Spikerja e parë e lajmeve në Radio Televizionin Shqiptar Stoli Beli, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.
Beli u shfaq për herë të parë në studion e RTSH-së në datën 29 prill të 1960, duke prezantuar me fjalët:
“Të dashur spektatorë, mirëmbrëma… Sonte fillon për herë të parë `Qendra Eksperimentale e Televizionit Shqiptar.”
Përveçse ishte spikerja e parë e ekranit të RTSH-së, ajo më pas u bë edhe gazetarja e parë, redaktorja dhe regjisorja e parë në Shqipëri.
E paharrueshme..Nderime dhe rerspekt per kete figure te hijshme dhe te dashur. Duhet te jete nje shembull se si duhet te jete nje spikere apo prezantuese dhe pavarsisht qe ajo punoje ne nje kohe te veshtire dhe me censur extreme edhe sot asnje nuk mund te krahasohet me kete ikone te mrekullueshme te televizionit shqiptar.Te vjen keq qe ekranet sot jane te mbushura me biba dhe gala qe te vjen neveri ti ndjekesh. Edhe njehere respekte
Stoli… sa emer i bukur. u prehte ne paqe.