Nga Roland Qafoku
Ka goditur sërish me ironinë e tij therëse Ylljet Aliçka. Metamoforza e tij për Tiranën në stilin “alla Franc Kafka”, ka sjellë figurën transformuese të një poeti-shkrimtar, që nga “një komunist i lidhur ngushtë me partinë”, konvertohet në “demokrat i orëve të para”. Nga “shkrimtar i indoktrionuar deri në palcë” në “shkrimtar që ecën me hapin e kohës si disident”. Ndonëse kjo disidencë shumë e vonuar. Madje, aq e vonuar, saqë kundërshtimin e tij e bëri kur sistemi kishte kohë që ishte rrëzuar. Shndërrimi më i madh ndodh kur personazhi kryesor, nga një idhull i Enver Hoxhës, shndërrohet në një kritikues e më pas akuzator, duke e cilësuar diktator.
Kush nuk i ka njohur komunistët, kush nuk ka njohur komunizmin dhe kush ka interes të dijë sesi funksiononte regjimi komunist në Shqipëri, i mjafton të lexojë romanin e fundit të Ylljet Aliçkës, “Metamorfoza e një kryeqyteti”. Është një pikëvështrim therës nëpërmjet historisë së një poetishkrimtar.
Me transformimin total që i ndodh Beniamin Bendos të Aliçkës, na kujton të njëjtin proces si personazhi Gregor Zamza te “Metamorfoza” i Kafkës. Ndonëse hebreu e shkroi në 1915, shqiptari Aliçka ka sjellë pas 104 vjetësh një paralele aq të ngjashme. Një roman që mund ta merrni edhe si një epikrizë të transformimit të njeriut shqiptar që mjeshtri ynë thjesht e titullon “Metamorfoza e një kryeqyteti”, Onufri, roman.
Nëpërmjet Beniamin Bendos, thjesht Aliçka ka arritur mjeshtërisht të portretizojë një poet të Tiranës komuniste në atë formë që ty të lë hapësirë që kur e mbaron së lexuari mund të shprehesh si të duash: Të gëzohesh ose të hidhërohesh, të qeshësh ose të qash. Romani dhe vetë Aliçka nuk është humoristik. Kryekëput ky novelist tashmë ka një armë të fortë të përhershme dhe dalluese, ironinë dhe sarkazmën. I ka në atë cilësi që bën epikrizën e një fenomeni. Nëse nuk ia kuptoni, keni dy rrugë: Ose lejoheni edhe një herë librin, ose po vërtetoni se me librat nuk ju lidh gjë.
Si pikëvështrim i tij ishte se si jetonte një shkrimtar në komunizëm dhe si përjetoi ai rrëzimin e atij sistemi. Një shkrimtar që dikur mbushte libraritë e komunizmit me libra dogmatikë, bajatë dhe befas pas rrëzimit të komunizmit papunësinë e zëvendësoi me të punësuarin si shkrues nekrologjish, epitafesh, pra, mënyrën sesi një familje respektonte të vdekurin e familjes. Dhe ironikisht autori shkruan “Nuk mbetej kurrë pa punë”.
