Bashkia Cërrik organizon "Young Voice 2019", Salla: Ky aktivitet do të kthehet në traditë për qytetin

29 Dhjetor 2019, 21:33Kulturë TEMA
Bashkia Cërrik organizon "Young Voice 2019", Salla: Ky aktivitet

Në prag të festave të fundvitit u organizua në qytetin e Cërrikut aktiviteti muzikor “Young Voice 2019”.

Në sallën e Pallatit të Kulturës së Cërrikut, e cila ishte e mbushur plot me artdashës u shpalos një program i pasur artistik me këngë dhe valle nga të rinjtë e talentuar të qytetit.

I pranishëm në këtë aktivitet, Kryetari i Bashkisë Andis Salla deklaroi se ky aktivitet kulturor për të rinjtë e Cërrikut do të kthehet në një traditë të përvitshme.

Sipas kryebashkiakut Salla, ky aktivitet nuk është i vetmi, pasi Bashkia Cërrik do të organizojë përgjatë gjithë vitit edhe shumë aktivitete të tjera për të rinjtë dhe të rejat e qytetit.

“Rinia është e ardhmja e qytetit tonë dhe vëmendja e bashkisë që unë drejtoj për ta do të jetë e pakursyer.

Të rinj kaq të talentuar, të cilët me performacat e tyre të shkëlqyera na dhuruan një atmosferë të ngrohtë në prag të festave të fundvitit, meritojnë mbështetje dhe përkrahje nga ana jonë për të hedhur hapin e radhës në karrierën e tyre artistike”, deklaroi Salla.

Për fituesit e tre vendeve të para Bashkia Cërrik ofroi dhe një çmim simbolik.

Të ftuar special ishin dhe Grupi i mirënjohur “Alar Band”, të cilët performuan për publikun e qytetit të Cërrikut disa këngë nga repertori i tyre artistik.

1 komente në “Bashkia Cërrik organizon “Young Voice 2019”, Salla: Ky aktivitet do të kthehet në traditë për qytetin”

  1. ja pra nji ide e mrekullushme per zhvillimin kulturore te rinise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje