Nga Ylli Pata
Regjizori, shkrimtari dhe dramaturgu i njohur Leka Bungo, një nga krijuesit më pikantë gjatë periudhës para viteve 90 por që edhe u godit, që shpërtheu në demokraci me një sërë filmash popullorë e denoncuaes, sot na sjell një film të ri me një temë në dukje sociale por që është më shumë se politike.
“Njerka”, titullohet sfida më e re e Leka Bungos, i cili gjithmonë kur sjell vepra të reja godet fort në zemër të shoqërisë, siç bëri me kapriçion në prozë “testament i një Mitomani”.
“Njerka” e Leka Bungos godet fort në zemër të shoqërisë shqiptare pikërisht çështjen më të diskutuar prej vitesh atë të korruspionit, e në veçanti në Pallatin e Drejtësisë.
Skenari i Bungos ka mleksur siç ai e bën shpesh një histori të ndërthurur në familjen e një prej prokurorëve të njohur të kryeqytetit.
Pas një flirti, prokurori mbetet vetëm nga humbja e bashkëshortes dhe vendos të bashkëjetojë me avokaten e re, Adelën.
Pa e ditur se ajo ka qenë më parë e dashura e djalit të tij dhe 40 vjet më e re në moshë.
Në vilën liksoze të prokurorit luhet një dramë që fsheh Brenda më shumë se një fabul sociale, ajo është më shumë se politike.
Duke përfshirë një dashuri në dukje të “pangopur” e pa kufi ku babë e bir dashurohen me të njëjtën femër, Bungo rrfen dramën e madhe të SHqipërisë së 30 viteve, pangopësinë e njerëzve me pushtet që nuk pyesin për asnjë normë e kufi tradicional e njerëzor.
Ky është një konflikt që përshkron të gjithë filmin televiziv të Radio Televizionit Shqiptar, i cili do të japë premierën e tij gjatë këtij muaji.
Në rolet kryesore intepretojnë: Bujar Asaqeriu, Arjola Demiraj dhe Gjergji Mena. Drejtor i Fotografise eshte Gavrosh Haxhihyseni, operator Andi Haxhihyseni . mjeshter i zerit, Kristaq Kristo dhe formulues muzikor Robert Radoja.
Leka Bungo, është një nga regjizorët më “guerrierë” shqiptarë që ka sjellë nëpërmjet sarkazmës dramën e shoqërisë shqiptare.
I njohur si “babai” i vareteve televizive që shqiptarët ndiqnin çdo feste të vit të ri në RTSH-në e para vitit 1990, Bungo ka sjellë edhe filma për kohën “pionerë” si “Çaplini Agjent” me guest star Zef Dedën, apo “Parlamenti” me Koço Devolen e Roland Trebickën.
Bungo është një kineast i goditjes së fortë që gjithmonë edhe në humor ka sjellë një tronditje në mesazhin e mënyrën e narracionit.
“Testamenti i një Mitomani” i botuar në verë në gazetën TemA ishte një parody e hidhur për tranzicionin dhe historinë shqiptare me nota të forta metaforike
Ndërsa “Njerka” e Bungos është një tjetër metaforë e fortë që e fut publikun në një dilemë për të gjetur pikërisht figurën e njerkës, si një kundërpeshë e metaforës diktatoriale të “Partisë-Nënë” që u transplantua edhe në pluralizëm nga partitë e reja “demokratike” që kujdeseshin për jetët e njerëzve të tyre në kurriz të shqiptarëve….(TemA)
Me nje fjale anti PD???,…Nje praktike e njohur ne tranzicion e ish agjenteve te sigurimit te shtetrit.Korrupsioni s ka ngjyre o njeriu i keq, o sherbetor i parase dhe i fuqise se mbrapsht.Kurre s ke per te bere hair keshtu.Skllav, asgje tjeter nuk je.
Z. Gazetar nuk e di eshte e thena jote apo e vete Leka Bungos qe eshte “babai” I varieteve te shumepritura te fundvitit te para 90’. Sa per dijenin tuaj dhe te vete Leka Bungos “Babai” i varieteve dhe i humorit Shqiptar eshte vetem Pellumb Kulla dhe asnje njeri tjeter. Normal do ti pelqente edhe Leka Bungos edhe kujtdo tjeter te ishin baballaret e humorit por e verteta eshte se Pellumb Kullen nuk e zevendeson asnje njeri Z. Gazetar nuk e di eshte e thena jote apo e vete Leka Bungos qe eshte “babai” I varieteve te shumepritura te fundvitit te para 90’. Sa per dijenin tuaj dhe te vete Leka Bungos “Babai” i varieteve dhe i humorit Shqiptar eshte vetem Pellumb Kulla dhe asnje njeri tjeter. Normal do ti pelqente edhe Leka Bungos edhe kujtdo tjeter te ishin baballaret e humorit por e verteta eshte se Pellumb Kullen nuk e zevendeson asnje njeri tjeter.
Z. Gazetar nuk e di eshte e thena jote apo e vete Leka Bungos qe eshte “babai” I varieteve te shumepritura te fundvitit te para 90’. Sa per dijenin tuaj dhe te vete Leka Bungos “Babai” i varieteve dhe i humorit Shqiptar eshte vetem Pellumb Kulla dhe asnje njeri tjeter. Normal do ti pelqente edhe Leka Bungos edhe kujtdo tjeter te ishin baballaret e humorit por e verteta eshte se Pellumb Kullen nuk e zevendeson asnje njeri tjeter.