Shuhet shkrimtari shqiptar që jetoi ferrin e internimit prej mendimeve të lira

23 Dhjetor 2019, 15:19Kulturë TEMA

Dita e sotme solli fundin e jetës së shkrimtarit Mehmet Myftiu, shkrimtar i shquar disident dhe themelues i letërsisë realiste pas Luftës së Dytë Botërore.

Në moshën 12-vjeçare, Myftiu u internua nga nazistët në kampin e përqëndrimit në Prishtinë, e ndërsa më vonë edhe nga komunistët për mbrojtjen e lirisë së fjalës të mikut të tij, Kasem Trebeshina.

Njeri i letrave, i ndjeri Myftiu është autor i disa librave, përfshirë romanin “Shkrimtari”, për të cilin i është hequr e drejta e botimit për 25 vite rresht.

“Mehmet Myftiu ka qenë dhe vazhdon të jetë miku im prej më shumë se dyzet vjetësh. Ishte shkrimtari i parë me mendime të lira që kam njohur në jetën time”, do të shprehej për të Ismail Kadare.

Dashuria dhe ndjeshmëria e tij ndaj së bukurës duket se është përcjellë edhe tek e bija, shkrimtarja e mirënjohur Besa Myftiu dhe mbesa, artistja Elina Duni.

Përcjellja për në banesën e fundit të Mehmet Myftiut do të bëhet pasnesër, në orën 12:00.

6 komente në “Shuhet shkrimtari shqiptar që jetoi ferrin e internimit prej mendimeve të lira”

  1. Lexues i Temma says:

    Paste drite ne jeten e pasosur te pertej varrit.
    Mehmet Myftiu ishte nje burre i vertete. Nje shkrimtar e intelektual i vertete. Nje njeri zemerbardhe. E kisha mik dhe kam shume kujtime me Mehmet Myftiun… E kishim anetar te Komitetit te Paqes shume vite te tranzicionit, dhe bashke me Mehmetin e Agim Cergen nxorren per nje vit 12 numera gazeten modeste PAQA…
    Ngushellime per krejt familjen e nderuar Myftiu. (Z. Lushaj)

  2. I. Mborja says:

    Lamtumirë Mehmet Myftiu! Shkrimtari më i parë që kam njohur nga afër në jetën time, i cili, me veprën dhe shembullin e tij, ndikoi të ëndërroj LIRINË…

  3. Cun tirone says:

    12 vjec i Internuar ne Prishtine???

    Me duket Si nje cike e exagjerume!

    Dmth gjermanet spaskishin qene vetem kalimtare ne Shqypni.

    Mos e ka spiunu kadareja ose vete trebeshina kete?
    Duke degjuar dhe mesuar me mbrapa cfare njerezish e cfare karakteresh perfaqesojne keta dy persona, nuk eshte ndonje cudi e madhe.

    Ky ISH themeluesi i Realizmit pas WWII?

    Une AS e njoh e AS e kisha deguar ndomjehere

    Cun Tirone, datelindja 60.

    Ngushullime famijes!

  4. Cun tirone says:

    12 vjec i Internuar ne Prishtine???

    Me duket Si nje cike e exagjerume!

    Dmth gjermanet spaskishin qene vetem kalimtare ne Shqypni.

    Mos e ka spiunu kadareja ose vete trebeshina kete?
    Duke degjuar dhe mesuar me mbrapa cfare njerezish e cfare karakteresh perfaqesojne keta dy persona, nuk eshte ndonje cudi e madhe.

    Ky ISH themeluesi i Realizmit pas WWII?

    Une AS e njoh e AS e kisha deguar ndomjehere

    Cun Tirone, datelindja 60.

    Ngushullime famijes!

  5. A tufa U butkovici says:

    I. Mborja:

    Nuk ISH kadareja i Pari per Ty?

  6. a tufa nga swiss says:

    I. Mborja:

    Nuk ISH kadareja i Pari per Ty?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje