“Ka qenë një person i rëndësishëm për mua që herët”! Anri Sala: Ja si e njoha Edi Ramën!

29 Dhjetor 2019, 13:07Kulturë TEMA

Në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga, në ciklin “Shqiptarët e mrekullueshme”, artisti i famshëm shqiptar, Anri Sala ka folur për marrëdhënien e tij me kryeministrin e vendit, Edi Rama, që dikur e ka pasur pedagog.

Anri shprehet se, Rama ka qenë një person, pedagog shumë i rëndësishëm për të dhe karrierën e tij artistike, ashtu si për shumë artistë të tjerë të viteve ’90.

Anri Sala: Po është pjesë e fakteve, e shoqërisë, pjesë e të qenit një person që ka qenë i rëndësishëm për mua që herët. 

Kur ishte pedagog në Akademinë e Arteve, por edhe më përpara, sepse nuk kam qenë direkt student i Edi Ramës, por i Edi Hilës, në Akademi. 

Por që ka qenë një person shumë i rëndësishëm, sikurse ka qenë edhe një pedagog i rëndësishëm, në atë momentin e hapjes së syve, në ato vitet që të gjithë po nuhasnin se diçka po ndryshonte. 

Nga ana e diskutimeve, e horizontit, e të qenit prezent, nga mënyra sesi arrinte të fliste për artin, ato pjesët e ndaluara, por në një mënyrë që prapë e bënte të mundur, dhe natyrisht zgjeronte horizontin e studentëve. 

Dhe këto jo në lidhje vetëm me mua, por edhe me studentë të tjerë.

4 komente në ““Ka qenë një person i rëndësishëm për mua që herët”! Anri Sala: Ja si e njoha Edi Ramën!”

  1. shteti i hienave says:

    Po ti as pedagog nuk e paske pasur more Anri !
    Si paska qene person me rendesi qe heret ?!
    Me rendesi tamam per ty Rama u be kur u njohet atje ku ka thene Fatos Nano, poshte urave te Parisit.
    Por me rendesi tamam tamam per ty Rama eshte bere kur erdhi ne pushtet si kryeminister dhe ta beri babain, Bashkim Salen keshilltar te ministrit te Punes Veliaj, pastaj te Klosit, pastaj te Ahmetajt dhe tani te Denajt. Babai yt ka 6 vjet qe kullot zyrave te ministrive kot, ai duhet te kish dale ne pension qe para 15 vitesh, kurse per te keshilluar nuk ka se çfare te keshilloje, se ai eshte thjesht nje spiun zvarranik zyrash, qe vetem me dallavere eshte marre.
    Prandaj leri elozhet per Ramen dhe lere Bashkimin te gezoje ate rroge te majme qe merr pa asnje merite dhe duke mos bere asnje pune te dobishme, perveç faktit se eshte babai yt dhe ti e ke kaluar mire me Ramen poshte urave te Parisit.

    1. Zigur Qarri says:

      Hahahaha…vlersim indirekt!Edhe Edvin Escobar D’Rama,indirekt i vlereson Ministart dhe Kryetaret e Bashkive,ata
      qe i rrekomandon shoqnia!Me thene te verteten,Anri Sala e ka ndihmuar D’Ramen ne France,kur flinte poshte urave,
      e ka mbajtur disa Jave ne dhomen e tij.Por ngaqe i vinte era qen se nuk lahej,e nxorri jasht me delikatese,pa e fy.

  2. Feniks says:

    Te tille njerez duhet te merren ne intervista se kane cfare t’u thone te tjereve!
    Ky e paska njohur Ramen kur ishte pedagog i thjeshte me rroge shteti!
    Por ky “i shquari” akoma nuk e paska degjuar fjalen e urte te popullit qe thote se “Ne do ta njohesh nje njeri se si eshte,ngrije ne pergjegjesi”!
    Pra kete Ramen pasi u ngrit ne pergjegjesi e njohu shumica e popullit shqiptar,qe pas ardhjes se Rames kane parre rruget e kurbetit,e njohu antaresia e thjeshte e PS-se qe nuk shikon me tek kjo parti mbrojtesen e interesave te veta,por vetem nje “GRABITESE” te votave te tyre diten e votimit dhe me pas as nuk do t’ia dije se ekzistojne!
    Ramen e njohin mijra shqiptare,sidomos femije te familjeve te ngujuara ne veri te Shqiperise,qe jetojne cdo sekonde me friken e vdekjes,qe nuk marrin asnje ndihme nga shteti,nuk kane drita,uje,shkolle,nuk luajne e argetohen se u rri gjaksi tek gardhi i shtepise dhe mbi te gjitha femijet rriten pa baba e grate pa burra!
    Por Rama per keta njerez as ka folur ndonjehere kurre se i quan elektorat demokrat!
    Rama i perbuz te varferit,tallet me ata se i quan injorante,se ai veten e quan sikur eshte ikona e liderit boteror,qe del ne foto me lideret me te medhenjte e botes,pavaresisht se popullin e vet e ka lene ne mjerim te plote!
    Rama ka shkaterruar shtetin ligjor,ka rrenuar administraten qendrore e vendore,ka rrenuar demokracine aq sa sot shqiptaret nuk gjejne dot nje zyre ku te ankohen per padrejtesite,shkeljet ligjore apo korrupsionin qe keta rrogtare u bejne!
    Edhe per nje sqarim te thjeshte me 3 fjale nuk te pret njeri,por duhet te shkruash ne kryeministri!
    Si mundet te besohet se nje shtet, qe nuk ka lene asnje sherbim shteteror pa privatizuar,KA SHTETEZUAR PIKERISHT ELEMENTIN ME KRYESOR TE SHPREHJES SE DEMOKRACISE SIC JANE ANKESAT E QYTETAREVE?
    Dhe per kete nuk flet as media,as Avokati i Popullit e as Nderkombetaret pa folur per Komitetin Shqiptar te Helsinkit!

  3. Stalker says:

    Ky eshte artisti i asgjese, arti i ashtuquajtur konceptual eshte nje bote arti qe po vdes, me sakte qe deshtoj, nje zot e di kush e ka mbajtur kete me buke deri tani, ndoshta keta jane minjte e sorosit, me kot nuk eshte mik i Rames…Cfar ironie miku i Rames artist i famshem, artistet jane tjeter gje, jane njerez te punes, te sakrifices, e lajne rrugen e tyre me gjak, gjithe ajo fllucke e madhe konceptuale me ne krye idjotin Catalan perfundoj me nje banane te ngjitur ne murr

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje