“Nuk bëre kompromis mëkatar për t’u bërë pjesë e kastave sunduese”, Ukcama kujton mikun e tij Myftar Gjana

24 Dhjetor 2019, 19:20Kulturë TEMA
“Nuk bëre kompromis mëkatar për t’u bërë

Nga Bardhyl Ukcama

Tre dekada më parë miku ynë i dashur Myftar, në Dhjetorin e vitit 1990-të, kur atdheu lëngonte nën mizorinë komuniste shkrove emrin në një nga kapitujt më të artë të Historisë së Shqipërisë për të mbetur aty, sot e mot.

I ditur, i dashur dhe stoik në atë çfarë besuam edhe tre dekada më pas mbete po ai qytetar i përgjegjshëm, njeri. Nuk bërë kompromis mëkatar për t’u bërë pjesë e kastave sunduese. Refuzove! Jetove me një ndershmëri të rrezikshme, siç shkruan për ty një miku ynë.

Jetove si njeri i lirë.

Një nga drejtuesit kryesorë të Revolucionit të Dhjetorit 1990-të, u përjetësove si një nga firmëtarët e pluralizmit politik në ish vendin më të egër të diktatures së proletariatit, shpellën e fundit të komunizmit në kontinentin e Europës.

Në vitin 1991 u ngujove në grevën e urisë, që shëmbi përtokë simbolet e stalinizmit shqiptar dhe zvarriti rrugëve të Tiranës bustin e dikatorit.

Prapë triumfove!

U nderove me medaljen e artë “Pishtar i Demokracisë” dhe e mbajte me nder.

I paharruar mbetet për miqtë dhe ata që të njohën, pasioni yt dhe dashuria e pamatë për Shqipërinë e shqiptarët, në Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Ulqin e kudo tjetër.

Në atë kohë kur gjysma e kombit jetonte nën sundimin sllav, iu përkushtove idealit kombëtar.

E dashurove Kosovën me gjithë fuqinë e shpirtit. Në historinë e publicistikës shqiptare mbete kryeredaktor i parë i gazetës “Kosova”.

I mirëshkolluar, diplomuar në Akademinë e Studimeve Diplomatike në Maltë me gradën “Master në Diplomaci”, kontribuove në institucionet e reja të shtetit shqiptar.

Drejtor i Drejtorisë së Shtypit në Ministrinë e Jashtme e më pas Drejtor i Informacionit në Kuvendin e Shqipërisë u ktheve në simbol i zyrtarit, që përgjithësisht mungoi në këtë vend: I pakorruptueshëm, i ditur dhe atdhetar!

Jetët tona janë rrjedhojë e zgjedhjeve periodike e ti miku im shkëlqeve me kujdesin e përkushtimin ndaj vlerave. Si poet do të lexohesh gjate, si përkthyes po ashtu.

Si botues ndriçove shqiptarët me emrat elitarë të kulturës së ndaluar, si Arshi Pipa.

“Sa një pasthirrmë kam jetuar”, titullohet një nga librat tuaj me poezi, që e kam lexuar shpesh dikur.

Miku im ike shpejt, por do të kujtohesh gjithnjë. Një ditë do të flas më gjatë për ty, kur ne miqtë e tu, të përurojmë një sallë kulture me emrin tënd në Kukës, vendlindjen, që të kujton si qytetar nderi.

Ky është premtimi im, mik i dashur!

6 komente në ““Nuk bëre kompromis mëkatar për t’u bërë pjesë e kastave sunduese”, Ukcama kujton mikun e tij Myftar Gjana”

  1. agimi says:

    Nje shenim prekes. Ngushellime gjithe miqeve dhe familjes se Myftar Gjanes!

  2. ganiu says:

    Lavdi te pejetshme per te gjithe luftetaret e lirise se Dhjetorit 90-te. Pushofsh ne Parjase Myftar Gjana!

  3. albana says:

    Iku nga kjo jete nje qyetetar i mire dhe nje aktivist I shkelqyer. A kishte ndonje ceremony tek Partia qe dikur ai e shoket e tij krijuan?

  4. kosova says:

    Eshte e quditshme sa heshtje ka nga kasa e te korruptuareve. Te mos nderohet sa duhet nje nga drejtuesit e Levizjes Studentore te Dhjetorit 90-te dhe nje etalion e njeriut – qytetar. Nje Patriot.

  5. Veledin says:

    Ngushellimet me te sinqerta familjes dhe miqve te tij per kete humbje te madhe.
    E kam njohur Myftarin para levizjes se studenteve dhe jemi takuar disa her deri ne 97′. Myftari ishte njeri i rralle, shume atdhetar dhe idealist. Pavaresisht rrymave dhe interesave te ndryshme ne PD dhe politiken shqiptare ne perghithesi, ai ngeli njeri i lire ne kuptimin e mire te fjales, i ndershem dhe i pa korruptuar….
    Lutemi zotit te prehet ne paqe!

    V.Mehilli
    Toronto – Canada

  6. Gjergj says:

    Iku nje njeri i madh nje nga me te medhnjte e dhjetorit 90

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje