PERGJIMET/ Seks në derën e shkollës në Kamzë, kodet për favore seksuale: Dua një respekt…

27 Janar 2020, 20:47Kronika TEMA

Fiks Fare denoncoi me zë dhe figurë një skandal brenda dhe afër një shkolle në Kamzë. Një ish-nxënës i shkollës së mesme “Ibrahim Rugova” denoncoi se në lokalet ngjitur me gjimnazin ushtrohet prostitucion.

Ndërkohë, brenda shkollës shitet lirshëm lëndë narkotike. Brenda dy ditësh, emisioni investigativ dokumentoi se shumica e lokaleve ngjitur me këtë shkollë ushtrojnë prostitucion. Madje, afër gjimnazit janë edhe disa hotele për favoret seksuale. Në këto lokale dhe hotele shkojnë edhe nxënës të kësaj shkolle, ku për këto favore ka edhe një kod; dua një respekt! Nga ana tjetër, në afërsi të gjimnazit, por edhe brenda tij, shitet lëndë narkotike. “Fiks Fare” faktoi se në këtë zonë operojnë disa grupe shpërndarësish, duke vënë në rrezik të miturit dhe adoleshentët që mësojnë në këtë shkollë.

“Dua një respekt”, kodet për favore seksuale

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankua një nxënës i kësaj shkolle, i cili sapo ka mbaruar gjimnazin. Ai denoncoi se në disa lokale afër shkollës “Ibrahim Rugova” ushtrohet prostitucion. Sipas tij, lokali i parë është 50 metra, i dyti 100 metra. “Aty shkojnë nxënës 15, 16 vjeç, ata që janë në shkollë. Në këto lokale rrinë disa pleq, sa për mos të rënë në sy që është lokal femrash.

Pronarët i japin raki falas pleqve. Te lokali i parë është një femër që e administron, nuk kuptohet dot kush është pronari. Te lokali tjetër, klientët shkojnë atje për të bërë porosinë dhe më pas shkojnë në një hotel të fshehtë. Te lokali i parë mbajnë vetëm kameriere femra, të vijnë te tavolina, të kërkojnë çfarë do të pish. Të fërkojnë nga kofshët. Unë nëse s’dua të pi gjë, i them ‘DUA NJË RESPEKT’. Kodi është dua respekt” thotë denoncuesi. Ai pohon se pazaret i bën kamarierja.

“Njëri lokal ka 6 a 7 tavolina, janë të zëna me pleq, që mund të paguajnë ndonjë pije. Lokali i parë e ka hotelin të palicensuar, shumë afër shkollës. Te ajo zonë, ku janë këto lokale, krahas gjimnazit është edhe një shkollë profesionale, dy shkolla të tjera dhe një gjimnaz. Pikërisht midis dy shkollave ushtrohet prostitucioni. Në këtë zonë janë shkolla Profesionale e Kamzës, Kamza e Re dhe gjimnazi Ibrahim Rugova. Nëse shkoj, mjafton me këtë kod dhe direkt më ofrohet një shërbim seksual” thotë ai. Ish-nxënësi pohon se në këto vende iu ofrohet shërbimi seksual edhe nxënësve të shkollës, nën 18 vjeç.

“Ka punuar e shkreta gjithë ditën në shtet”

Pas denoncimit, bashkëpunëtori i “Fiks Fare” shkon në këto lokale të njohura për nxënësit e shkollave në Kamzë. Ai shkon në një lokal përballë gjimnazit “Ibrahim Rugova”. Bisedon me një vajzë dhe i kërkon favore seksuale. Ajo i thotë se sot s’mundet, se nuk është mirë. “Hajde nesër” i thotë. Ulet në një tavolinë tjetër, ku është sërish një vajzë. I thotë “dua një respekt nga ty”, dhe ajo i përgjigjet se “nesër, tu pa tu bë!”. Djali shkon në një lokal tjetër, sërish ngjitur me gjimnazin dhe bisedon me “pronaren”.

Ajo i thotë ke atë pukjanen, ndërsa djali i pohon se “ajo nuk ishte në terezi”. Pronarja e pyet edhe njëherë se ça kishte, ndërsa ai i thotë se ishte duke lënë punën. Ajo i përgjigjet se “ka punuar gjithë ditën në shtet, gjithë ditën” dhe bën me shenje gishtin e mesit. Ajo i thotë se me I.. ke folur, po do 50 mijë lekë, po nuk vjen këtu, po te vendi. I jep nr e telefonit të I. Ajo i thotë se nesër ta qit ajo.

Të nesërmen, djali shkon sërish në lokal dhe kërkon banakieren, të cilës i thotë “dua respekt”. Pret disa kohë dhe bisedon me klientët, pikërisht me ata që qeras lokali. Njëri prej tyre i thotë se me B. do shkosh. “Ti si karkalec do të… B…, ajo është si balenë” i thotë.

Pas disa minutash takon B, dhe shkojnë në një godinë afër gjimnazit, që shërben si edhe hotel. Te porta është një djalë që e pyet nëse është apo jo me pagesë. Më pas i jep 5000 lekë dhe ngjitet në dhomë. Gruas i jep 10 mijë lekë të vjetra dhe ajo i thotë se bën më shumë. “Unë me 10 mijë lekë nuk …” i thotë ajo, ndërsa i kërkon edhe 5 mijë lekë të tjera. Djali e pyet nëse mund të sjellë edhe një shok, që është në gjimnaz, që s’ka mbushur 18 vjeç. Ajo i thotë po me 30 mijë lekë. “Unë do ta mësoj” i thotë në fund.

Ndërkohë, në një rast tjetër, djali bisedon përballë gjimnazit me një tjetër vajzë që ushtron prostitucion në zonë. Ajo i thotë nëse është ende në shkollë, apo e ka mbaruar. Ai i thotë se po, ndërsa ajo i thotë a ke shtëpi a jo. I thotë se “sa të pi kafe me shoqet dhe do të vij, hajde më bëj një ofertë telefoni”. Më pas bisedojnë dhe qytetari i thotë se “ik pi kafe” dhe më pas do të jap 10 mijë lekë. Ajo i kërkon “15 mijë lekë”.

Dita 1

Djali – Ku je mo shpirti?

Vajza 1 – Ça bone?

Djali – Mirë.

Vajza 1 – A je mirë?

Djali – Mirë. I thuaj asaj mund të vish pak këtu të flas diçka me të. Ajo.

Vajza 1 – Thirre vetë, hajde brënda.

Djali – Ti sa e ka pazarin me ma dhënë mua?!

Vajza 2 – Nuk, nuk jam në terezi për zotin, jam pa qejf.

Djali – Nesër?

Vajza 2 – Nesër shofim, po sot…

Djali – Si kalove? Mund të ulem pak?

Vajza 3 – Mund të ulesh. Ulu.

Djali – Doja një respekt nga ti.

Vajza 3 – Ëë?

Djali – Doja një respekt nga ti.

Vajza 3 – Ëë, jo sss’mundem.

Kamarierja – A do pish diçka?

Djali – Jo dua respekt.

Kamarierja – A mendova…

Djali – Nesër?!

Kamarierja – Nesër kismet, tu pa tu bo!

SHKON NË NJË LOKAL TJETËR…

Djali – Si të kam?

Sekserja – Hë mo ku ishe.

Djali – Hajde njëherë, hajde.

Sekserja – A ishe në shishe!

Djali – A do me pi ndonjë gjë a jo.

Sekserja – … sa kam ardhur prej spitali.

Djali – Pse ça ke?

Sekserja – jam sëmunë.

Djali – Kena ndonjë këtu ne?

Sekserja – O… ishte këtu, ju s’keni qenë.

Djali – Merre B… në telefon, të flas pak me të.

Sekserja – Po ke atë pukjanen.

Djali – Ajo pukjanja s’ishte në terezi.

Sekserja – Ça kishte?

Djali – Ëë?

Sekserja – Ça kishte ajo, ishte sëmurë?

Djali – Ishte në, tu e lënë punën dhe ishte keq fare.

Sekserja – Ëë, ka punuar gjithë ditën! Punë shteti! Gjithë ditën.

Djali – Ke nga një me nga shoqëru këtu?

Sekserja – O… ishte me … këtu. E…?

Djali – Cila E…?

Sekserja – Do 50 mijë lekë!

Djali – 50 mijë lekë?

Sekserja – Ëëë.

Djali – Thirre këtu ta bëj muhabet me të.

Sekserja – Nuk vjen këtu ajo, shkon…

Djali – Për mubahet!

Sekserja – Merre në telefon.

Djali – Shkruaje numrin e telefonit (i jep nr e telefonit). Si e ka emrin?

Sekserja – E…

Djali – A po fol ti me të? Neser i thuaj!

Sekserja – Nesër?

Djali – Po.

Sekserja – Po nesër kismet. Nesër? Unë thashë se e doje për sonte! Nesër ta qis unë. Ta qis unë nesër .

Djali – Ma qit ti nesër?

Sekserja – Po.

Djali – Sa lekë do kjo, 50 mijë lekë?

Sekserja – Mos bërrtit.

Dita 2

Djali – Respekt dua unë!

Kamarierja – Ëë?

Djali – Respekt, si gjithmonë.

(Në lokal vijnë vajza të reja. Në tavolina qëndrojnë disa të moshuar)

Djali – Hajde, hajde se nuk du me pi.

Kamarierja – Çfarë do me pi?

Djali – Nuk du me pi jo! Du B…

I moshuari – Nga je tu shku ti, hajde prapë (i drejtohet vajzës së re). Hajde moj se ka njerëz.

Djali – O V…, një sekondë.

V… – Po.

Djali – A ma jep numrin e B…

I moshuari – Ti do me … B…?

Djali – Po.

I moshuari – Do me … B… sot?

Djali – Po.

I moshuari – Gjithë asaj balene ti hipësh ti ore? Ti si karkalec ore, ça ti bësh asaj?

V… – 7, 7, 7…

Djali – Tre 7-ta…

V… – 10. (Telefonon B…) Më mori mua në telefon, mos i thuaj ta kam dhënë unë numrin…

Djali – Në rregull.

BISEDË ME NJË TJETËR VAJZË PARA GJIMNAZIT…

Djali – Si kalove? Sa është dita?

Vajza – Po shkoj të pi një kafe me shoqet.

Djali – Sa lekë dot?

Vajza – 1500 bën oferta!

Djali – S’kam terezi ofertash sot, unë të jap 20 mijë lekëshin, 30, 50 mijë lekë.

Vajza – Sa të pi kafe me shoqet do … Po ti ça po bën këtu?

Djali – Një puthje të vogël.

Vajza – S’je në shkollë?

Djali – Jo, unë nuk jam nxënës shkolle.

Vajza – Ashtu?

Djali – E kam mbaruar gjimnazin.

Vajza – A ke shtëpi ti?

Djali – Shko pi kafe do të marr në telefon. Të jap 12 mijë lekë.

Vajza – Ok!

SHKON NË NJË HOTEL, SËRISH NË AFËRSI TË GJIMNAZIT

Djali – 10 mijë lekë ëë?

Prostituta – Ta bëj kështu… Kjo V…

Djali – Për zotin, nëse i kam dhënë 500 lekë, e qerasa me një…

Sportelisti – … dhe pagesën?!

Djali – Hec se erdha (paguan lekët e hotelit).

Prostituta – E dua dhe nesër.

Sportelisti – Nesër je lart ti…

Prostituta – O me banjo me të gjitha (dhoma e hotelit).

Djali – Lekët para ëë?

Prostituta – Kush ta dha numrin? V… ta ka dhënë! Hë se ja kallzoj V… (për kaq pak lekë). Unë me 10 mijë lekë nuk … Mirë, mirë me 15 mijë.

Djali – Jo, jo s’kam.

Djali – Ta bie një shok nesër unë?

Prostituta – Ëëë?

Djali – 30 mijë lekë do ta bie.

Prostituta – Mirë, ma bjer.

Djali – 30 mijë lekë?

Prostituta – Të rri dy orë me të.

Djali – 30 mijë lekë?

Prostituta – Po, po do ta mësoj unë ama.

Djali – Ai çuni është 17 vjeç.

Prostituta – Mirë, mirë se e mësoj unë.

Djali – 16 a 17 vjeç, se di sa është.

Prostituta – Nesër ma bjer mua atë, t’ja bëj qejfin, të kënaqet ai t’ja bëjë Zoti hallall. A do me e pru direkt ti, ta bjesh këtu te dera, vij unë te dera. Dakort?

Djali – Në rregull!

Prostituta – Mos me e pa as te lokali mos me e çue.

Djali – Në rregull.

16 komente në “PERGJIMET/ Seks në derën e shkollës në Kamzë, kodet për favore seksuale: Dua një respekt…”

  1. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    Corapekuqi [Merkelit]: a po na fut m’evrope me ta bo nji…..respect!

    1. Kledi says:

      Mos ki merak o jevg vlleh se Greqia jote e 20 rracave ka 170 vite qe i ben keto respekte Evropit se ndryshe do ishit ende duke ju perdhunu duke ngren hajdar Shaiptari.

      Jo se nuk e hengret, se Arvanitasit e lane spermen e tyre kudo por do hanit Carin Ali Pashes perjete.

      Pastaj Italianet i shkerdhyen nja 100,000 kurva greke gjate kohes se pushtimit atje aq sa u be problem ne Komanden e Larte Gjermane.

      Pastaj Amerikanet bene namin me kurvat e shemtuara leshatore hund derre neper baza Amerikane per 30 vite.

      Kopila gjithandej.

      Prandaj leri keto ironi.

  2. Ani says:

    E ka ndrit Edi Rama Shqiperine.

    Po ben 8 vite ne pushtet.

    Fillimisht dolen disa histori me chat live.

    Pastaj histori gabelin Zogun e Tiranes.

    Prostituta tranvestite dhe femra ne Rrugen Zogu I.

    Tani prostitucion ne Kamez.

    Mire qe ne ato 8 strip clube ne Tirane dhe Durres ka serbe sllave dhe rumune, se ne keto te tjerat ke vendase dhe jevge.

    Familjet po shkaterohen.

    Divorcret po shtohen.

    Martesat me te huaj po shtohen.

    Emigracion po

    Eshte i qarte projekti i Edit per kete vend.

    1. Demokraci or taj says:

      Po keta imitojne grida sumen me salianjin erotik seksist gungacin.
      Te pa moralshmit ,hajdutet,kriminelet bejne moral dhe presin qe cecenet e bathores ta qepin dafllakun….
      Nuk jemi ne dikt kom,kur komunist sali berisha kontrollonte studentet si ishin veshur e qethur….
      Do shkojme ne europe pa degjenerim e pa korrupsion…e pa car ne dore

  3. Kledi says:

    E ka ndrit Edi Rama Shqiperine.

    Po ben 8 vite ne pushtet.

    Fillimisht dolen disa histori me chat live.

    Pastaj histori gabelin Zogun e Tiranes.

    Prostituta tranvestite dhe femra ne Rrugen Zogu I.

    Tani prostitucion ne Kamez.

    Mire qe ne ato 8 strip clube ne Tirane dhe Durres ka serbe sllave dhe rumune, se ne keto te tjerat ke vendase dhe jevge.

    Familjet po shkaterohen.

    Divorcret po shtohen.

    Martesat me te huaj po shtohen.

    Emigracion po

    Eshte i qarte projekti i lordeve te Edit per kete vend

  4. Katundaria qenëria says:

    Arnautistani i malokeqenve te Erdoganit

  5. Go says:

    Ehe…Greket i kemi respektuar dhe do ti respektojme ama gjithmone…?

  6. Bledi says:

    Pukjanet sikur të vrasin për nder sipas Kanunit
    Apo kanë ndryshu kohët dhe vajzat si burrnesha po mbajnë shpinë me vrimat që i ka dhënë zoti.

  7. Arber iliri says:

    Lereni me leto marrezira.nuk i vjen e keqja nga seksi.

  8. Outspoken says:

    50 Mije lek qe te besh sex ne shqiperi
    Me lire eshte ne Amsterdam , !!!
    Ja perse ikin njerezit nga Shqiperia,
    Qeveria duhet te ndermari masa urgjente,

  9. Outspoken says:

    50 Mije lek qe te besh sex ne shqiperi
    Me lire eshte ne Amsterdam , !!!
    Ja perse ikin njerezit nga Shqiperia,
    Qeveria duhet te ndermari masa urgjente,,

  10. Jep says:

    Legalizojeni ate te shkret p.. H, te bien rehat njerezit.

  11. Monika says:

    Po pse Edi do ju qepe pickat kurvave?..jane shqep qe ne moshe te vogel….ndikon interneti…edukata famil.shoq.qytetare…ehuuuù..

  12. Nick says:

    Ketyre çupave tu jepet dekorata per ” Sherbim te Larte ndaj Atdheut”!!! Me mire me keto, se te shqyejne femrat rrugeve adoleshentet!

  13. fantoma says:

    @”Kledi”, nuk mund të rri pë të dhënë një përgjigje, o idiot…! Fëmrat greke, edhe kur venë me shqiptarë, e bëjnë nga qejfi dhe kur u do “zogu”, ndërsa shqiptarkat e tua (nëna dhe motrat e tua), u lëpihen dhe “u ulen” afendikojve grekë çdo ditë nga halli, për ndonjë “merokamato”… (???!!!) Ma ha mëndja, ke aq tru, sa për të kuptuar dallimin…dhe prandaj je dhe aq kompleksik me grekët…!

  14. Edlira says:

    Na u shpif fare me keto maloket…??????

    Dy ore te paharrueshme me keto lloj femrash….?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje