Akademia e Shkencave ka mbledhur sot tryezën “Kadare dhe letrat shqipe” ku ka ripropozuar shkrimtarin Ismail Kadare për çmimin “Nobel”.
Emri i tij është ripropozuar për çmimin “Nobel” në 84-vjetorin e tij të lindjes.
Ismail Kadareshtë një ndër personalitet qendrore të kulturës shqiptare.
Veprat e tij janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të huaja dhe është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë. Që nga vitin 1994 Ismail Kadare është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës. Ai është laureat i shumë çmimeve.
Në 2005, Ismail Kadare fitoi çmimin “The Booker Prize Man”. Ismail Kadare është dekoruar me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrin “Kryqi i Legjionit të Nderit”, si dhe me mirënjohje të tjera.