Ndahet nga jeta aktorja e njohur e dhjetra roleve në teatër dhe kinema Marika Kallamata. Aktivitetin artistik e filloi në Teatrin Popullor, në vitin 1950. Ka interpretuar rreth 60 role, ku ndër më të suksesshmit janë: Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija, dhe në mjaf role episodike.
Në vitin 2004 ajo u ngjit me kolegët e saj në skenë pas shumë vitesh, në dramën “Streha e të harruarve”, ku korri sukses me rolin e saj. Marika Kallamata është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.
Ministria e kulturës Elva Margariti bën me dije në “Facebook” se homazhet do mbahen nesër në ambientet e arTurbinës nga ora 11:00 deri në 13:00.
“Ndonëse ka luajtur dhjetëra role në teatër e kinema, ajo do të mbetet për ne, përherë, gjyshja e përrallave.
Marika Kallamata, aktorja e mrekullueshme, gruaja me pamje të paqtë e zë të ngrohtë, u nda prej nesh, duke lënë pas jo vetëm një galeri të pasur rolesh, kujtimesh të dashura, për të gjithë ata që e njohën nga afër, por edhe timbrin e ngrohtë: Na ishte seç na ishte…!
U prehsh na paqe e dashura jonë, që na e përkunde fëmijërinë me mijëra fantazi!
Homazhet do të mbahen nesër, në ambientet e “arTurbinës”, nga ora 11:00-13:00”, shkruan Margariti.
Cfare moshe kishte e ndjera ?
185 vjece ……
Ishte nje aktore e mire. Drit past.
Ngushellime familjes.
Rrespekt per kto Figura te shquara te Artit e Kinematografise
Filmit te shquar Shqiptare
qe dhane gjithcka per Kinemane per kte shoqeri dhe moren shume pak
pas si shperblim .
Eshte e trishtushme perseris se , po largohen nga kjo jete gjithe Njerzit e Artit
Te Miret ,
e kur hap syte e sheh realitetin ,
qe te ngjan me nji Film ku kafshet perrleshen me dhembe jashte duke shqyer
njeri -tjetrin, si me qen diku ne Safari ne Afrike ,
dhe se kush ngel pas ,ne nji vend ku Politika kjo Kafshe e pangopur
eshte gjithmon ne shqyerje e siper te gjithckaje shqiptare ,
kam arsye te trishtohem si qytetare sepse vendi im Shqiperia eshte shndruar ne nji Pyll gjigand kafshesh
——–
Ngushellime edhe njiher te afermve Familjareve te Artistes .
U prehte ne paqe.
Zoti i plotfuqishem qofte me te.
Ngishellime familjes dhe miqeve.
U prehte ne paqe kjo artiste ,qe pruri ne skene figura te arta.Dale ngadale Artistet e brezit te para 1990-tes po shuhen si rezultat i moshes.A ka me aktore qe ti zevendesojne ,apo vec sherrexhinj pa produkt qe paguhen nga taksat e shqipetareve te varfer.