Nderimi i Kadaresë, Hashim Thaçi: Po përfaqëson me dinjitet letërsinë shqipe në rang botëror

1 Janar 2020, 20:50Kulturë TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi uroi sot shkrimtarin Ismail Kadare me rastin e marrjes së titullit “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Për Thaçin, ky është një vlerësim i lartë ndërkombëtar për krijimtarinë e jashtëzakonshme, për Kadarenë, ose siç njihet gjeniu i letrave shqipe.

“Nderimi i shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare me titullin e lartë shtetëror “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” nga Presidenti francez Emmanuel Macron është vlerësim i lartë ndërkombëtar për krijimtarinë e jashtëzakonshme të gjeniut të letrave shqipe, që me vite është pretendent për Çmimin Nobel për letërsi. Shkrimtarit Ismail Kadare, që me dinjitet e përfaqëson letërsinë shqipe në rang botëror, i shprehim urimet më të sinqerta, ndërsa Presidentit Macron falënderim dhe konsideratë të veçantë”, shkruan Thaçi.

15 komente në “Nderimi i Kadaresë, Hashim Thaçi: Po përfaqëson me dinjitet letërsinë shqipe në rang botëror”

  1. Kosta says:

    Kaq nuk mjafton. Duhet te zgjidhet president i Frances, Gjermanise, Britanise se Madhe ose SHBA qe disa shqiptare ziliqare te besojne se Kadare eshte kolos i letrave.

  2. Baliu says:

    Ka mbetur qe edhe nje i akuzuar tjeter i Hages (ngelaqi Kadri Teveqeli) ta “nderoj” me urimin e vet suksesin e Kadarese!!!

  3. keto kisha... says:

    Pordhe me rigon, letersia ne rag botror, shqiptarin nen toke!

  4. Delimitim Gjuhsori says:

    a ka lexuar, ose di te lexoje thaqi i koqoves…ndonje veper te Kadarese?

    1. Hi says:

      Mund ta pyesesh gruan tende Te tregon per Thaqin

    2. Shoke kemi ne mes tene,shume armiq e tradhetor...bobo mos u qofte thene,vec qe s' kane gje ne dore says:

      Mund te pyesesh zockat e fisit, te tregojne per Thacin…

  5. Shqipja says:

    Kadare shkrimtar qe ka ditur te luaje rolin e nje shkrimtari fantazem Sepse se pari po te lexosh veprat e tij para viteve 90 se cfare libra botonte dhe kujt i perkiste Dhe kthimi i madh 360 grade mbas permbysjes se sistemit dhe ndryshimi i tije Pra ketu kemi 2 Kadare dhe mbase behen edhe tre Urime per dy KADARETE

    1. vang says:

      Ne nje Kadare te Madh njohim me gjithe driten dhe shkelqimin e tij.NJEQIND KADARE te shohesh ti Shqipe ai eshte NJE dhe ska asgje te keqe qe ti e sheh ashtu.Mbase do vije dita qe te fitosh aftesine e pergjithsimit apo me mire :Rezume-se. Ndjehu edhe ti pak mire se ,fjala vjen,po te pyesi dikush nga je ,50%njohje e ke nga Kadare.

      1. fjala says:

        “vang”, na bere sikur te gjitha nenat shqiptare i paska perçitur kadare, apo valle e ngaterron me veten, Po ai s’ka qene i zoti per Elenen e tij. Sa ka Shqiperia mbi Kadarene, po si duket ti vetem kete njeh.

        1. vang says:

          FJALA; Ketu nuk eshte problemi tek nenat natyrale se ato jane te gjitha te mira por tek njohja nderkombetare.Te gjithe te medhenje e Shqiperise i njoh shume mire dhe shuma nxjerr cilsi te mire.Ky eshte parim i dialektikes.Ne planin e zotesise seksuale nuk mund te bej vlersime .Ato i beke ti ”mire” sikur ti keshe provuar.Sa per mua nuk kam asgje per tu ngatrruar .UNE jam lexues i letersise dhe vetem ate di te vleresoj.

  6. Nik says:

    Kadare mbetet nderi i mbar kombit shqiptar,falè librave tè tij njihemi nè botèn letrare .Ambasadori i kombit shqiptar.

  7. katarakti says:

    Jane 478 veta qe me 1 janar moren titullin e Oficerit te Legjionit te Nderit. Pra nuk eshte vetem Kadareja. Prandaj mos i bini legenit kot. Jemi aq te frustruar, dhe aq te kompleksuar si popull, saqe gjeja me e vogel, me e parendesishme na ben me “fletë”. Ndofta edhe sepse ne Perendim njihemi vetem per hajnira, vrasje dhe drogë.

    1. vang says:

      Katarakt;Nuk e fshehu njeri faktin se moren e shume te tjere por diferenca eshte se nuk e morem as une e as ti dhe ndoshta asnje ne ballkan Por rendesi ka qe KADARE ka mare shume cmime prestigjoze. si Angli,FRANCE,SPANJE,ISRAEL KORE E JUGUT,AMERIKE ETJ.Kjo nuk eshte gje e vogel qe ne mburremi se jemi te frutruar por mburremi me te drejte.Per cfare te mburremi tjeter.

    2. mik says:

      katarkti – Titullin qe ban fjale ti, Kadare e ka marre me kohe.
      Me rastin e fundit ai mori titullin :” Oficer i madh i legjionit te nderit ” . Asht nje titull qe nga 66 milion te popullsise Franceze, vetem 250 vete nga keto e mbajne. Nuk asht keq, apo jo ?

  8. Alban Hamzai says:

    Titullin e “Kaloresit te Legjionit te Nderit “te Frances ne fund te viteve 1920 e ka marre edhe arkitekti I njohur minoritar grek nga fshati Bularat I Gjirokastres ,Vasil Marko Kuremeno ,qe midis te tjerave ka projektuar kompleksin monumental te Mbretereshes Viktoria Ne Dublin,Irlande.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje