Viktor Zhusti përlotet live për lajmin tronditës të vdekjes së Xhevdet Ferrit: Gjëja më trishtuese dhe shokuese

16 Janar 2020, 20:17Kulturë TEMA

Aktori i njohur, Viktor Zhusti, e mori vesh lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të aktorit të madh, Xhevdet Ferri, në një lidhje live nga “News24” dhe nuk i mbajti dot lotët.

I shokuar nga ndarja e parakohshme e aktorit të madh, Zhusti shpërtheu në fjalë dhimbjeje dhe në thirrje të trishta “O Zot”, është e paimagjinueshme”.

“Është e paimagjinueshme. Është gjëja më shokuese dhe më tronditëse, që kam pasur në këtë periudhë.

Kohët e fundit bëmë filmin “Delegacioni” me të, që pati sukses të jashtëzakonshëm. Xhevdeti ka qenë, o Zot, ka qenë studenti im.

Ka qenë i shkëlqyer, nuk di ç’të them. Iu shpreh ngushëllime të gjithë atyre që e kanë njohur.

E kam takuar një vit më parë, kur ishim me xhirimet e filmit. Nuk e dija që ishte i sëmurë. O Zot, në atë kohë pati një incident dhe me një aktor tjetër, por e sollën në Tiranë me urgjencë dhe shpëtoi. Xhevdeti ishte shumë bashkëpunues, shumë i dashur dhe i sjellshëm.

Çdo gjë mund të prisja sot, por vetëm këtë jo. Unë kam luajtur disa filma me Xhevdetin.

E kuptoni sa e vështirë, pas një lajmi aq tronditës, të përqendrohem dhe të përmbledh kujtimet e mia me të. Sa e rëndë, sa e papritur dhe sa shokues ishte gjithë ky lajm.

Me Xhevdetin kam një rrugë 50-vjeçare, ne ishim miq, aktorë, bashkëpunëtorë, studentë, pedagogë, e donim dhe e respektonim njëri-tjetrin … nuk e di”, tha Zhusti.

14 komente në “Viktor Zhusti përlotet live për lajmin tronditës të vdekjes së Xhevdet Ferrit: Gjëja më trishtuese dhe shokuese”

  1. Toni.D. says:

    Sa te n’djeshem jemi ne shqipot…. lot korkodiliiii…
    Qofte dheu lehte per artistin Xhevdet F.

      1. Taras Bulba says:

        Por si mundet mos me dite qe ai ka qene semure per nje vit ,edhe une theme lot krokodili ,

      2. Mimi says:

        Toni komplimente për ligësinë tënde .Është thjesht frut i injorancës tënde!!!!Se në fakt u dogjën nga dhimbja ti që shkruajte dy rreshta mesazhe gjithë helm .. ptuj ptuj jazëk të qoftë ..

    1. Roberto says:

      Ty duhet te te vije turp qe tallesh me te tjeret. Ti tallesh me ndjenjat qe ka kushdo per nje mik,nje shok,nje bashkepunetor. Te rrofte ty qe kerkon ta korrigjosh me fjaline e fundit. Keta artiste na kane dhene gezim dhe krenari per te gjithe brezin e kohes se shkuar. “Ngushellimin” dhe gezimin e ndjenim dhe e perjetonim me filmat e shkelqyer shqiptare prej aktoreve qe kane bere histori ne kinematografine dhe jeten teatrale te vendit tone. I perjetshem qofte kujtimi i Xhevdet Ferrit dhe ne ferr vafshin te gjithe ata qe tallen apo ata qe kerkojne te zhdukin nje pjese te historise se Shqiperise qe jane filmat shqiptare. Ngushellime dhe u prehte ne paqe.??????

    2. antipatrea says:

      Vërtet që ka edhe shumë shqiptarë të poshtër o Toni , dhe sigurisht një nga ata je ti…

    3. vang says:

      TONI: Ti cfare krokodili je? Me i madh apo mei vogel,apo dhe ne je i vogel do behesh i madh.Turp te kesh qe shprehesh ashtu.

  2. Kol Tivari says:

    O Toni Kari!!!
    T’i paske lind idiot.
    Edhe une Po ndjej dhimbje per artistin e aktorin brilant!!

    I qofte i lehte dheu e u prehte ne paqe!!

  3. ILIA Saro says:

    Ngushellime te sinqerta familjes,miqve dhe te afermeve te aktorit Xhevdet Ferri.I qofte dheu i lehte
    dhe qofte i paharuar kujtimi i tij !
    ILIA Saro Chicago. U.S.A.

  4. Mimi says:

    Toni komplimente për ligësinë tënde .Është thjesht frut i injorancës tënde!!!!Se në fakt u dogjën nga dhimbja ti që shkruajte dy rreshta mesazhe gjithë helm ..

  5. D. Didani says:

    E kam njohur ne sheshin e xhirimit,shume serioz,shume I perkushtuar….shume I ri per tu ndare nga jeta,shume humbje e madhe per familjen,por edhe humbje e madhe per artin,nje njeri jo I zakonshem,nje njeri qe jep kontribut shoqeror…Ngushellime!

  6. taras bulba says:

    Gjalle qenka ky drogaxhiu ??? Ky profesori i famshem nuk qe ai ngarkusi dhe transportuesi i droges ??? Qe e mberthyen me droge dhe e denuan ne shtetin Helen ??? Po keto psesi thoteky bandilli??? Ky lamashi nuk qe si flamuri nga fryn era ?? Pak me Enverin , pak me Saliun , pak me grekun nga kish nenen , pak ketej e pak andej .
    Keta nuk duhet te kujtojne kurre kohen kur celen , kur u formuan kur dhane kulmin e tyre , gjithe talentin etyre , ate kohe keta e peshtyne , e tradhetuan , e shkelen me kembe dhe e percmuan .
    Tani dalin si kofini pas te vjelit dhe flasin , llomotisin .fjale te medha , lote korkodili , dhe thika mbas shpine ……..

  7. Petro ... says:

    JO nuk eshte Toni e poshter, por diçka e mundon dhe Tonin!. Xhevdeti ishte nje mrekulli e veçante e artistit shqiptar si i dalur nga udha e qetesise, dhe une i bej ngushellimet me te sinqerta familjes per kete artist me shpirt, por ne vazhden e ketyre viteve shikoj se shumica e artisteve qe populli i ka dashur aq shume per lojen e tyre, ju kthyen me shkopinj kokes duke pretenduar me egoizmin qe i çfaqet njeriut qe nuk eshte vetvetja. Nje pjese e mire e tyre qe une, pavaresisht sjelljes se tyre te ketyre viteve, ne momentin qe shikoj filmin mundohem ti harroj “si demokrate” dhe parapelqej lojen e tyre tere elegance e vyrtozitet ne rolin e tyre qe spikat gjitheçka prej artisti. Keta artiste u bene sheshi ku vendosi bustin e tij persegjalli Sali Berisha dhe, te pakten une, nuk pergjithesoj se s’e kam kete te drejte te perfaqesoj te tjeret, kam rreth 30 vjet qe nuk u rehatova dot nga ato qe me shkaktuan padrejtesia direkte dhe poshtersia e nje politike kriminale edhe mbi njerez te tjere. Keta, nuk besoj se e bene nga budallalleku, se ishin te zgjuar, por nga egozimi semure dhe papergjegjshmeria per popullin e tyre. Nuk eshte vendi, e kuptojpor nuk u falet, e megjithate une ne rolet qe kane bere i dua si i kam dashur, ndersa si njerez te epokes e ulen shume veten e tyre, pa permendur emra se dihen: disa u bene deputet te Saliut e disa na çane televizoret duke e mbrojtur dhe sot ai akoma vlon si kriminel kunder Shqiperise dhe atyre qe nuk ju afruan pa e prekur fare. Keta njerez i shtruan qilimin e krimit duke perfituar nga dashuria qe kishim per ta., Turp apo nder, le ta percaktojne vete, por historia do shkruhet me te mirat dhe te keqiat, ashtu si ka ndodhur. Rasti e pruri qe mund te pemend dy emra qe nga Roberti e deri tek Bujari. Keqardhje pa dem per ta, por per mua. Edhe nje here ngushellime te sinqerta per njeriun e artit dhe familjaret; jeta vazhdon e tille se keshtu e ndertoi natyra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje