Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-shefi i ushtrisë Benny Gantz, sfiduesi i tij në zgjedhjet e parakohshme të marsit, zhvillojnë sot takime të ndara në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti Donald Trump pritej të ndante hollësi rreth planit të tij të shumëpritur për zgjidhjen e konflikti izraelito-palestinez.
Shpallja në publik e planit pritet të bëhet të martën gjatë një konference të përbashkët shtypi me pjesëmarrjen e Presidentit Trump dhe Kryeministrit Netanyahu.
Duke folur të hënën në Zyrën Ovale me kryeministrin Netanyahu, Presidenti Trump tha se plani i tij “ka shumë kuptim për të gjithë.”
Ai nuk pranoi të zbulojë hollësi dhe të shpjegonte se përse plani do të ishte i favorshëm për palestinezët, por tha se “është diçka që ata duhet ta dëshirojnë”.
Palestinezët nuk kanë pranuar të bisedojnë me administratën Trump, si protestë ndaj politikave pro-izraelite të presidentit, siç ishte zhvendosja e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem.
Palestinezët druajnë se plani do t’i shuajë shpresat e tyre për një shtet të pavarur në Bregun Perëndimor, Jeruzalemin Lindor dhe Rripin e Gazës. Udhëheqësit palestinezë thonë se ata nuk u ftuan nga Uashingtoni dhe se asnjë plan paqeje nuk mund të funksionojë pa pjesëmarrjen e tyre.
“Ata ndoshta nuk do ta pëlqejnë atë fillimisht,” tha Presidenti Trump. Por mendoj se në fund do ta pëlqejnë…. Është një plan shumë i mirë për ta. Në fakt është tepër i mirë për ta,” tha ai.
Ministria e jashtme palestineze tha në një deklaratë të dielën se asnjë Palestinez nuk do ta pranonte planin.
Presidenti Trump e ka reklamuar projektin e tij si “marrëveshjen e shekullit”, por hollësitë kanë mbetur të fshehta gjatë tre viteve punë për të arritur deri në shpalljen e tij.
Paqe thua ti por Trampi nuk ka biseduar asgje me palestinezet. Vendimet i merr me Izraelitet kurse pret qe palestinezet thjesht te zbatojne cfare eshte vendosur. Eshte sikur te llafoset me Serbet dhe me pas tu thote kosovareve qe beni sic vendosem ne… politika eshte kurve.