Letra e rrallë e Migjenit: Unë nuk shkruej urime, as për Krishtlindje, as për Bajram e as për ditëlindje…

25 Dhjetor 2019, 19:53Kulturë TEMA

Nga Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)

Shok i dashtun, unë përgjithësisht nuk shkruej urime, as për Krishtlindje as për Bajram, as për ditëlindje as për ndoj feste tjetër.

Nuk shkruej, pse urimet qe n’ato dite tan bota ban, nuk dij a plotësohen një për qind se pothuej të gjitha dalin nga hipokrizia. Bota ketë e din, por njësoj vazhdon të shkruejë urime. As për Motmotin e Ri deri tash nuk i urova askujt asgja.

Por kësaj here due te hyj ne rradhën e njerëzve korrekte dhe t’u uroj shokve te mi Motmotin e Ri 1937. Së pari, t’uroj, shok i dashtun gjumin e ambël, qe te mos ndëgjosh si gjëmojnë njerëzit nën barrën e kryqave të vet tue mundunve, as britmën e ngadhnjysve në këtë jetë.

Te mos dëgjosh bubullimën e Spanjës. Gjumin e ambël! Të mos dëgjosh si afër teje gërset dhëmballa për dhëmballë, nga teë ftohtit. Pse atëherë duhet të pyesësh: moj dhëmballë, pse ndeshe për dhëmballë dhe gërset aq?

E gjuha ne vend te dhëmballës përgjigjet: pse asht ftohtë, zotni, e kur asht ftohte, zotni, u hyn dreqi trupit, muskulave, nervave, zotni, dhe qashtu gërset dhëmballa për dhëmballë, zotni.

Asht tepër banale të themi se mungon veshja dhe mbathja dhe zjarrmi, prandej: gjumin e ambël, shok i dashtun. Se dyti mbas gjumit t’ambël, t’uroj – ç’asht dhe e natyrshme – të jesh i gëzuem, gjithmonë i gëzuem.

Nga gëzimi i madh, ne sentimentalizëm, të puthish drrasat e dhomës e shtyllat, si bani Greta Garbo në filmin “Mbretnesha Kristina”, kur shijoi dashunin shtazore (desha të them hyjnore, por njësoj asht).

Aq i gëzuem, saqë bota të ta kenë zili dhe të thonë: oh, sa i lumtun asht! Të jesh i gëzuem edhe pse n ‘anë tjetër zemra të pëlset, si paljaços. Te jesh i gëzuem, se gëzimi yt u jep shpresa edhe tjerëve. Në rasë se tryeza e shkrimit të çalon, ti qeshu. Në rasë se e vetmja karrige që ke në shtëpi asht e shpueme dhe s’ke se ku të rrish, ti qeshu.

Në rast se s’ke zjarrm e ke të ftohtë, po, ti qeshu. Në rasë se ndonj ditë, ashtu kot, të mungon dhe buka, ti merre për lojë, për shaka, dhe qeshu, qeshu. Del në rruge bile, në kryqzimin e udhve, dhe qeshu,qeshu,qeshu, e bota do ta ketë zili dhe do të thotë: ah, sa i lumtun asht!

E kur të të vije në shtëpi ta shofi shkakun e gëzimit tand, do t’i kujtohet botës vetvetja dhe do të filloje të qeshi kikikikakaka. Smundja e të qeshunit do të përhapet ndër të gjithë dhe njerzit si majmunat do të hidhen përpjetë nga gëzimi… Dhe kështu uroj që vjetin 1937 ta kalojmë në gëzim, edhe se të smunde patalogjisht.

31 komente në “Letra e rrallë e Migjenit: Unë nuk shkruej urime, as për Krishtlindje, as për Bajram e as për ditëlindje…”

    1. Feniks says:

      Migjeni eshte personaliteti me i madh i letrave shqipe!
      Ai i beri radiografine regjimit satrap te Zogollit si askush tjeter!
      Ne se sot do te kishim qofte edhe nje “MIGJEN” te vetem ne Shqiperi do t’i bente me turp te gjithe shkrimtaret,artistet dhe gazetaret e medias qe e quajne veten “Te lire e te pavarur”!
      Sikur te ishte gjalle sot Migjeni do t’u mallkonte pa fund e do t’u akuzonte se ju jeni mbrojtesit e te gjitha klikave sunduese qe grabiten demokratikisht pushtetin ne Shqiperi,aq sa sot populli nuk i ka mbetur asnje kush ta mbroje,prandaj ka marre rrugen e kurbetit!
      Media pretendon se eshte pushtet i katert,por me vepra nuk eshte as pushtet i 100-te!
      Si mund te jete media pushtet i katert,kur televizionet dhe gazetat jane ndare ku shumica i qurraviten qeverise,ndersa te tjeret u lepihen opozites,me shpresen se mbase u vjen dita e tyre per t’u hedhur ndonje kocke?
      Cfare pushteti i kater jane televizionet kur pranojne regjistrimet e lajmeve nga ERTV,i Rames dhe paguajne ca rrufjane politike qe vetquhen analiste-opinioniste te ndare si me thike ne pro dhe kundra qeverive?
      Te jesh pushtet i katert ne radhe te pare te jesh kurohere ne opozite te perjeteshme me te gjitha qeverite dhe ne mbrojtje te interesave te popullit!
      Por sot eshte shume e veshtire qe te besh jo shkrim,por edhe nje koment me kritika kunder qeverise me fakte e argumenta,se jo vetem nuk ta botojne por edhe t’i bejne “bllok” numerit tend pergjithmone sic ka bere gazeta DITA me mua prej 5 muajsh!
      Kjo gazete hiqet se kritikon Ramen,por vetem me fjale,bile lejon edhe ta shajne ate me liber shtepije,ndersa po te denoncosh korrupsionin me fakte e argumente nuk te pranojne!
      Ku eshte ketu pushteti i katert?
      INSTAT-i dhe BB ka raportuar se ne Shqiperi vetem 23 % e te punesuarve punojne ne biznese private,ndersa 77% e te punesuarve punojne ne shtet!
      Askush nga media nuk i shtjelloi keto shifra qe vertetojne se ne Shqiperi KA DESHTUAR SISTEMI POLITIK dhe se eshte instaluar nje DIKTATURE KORRUPTIVE!
      Dhe po t’i shtosh ketyre shifrave edhe ato qe raportoi BB para 4 muajve se ne Shqiperi 50 % e bizneseve jane informale dhe se 37% e te punesuarve punojne ne te zeze,vertetohet perfundimisht se shteti ligjor ne Shqiperi ka marre fund,demokracia ka mbetur thjesht nje cope rrecke ndersa korrupsioni sunfon ne tere qelizat e shtetit!
      Dhe te gjithe kete katrahure e mbron media,kur ndonese degjon perdite lajme te tilla ,por hesht,degjon Ramen te propagandoje “bashkeqeverisjen me qytetaret ” si shpikjen e shekullit,por me fakte ngurojne ta investigojne se kjo “bashjeqeverisje…” eshte vetem nje mashtrim gebelsian per te mbuluar krimet e medha te sundimit te Rames!
      Ka plot shifra zyrtare skandaloze,por media hesht dhe mjaftohet vetem duke i dhene si lajme me 5 rreshta,kur duhet t’u beje analizen e tyre deri ne detaje!
      Ka heshtur media edhe kur e di mire se bashkia e Tiranes ua shet qytetareve te saj UJIN e PA PIJSHEM per UJE TE PIJSHEM dhe per me teper me nje cmim skandaloz 6.5 leke per m/3,afersisht sa cmimi i energjise elektrike qe eshte 9.5 leke per kw/ore,kur dihet qe kosto e energjise eshte shume me e larte se e ujit!
      Kjo eshte jo vetem vjedhje,por edhe mashtrim qe u behet qytetareve,ndersa mijra te tjereve qe e vjedhin apo nuk e paguajne ujin asgje nuk u behet,sic ndodh me vete institucionet e shtetit,qe nuk kane paguar shuma kolosale per ujin,dritat apo me keq akoma per kontributet per sigurimet shoqerore e shendetesore te punonjesve te tyre!
      Edhe ky koment kam dyshim se nuk do botohet,nga frika e fakteve te verteta!

      1. X says:

        Sot nuk mberdhif njeri dhe ngrohja eshte me energji elektrike falas…
        Po te ishte gjalle migjeni, do ishte i mireqene me siguri…

        1. Hoxh Armandi says:

          Ca lidhje ka Milloshi me rracen turkoshqiptare?

      2. Pali says:

        Pse ke shkrua kaq shum?
        A po mu duk si Migjeni? ?

  1. aaaaaaaaaas says:

    Sarkazëm e paper!!!!!

  2. vjeshta says:

    Idhull! Askush ma shumë se ti nuk e ka thumbue kapitalizmin. Kyt sistem njeringrënës. Ku njerëzt shqyhen si kafshët, për nji qindarkë më shumë.

    1. X says:

      Kapitalizmi, ku komunistet na dolen me te pangopurit…

  3. Kaonia says:

    Ne formen e tij me i miri qe kemi pasur.

  4. zi says:

    Sot,zotni i thone;jemi dhi tu qesh!
    Aq shume te gezem jena ku kemi tash vitesh e kohe ku e qeshmja ka dal veshesh,
    dhemballat ashtu zgerdhishem,te ngrime jo nga e ftohta,shqyjn njera tjetren duke ngrene retullimin reth tyne.
    Kafke ngrire e adhurueshme nga karike lluksoze ne ngrehina te ngrohta,te shijshme, te ngjyeme cuditerisht te kuqe,
    te kuqe flake,te jete gjak?
    Gezuar vitin 2020 miku jem dhe enderofsh sa me pak fytyra te gezume te shfyteruara.

  5. askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten......[PLATO] says:

    rrot [email protected] do te thoshte dikush………….

    1. tarasi says:

      Ik e keput qafen bythqir i Greqise , qe qelbesh ere thartire dhe qepe sufllaqesh

  6. Jimi says:

    Monument i poezis se mjerimit!

  7. ciu says:

    Pene qe ngelet e shendritshme, i bekuar te qofte dheu i vendit tend u le shqipetareve nje pasuri me emerin Migjeni

  8. olimpia says:

    NDERGJEGJIA INTELEKTUALE E KOMBIT.NGA QINDRA LIBRA TE LEXUAR ,NE MENDJE TE FIKSUARA SI NJE PIKTURE KLASIKE KANE MBTUR MIGJENI,SHEKSPIRI DHE DOSTOJEVSKI.MIGJENI ESHTE GJENIU I LETRAVE SHQIPTARE.BUSTI I TIJ MERITON QENDREN E TIRANES,EMRIN E TIJ DUHET TA MBAJE FAKULTETI I FILOLOGJISE.

  9. Ateum says:

    Me i madhi i te medhenjve.
    Nuk ka asnje lloj ylli ti perafrohet ne histori. Shnderrin i vetem, shum-shum me lart se cdo kush tjeter ne qiellin e poezise, revoltes, rebelimit, civilizimit dhe kurajos intelektuale.
    I vetmi poet perendimor, ne oqeanin e bejtexhive mesjetare dhe orientale.

  10. olsi says:

    Burra te medhenj ,me mendje dhe me kurajo .Sa keq qe sot na drejtojne disa plehra ,qofte te djathe e te majte . Pse se kemi fatin te kemi burra te tille ,qe te drejtonin vendin sot ,burra qe kishin per zemer SHQIPERINE ne radhe te pare.

  11. Star says:

    Poet dhe shkrimtar ma i madhi i letrave shqipe. Duke marre parasysh se cfare ka lane trashigim dhe duke marre per baze se ne cfare moshe u largua nga kjo bote ,atehere arrijme te themi se eshte nje yll qe shkelqen shume lart te te gjitheve qe kane shkruar ne gjuhen shqipe. Por ka patur nje “defekt “ te vogel ku u mbeshteten komunistet kur erdhen ne pushtet pas luftes dyte boterore duke e promovuar tej mase. Dhe ku ne fakt ishte thelbi ku Ai nuk e mori kurre vleresimin qe i takonte. Ishte ATEIZMI qe i qendroi dhe i qendron akoma ne qafe si nje gure qe nuk e le te ngjitet por e le akoma te mbytur.

    1. Shkodra says:

      Idjot! Shko e puth ndonje dore qe te zgjatet dhe mos u merr me ateizmin e Migjenit!

  12. Faleminderit OLSi. Thënë c,duhet thënë….ku ka burra për shqipërine..?! Ishalla bëhen GRATË BURRA…
    të nxjerrin NJë Gjergj Kastrioti, Ismail Qemali apo atë- ENVER DJALIN..:! .
    Dhimbia e madhe Popull.

  13. Kritiku says:

    Me urtesi dhe ironi therese eshte paraqitur gjendja e Shqiperise ne vitet 30-tE ndersa Migjeni paraqit ate gjendje mjerae,nje poet tjeter ,Ali Asllani,me vargjet Hakerim na jep plackitjen qe i eshte bere bere Shqiperise nga “POLITIKANET” e sotem:
    “Hani pini e rrembeni,mbushni xhepa,mbushni arka,te pa breke u zuri dreka,milioner ju zuri darka”.

  14. Jo per gje... says:

    Kryeveper leter. I ngjan Kafkes edhe ne pamje lere me ne letra.
    Ne nje kohe ku mjerimi ben kerdine popullsia eshte ne presion te kercej me buzen gas si majmun… Te lumturohet per arritjet e medha te 1% qe sundon e posedon aq zjarr sa perreth te cilit mund te ngrohet e gjith dynjaja 10 fish.
    Faleminderit

  15. Jeta says:

    Oh, me i madhi qe ka pas e do kete ky truall!

  16. Pali says:

    Pse ke shkrua kaq shum?
    A po mu duk si Migjeni? ?

  17. Greta says:

    PS-ja shumicen e elektoratit te vet e ka te varfer,qe votojne pa u menduar fare per kete parti,se akoma kujtojne se kjo eshte PPSH-ja qe merrej me te gjitha hallet e njerezve!
    Aqv te indoktrinuar jane sa ne trute e tyre ka zene rrenje e gjithe propaganda gebelsiane e Rames,se “Po iku Rama do vije Basha”,se”Ate qe ka bere Rama nuk e ka bere asnje para tij”,se “Ne PS nuk ka dale deri me sot asnje me i mire se Rama” etj,etj!
    Mburren shume prej tyre se jane pasardhes te 28 mije deshmoreve dhe 70 mije partizaneve,por asnje prej tyre nuk foli kur Rama i poshteroi kur nderoi kryekuinslingun M.Frasheri dhe u kerkoi atyre te ulin koken para ketij qelbesire!
    Nje pjese e kane shitur shpirtin shejtanit se jane te punesuar ne administraten shteterore e vendore dhe ne se ngrejne koken flaken ne rruge si limon i shtrydhur!

  18. KOZi says:

    Dhimbja e madhe ….. po te shkruante Migjeni me kete fryme ne kohen e atij enverit qe thua zotrote nuk e gjej ku do kishte perfunduar ! Mbase ishte fat i mire qe vdiq e nuk jetoj ne komunizem !

    1. 555 says:

      O KOZI!
      Po te kishte halla koqe,cfare do quhej?
      Po e gjete te jap falas nje kazan me…mut!

    2. Star says:

      Komenti i Kozit njemilion perqind i vertete, kurse ti Shkodra perdor argumenta dhe mos fyej me komente. Nje i mencur ka thene per sojin tend : Mos bej debat me budallain se njerezit nuk bejne dallimin . Nuk po zgjatem me shume ne kete rast.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje