Një ilaç i ri në formë e një xheli për të luftuar prishjen e dhëmbëve është zbuluar kohët e fundit.
Ai quhet H5, një peptid antimikrobik natyral.
I prodhuar nga gjëndrat e pështymës, ai do të shkatërrojë bakteret dhe kërpudhat që gjenden në sipërfaqen e dhëmbit.
Në një eksperiment u pa se peptidi futej me forcë më të madhe në sipërfaqen e dhëmbit në krahasim me formën natyrale.
Për më tepër, H5 vrau më shumë baktere, pengoi kontaktin e tyre me sipërfaqen e dhëmbëve dhe mbrojti vetë dhëmbët nga demineralizimi.
Sipas studiuesve, në të ardhmen njerëzit do të jenë në gjendje ta përdorin këtë peptid të modifikuar direkt në dhëmbë, në formë xheli, për t’i mbrojtur ato nga kariesi.
Kariesi, sipas OBSH, është sëmundja më e zakonshme jo ngjitëse në botë.