së shpejti do ta ketë Qeverinë e re, apo ndoshta do të ketë gjedhje të reja, Gjuriç tha se “është një situatë shumë e paqartë dhe se cështja rreth zgjedhjeve mund të ndryshojë çdo ditë”.
“Ajo që është e rëndësishme për Serbinë është fakti që Lista Serbe i ka të gjitha të drejtat e garantuara me ligj dhe që përfaqësuesit e saj nuk do të pajtohen me asnjë shantazh”, tha Gjuriç, duke pranuar se nuk ka informacione nëse Vetëvendosja e Albin Kurtit do të arrijë përfundimisht marrëveshje me LDK-në e Isa Mustafës.
“Përveç sfidave të njohura, Prishtina po vendos vazhdimisht sfida të reja para Serbisë”, tha Gjuriç, duke potencuar se kjo paraqet problem.
“Sfida aktuale është gjykimi i gjashtë serbëve lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviçit”.
“Procesi është një farsë me prova dhe dëshmitarë të rremë. Kjo është arsyeja pse Serbia po zhvillon hetimin e vet. Unë jam i informuar nga burime të sigurisë se hetimi ynë po shkon në drejtim të kundërt me Prishtinën, por ne nuk mund t’i zbulojmë detajet, në mënyrë që të mos rrezikohet hetimi”, tha Gjuriç.
Haha, nuk kishim dyshim mor unde derr.Ne Kosove keni lene kockat, dhe po vazhduat me mentalitetin mesjetar, po aty do te vazhdoni ti lini.
Edhe Ivanoviq nje dite do te beje poza pran “varrit te vet”, ashtu si Arkani, e mandej do te jepet “sqarimi” se eshte fjala per person qe i ngjane atij. E pse jo, edhe per Slloben nje dite do shfaqen tregime si per Dr Mengele.
Vrasja qonë në drejtimin që të fajsohen shqiptarët vrisnit jevgj të ortodoxuar dhe i burgosnit shqiptarët
Une kam shum besim te prokuroria juaj
Jam besimplote qe do e gjeni kush dha urdher ashtu si vepruat me zbardhjen e vrasjes se gjingjic
Eshte shume shpejt akoma per Ameriken ta “detyroje” Serbine ta njohe Kosovon.
Ketu Qiprua ka rreth 46 vjet dhe Amerika thote “vazhdoni” bisedimet per “zgjidhje”.
Ate qe desh Amerika e sklleverve nga Afrika e arriti me Bazen ne Kosovo.
Komedia vazhdon.
Nje qytetare i tha Gjykatesit (Amerikes) qe ky me vodhi lopen dhe gjykatesi (Amerika) i tha qe ke te drejte,kurse hajdutit i tha qe pse ja vodhe lopen,ai i tha qe nuk kam te ha,ke te drejte i tha gjykatesi d.m.th (Amerika).
Nje qytetare nga salla e pyet gjykatesin d.m.th Ameriken qe kush nga keta ka te drejte?
Gjykatesi d.m.th Amerika i tha qe edhe ty ke te drejte qe pyet.