Beniamin Bendo ishte shkrimtari komunist që e kishte zënë Tiranën nga gryka. Ai hidhej aty ku ishte rreziku. Kishte të drejtë të botonte libra. Ishte komunist dhe të bënte gjëmën. Pikë muhabeti, kishte një fytyrë të denjë për mendime të liga. Se sa mori më qafë ai, Ylljet Aliçka e jep aq mjeshtërisht të lidhur me familjen e tij të denjë për të spiunuar. Por në rrjetën e Aliçkës ka rënë preh pothuajse e gjithë familja e poetit shkrimtar. Pjesë e tij është edhe i vëllai, Bejdo Bendo, oficer i Sigurimit, të cilin Enver Hoxha e përfshiu si pjesë e grupit tradhtar. Antiparti. Dhe duket se kulmi i dytë i romanit është se përpara togës së pushkatimit, sigurimsi Bejdo shfaqi të vetmen dëshirë të fundit, të vdiste me portretin e Enver Hoxhës në gji. Aq qesharake dhe dramatike, kjo dëshirë është simbolika e asaj për mënyrën sesi vdisnin shumica e armiqve përpara vdekjes. Një tjetër “armik i partisë dhe i popullit”, përpara togës së pushkatimit thirri: O Enver, marrsh nga ditët e mia. Pra, Enveri e pushkatoi pa asnjë arsye, ai vdiste me emrin e Enverit në gojë. Përgjigjes së padhënë deri më sot për arsyet e kësaj sjelljeje idiote para vdekjes, Aliçka me shumë mjeshtëri e jep këtë me një mijë e një rrethana. Më kryesorja është: Indoktrinimi qesharak i njeriut të asaj kohe. Ekstremizmi i këtij indoktrinimi është një letër që poeti Beniamin i dërgon diktatorit për një gabim të rëndë, që ai kishte bërë kur kishte qenë në një udhëtim jashtë shtetit. Teksa ecte në rrugë, një fëmijë i kishte drejtuar një pistoletë lodër dhe ky, ky komunisti trim i orëve të para, ishte trembur shumë, po shumë fare ama. “Shoku Enver, unë nuk jam i denjë për komunizmin, më dënoni”, shkruante në letër poeti. Pasazh më qesharak, ironik, dhe më me sarkazëm therëse nuk ka më. Teksa lexoja romanin, uroja që në fëmijërinë apo adoleshencën time të mos e kisha lexuar ndonjëherë këtë poeto-shkrimtar budalla. Por ç’rëndësi kishte kjo: Shumë krijues në atë kohë kështu ishin dhe unë duhet të ndihem i dorëzuar.
Megjithatë, indoktrinimi krijues i poeto-shkrimtarit vazhdon: Dhe Aliçka na sjell poezinë e poetit Beniamin Bendos ditën që vdiq diktatori.
Përmbi retë stepet dielli
Erret toka, nxihet qielli
Po qajnë sot guri dhe druri
Dridhet mali, tretet burri
Është të klithësh, të ulërasësh, të çirresh, por edhe të gajasesh njëkohësisht. O Zot! Si ka mundësi që ky popull ka nxjerrë të tillë speciesh? Si ka mundësi?
Por, prisni. Nuk ka mbaruar këtu kulmi i poetit komunist të Aliçkës. Ai guxon t’i bëjë vërejtje Enver Hoxhës. Atë që nuk ia kishin bërë askush në të gjallë. Beniamini po ia bënte në të vdekur:
Një herë gabove o Enver
Gabove për be.
U largove, e jetim na le
Vdiqe i heshtur e askujt nuk i the
Po pse? Po pse? Po pse?
Këtu është kulmi i krijimtarisë së poetit komunist. Por shpejt ndodhi metamorfoza. Ky tip i pështirë, papritur konvertohet në një disident. Ky jargavec pushteti dhe komunist budalla konvertohet në demokrat i orëve të para. Në fillim bën vërejtje për ndalimin e fesë. Pastaj për ndalimin e fshatarit për të mbajtur pula dhe lopë dhe pastaj akoma për “teprimin disi të luftës së klasave”. Dhe justifikimi për të ishte i ligjshëm me arsyetimin lapidar se “ashtu ishte koha”. Kjo ishte e gjithë metamorfoza e Beniamin Bendos. Më saktë fare, ky ishte komunisti i Tiranës komuniste, të përshkruar aq mjeshtërisht nga Aliçka. Duke na sjellë një model të vetin se çfarë ishin komunistët, se çfarë bënin ata, si jetonin, si krijonin, si silleshin dhe se si e shkatërruan këtë shoqëri nga themelet. Aq ngushtë e ka sjellë Aliçka figurën dhe portretizimin e komunistit saqë mund të themi se këta janë komunistët e Ylljet Aliçkës që nuk mund t’ia kopjojë dhe as marrë dikush.
Vite më parë, unë e kisha lajmëruar në një shkrim për romanin e tij që aq shumë e kam përzemër, “Një rrëfenjë me ndërkombëtarë”: Mjerë kujt ia ka radhën Ylljeti. Aq sa unë mund të them se për 35 vjet në komunizëm Ylljet Aliçka jetoi dhe grumbulloi material dhe pas rrëzimit të tij, për 35 vjet vijon të krijojë lëndë letrare nga ai grumbullim, një lëndë që do t’i rezistojë mjaft kohës. Mjerë akoma kush do ta ketë radhën.
PO une qe e kam jetuar te ashtuquajturin komunizem sipas juve dhe me ka pelqyer, ndersa kjo e sotmja qe akoma s’ja kam mesuar emrin , me duket çthurje bajate e amorale, antinjerezore qe ligjin e ben paraja dhe jo njeriu.
I nderuari i
varfer”!
Sot ,qe te mbijetosh duhet t’i thuash derrit daje,ndryshe je nostalgjik!
Ti thua se te ka pelqyer sistemi socialist,por ti gabohesh,se nuk ke provuar sistemin kapitalist qe te ben miliarder brenda nates,bile pa u lodhur fare!
Ti nuk ke qene keto 30 vjet president,kryeminister,minister,deputet,doganier,mjek,oligark,trafikant droge , femrash e organesh njerezre,nuk ke qene vrases me pagese e as gjinekolog etj,pra nuk ke si ta pelqesh kete sistem lumturie sepse je mesuar dhe kenaqesh me buke misri!
Kur u ndane kaq te rane,prandaj je edhe i varfer!
Provo te besh nje nga keto punet qe citova me lart dhe do ndryshosh mendje per kapitalizmin!
Ky eshte realiteti:
Rrezimin e socializmit e organizuan dhe drejtuan organet me te larta te politikes ne Shqiperi me ne krye Ramiz Aline,prandaj situaten e moren dhe e mbajne edhe sot ne dore ish komunistet karrieriste dhe kelyshet e tyre!
Te ashtuquajturit “dhjetoriste” studente,qe mbi 99% ishin femije me biografi te kontrolluar u organizuan dhe drejtuan nga komuniste dhe femijte e bllokmeneve antare te Byrose Politike e poshte qe nga Gramoz Pashko,Edi Rama,Sali Berisha,Skender Gjinushi,Gramoz Ruci etj!
Per 29 vjet keta bandite kane sunduar ne Shqiperi,prandaj jeta jone eshte mbushur kaq shume me antikomunizem fallco,me urrejtje e percarje ne popull,me mjerim pa fund te shumices se shqiptareve,sepse thirrja e ish bllokmeneve te shndruar brenda nates ne antikomuniste ,”Poshte komunizmi” etj ishte vetem per te mashtruar e terhequr per hunde ish te perndjekurit dhe per te bojatisur imazhin e tyre prej anikomunisti fallco!
Vini re sjelljen dhe veprimet e S.Berishes dhe sidomos te E.Rames,qe per te mbuluar prejardhjen e tyre te bllokmenit komunist,qe e molen socializmin si askush tjeter,tani jane kthyer jo vetem ne antikomunistet te flakte por deri ne urrejtje ndaj shumices se shqiptareve duke i lene ata ne mjerim deri sa vazhdojne te ikin nga vendi neper bote!
Te njejten gje beri edhe klika e Tito-Rankovicit me shqiptaret e ish Jugosllavise,qe ata u larguan nga trojet e tyre neper bote dhe sot quhen turq etj!
Si gjithmone pas beharit kujtohet te shkruajne shqiptaret. Vepra te tilla ka me qindra, vetem se te shkruara para 30-25 vjetesh. Ky autor po tregon vetine tipike te shkrimtareve dhe artisteve shqiptare duke mberritur si kofini pas te vjelit. Duke perdorur subjekte te pertypura e ripertypura qe te tjeret i kane mbyllyr neper muze prej dekadash. E duke kopjuar keq.
Po mbrapa u rri koka dhe sahati.
Si s doli njeri me nje ide origjibale, more, pa le te ishte dhe jocilesire.
Ajo shkrimtarja polake mori Nobelin pse shkruan per Polonine e ketyre diteve, te rinjte e periudhes bashkekohore. Ky akoma me ndertimin e sistemit kerkon te joshe lexuesit.
Ky fakt mhafton per te shpjeguar perse per Shqiperine tranzicioni intelektual e artistik ka per te qene edhe me i gjate se ai ekonomik e juridik.
Protagonisti i Aliçkes nuk eshte as sa gjysma e xha Sulos se Al Pazarit. Me kot mundohet Qafoku t i lajkatoset autorit me keto levdata te sforcuara.
Me kete tipin kam bere ushtrine, e kishim mushkar , dmth ushtarin e mushkes dhe kur binte nga mushka theriste : Te Roje partia !
Si tregimtar Y. Alicka eshte shume i mire. Nja dy tregime i ka te mrekullueshme. Pastaj, ka edhe te mira edhe cka…Sa per romane…, aha, nuk ia thote., eshte dobet. N.q.s. ky i fundit eshte shkruar si te tjerat, duhet hedhur ne kosh.
O Lando ! Komenti jot per librin hyn te rubrika ” as mish ,as peshk ” ne kuptimin qe je rregull me ” komunistet” dhe ne rregull me demokracine e sotme . Kjo lloj sjelle esht tipike e ketyre 30 vjeteve te fundit! Duket qarte se as termeti i forte nuk do ndryshoje gje ne kete drejtim. Kjo lloj teme eshte ne kohen e tanishme pa asnje lloj vlere ,te pakten nuk ja vlen nje artikull. Meta morfosa nuk eshte vetem e nje individi por e gjithe shoqerise se ketij vendi!!!
Masa masa qe vepron gabim e nxitur nga elemente te Meta morfosuar kriminalisht eshte problem vetshkaterrues.
Qafoku mire do beje te mos ta shaj ate sistem komunist,sepse po te mos ishte i mire ai sistem Qafoku nuk duhej ti sherbente duke u bere oficer.
Per 29 vjet ne pushtet kane qene dhe jane ish komunistet e bllokut,femijte e tyre,dhendurret dhe spiunet e tyre!
Pas shembullit te tyre filluan edhe te gjithe karrieristet,ata qe nuk ngrinin dot koken atehere,ku merita ishte e para ne cdo pune,se ndryshe nuk mund te beheshin gjithe ato vepra kolosale per 45 vjet!
Ndersa sot ka dale koke e madhe Taulant Balla,Roland Qafoku,Erion Brace ,Spiropali etj,qe pa asnje kontribut e merite ne punet e shtetit u bene ministra,deputete etj!
Edhe Lenka Cuko ishte me me kontribut se te gjithe keta qe jane sot ne pushtet!
Per 29 vjet ne pushtet kane qene dhe jane ish komunistet e bllokut,femijte e tyre,dhendurret dhe spiunet e tyre!
Pas shembullit te tyre filluan edhe te gjithe karrieristet,ata qe nuk ngrinin dot koken atehere,ku merita ishte e para ne cdo pune,se ndryshe nuk mund te beheshin gjithe ato vepra kolosale per 45 vjet!
Ndersa sot ka dale koke e madhe Taulant Balla,Roland Qafoku,Erion Brace ,Spiropali etj,qe pa asnje kontribut e merite ne punet e shtetit u bene ministra,deputete etj!
Edhe Lenka Cuko ishte me me kontribut se te gjithe keta qe jane sot ne pushtet!
VO: Ironine Ylljeti e ka edhe nje cike ne fis, se eshte edhe dhenderi I te madhit Shefqet Musaraj, autorit te Epopeja e Ballit Kombetar. Po te futi ne shtjekez Ylljeti, e hanger miku. Bravo Alicka.