Kumbaro sqaron thirrjen për të bojkotuar “Sanremon”: Më tmerroi deklarata e prezantuesit

22 Janar 2020, 09:29Kulturë TEMA

Festivali “Sanremo” në Itali, që pritet të mbahet në ditët e para të shkurtit, është shoqëruar me mjaft polemika.

Shkak për këtë është bërë deklarata seksiste e prezantuesit të njohur, Amadeus. Ky i fundit duke prezantuar të fejuarën e Valentino Rosit, tha se e kishte zgjedhur si partnere në prezantin për faktin se “është e bukur dhe qendron një hap pas një burri të madh”.

Kjo deklaratë ka irrituar ish- ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila bëri thirrje për ta bojkotuar “Sanremon”.

Për të folur për këtë, Kumbaro ishte e ftuar në emisionin  “Provokacija” me Mustafa Nanon.

Sipas saj, e tmerron fakti që Amadeus i cilëson ato vajza si objekte.

“Mua as nuk më shkon ndërme të gjykoj “Sanremon”. Nuk kam ndonjë problem, unë thjeshtë nuk e ndjek më. Nuk kam kohë t’i ndjek festivalet e gjata. Por nuk është ky shqetësimi im, unë as nuk e gjykoj dhe nuk na takon të gjykojmë një festival italian.

Të them të drejtën unë nuk jam shprehur as për festivalet që organizohen në Shqipëri të karakterit të këngës së lehtë, nuk jam profesioniste e asaj fushe, jam një spektatore modeste.

Nga ana tjetër nuk bëj gjykim as për këtë zotërinë që nuk e njoh fare. Mua më shokoi deklarata dhe do më shokonte njësoj sikur të ishte bërë në Itali, sikur të ishte bërë në Shqipëri.

Më tmerron fakti që se si mundet sot, në një nivel në shkallë të tillë në dritat e skenës të ketë kurajon dhe të mos ketë asnjë lloj sensibiliteti, apo autocensure dhe të cilësojë disa zonja që i ka përzgjedhur ky si një gjel vetëm sepse janë të bukura dhe këtu kam gjithë respektin për bukurinë si një cilësi njerëzore, natyrore.

Mua më trondit fakti që ky tipi i konsideron këto si objekte, madje si objekte të vetat”, shprehet Kumabro, teksa shton se ky seksizëm është akoma më i fortë në Shqipëri.

“Ajo që mua më tmerron është se ky seksizëm është akoma më i fortë në Shqipëri, është më shumë më i dhunshëm, më i egër. Nga këto deklarata vazhdon ngulitet mentaliteti i burrave por edhe grave të paemancipuara”, tha ajo.

5 komente në “Kumbaro sqaron thirrjen për të bojkotuar “Sanremon”: Më tmerroi deklarata e prezantuesit”

  1. Neutrino says:

    Emancipo njehere grate shqiptare pastaj kerkoi llogari italianeve. Eshte nje brez i tere vajzash shqiptare qe kane vetem diplomen e semaforit italian. Ka mjaft gra te forta dhe te emancipuara Italia dhe nuk presin t´i dalesh per zot ti moj ministre kulture. Meru me Ausschwizet shqiptare dhe nxirr ndonj lek qe te mbash lart standarted e jetes qe ke arritur me “djerse”

  2. asd says:

    Mos ki shumem merak per sentimentin seksizem ne Itali. Atje jane grate qe i rrahin dhe i keqtrajtojne burrat. Ligji i mbron plotesisht. Ne rast divorci marrin femijet, shtepine, pasurine, rrogen e vet dhe rrogen e burrit.

  3. Kozmos says:

    ITALIANET I VLERSOJNE SHUME FEMRAT E BUKURA , JO SI OBJEKT ,POR SI DICKA TE SHENJTE ,PA TE CILAT KINOMATOGRAFIA , DHE SHUME SPEKTAKLE TE TJERA NUK DO TE KISHIN SUKSES . TE FLASESH PER BUKURINE SOT NE SKENA ,NUK ESHTE SEKSIZEM.
    ITALIANET NUK JETOJNE DOT PA KOMPLIMENTUAR ME FJALET E BELLA . PRANDAJ NE ATE VEND ,NE ATE KULTURE ,NUK TINGELLON ASHPER , POR SHUME BUKUR . MOS U BENI KRITIKE PER ITALIANET , SEPSE NE SHQIPETARET NUK I ARRIJME DOT AS MBAS 500 VITEVE .

  4. H says:

    Idiotësia shqiptare është e pafundme dhe e pa imagjinueshme. Të dhier në brekë deri në fyt, por japin moral gjithë rruzullit mbi higjenën. Ekonomia më e shkatërruar në botë , por kanë 60% diplloma për ekonomi – financë. 40% e pjesës që mbeten janë prostituta dhe japin leksione mbi ndershmërinë dhe virtytin.Vriten njerëzit kot çdo ditë, por KM shkon të kontrollojë mos vriten në Ukrainë.Shyqyr që nuk ka var askush.

  5. faro says:

    Si MINISTRE, I takonte të përgëzonte shqiptaren Vejsiu, që mori ftesën për të drejtuar Sanremon. Përbuz ia për Sanremon, nënkupton nënvlerësimin që kjo i bën një shqiptareje.
    Xhelozi PRIMITIVE!
    Sa I ka shërbyer diplomimi në Francë?
    Ky është problemi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje