Shuhet në SHBA aktorja e njohur e filmit shqiptar ”Përrallë nga e kaluara”

18 Dhjetor 2019, 17:32Kulturë TEMA

Aktorja e dashur për publikun, që të gjithë e mbajnë mend nga roli i Kotes në “Përrallë nga e kaluara” ka ndërruar jetë.

Lajmi i hidhur për të ndjerën Mira Minga Jupi erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mikesha e saj Shegushe Bebeti, e publikoi duke ndarë dhimbjen e madhe për aktoren që do t’i mungojë skenës.

Lamtumira do t’i jepet në SHBA, jashtë atdheut të saj.

“Mira e talentuar, aq bujare, aq punëtore e zemërbardhë, u largua në Amerikë para 19 vitesh e sot largohet nga jeta por ne nuk kemi mundësi t’i japim lamtumirën e fundit”, shkruan Bebeti.

Përvec rolit të Kotes, ajo gjithashtu luajti për herë të parë Pinokun.

3 komente në “Shuhet në SHBA aktorja e njohur e filmit shqiptar ”Përrallë nga e kaluara””

  1. PO , PO says:

    Pse nuk nxirni nje fotografi te se ndjeres , se
    nuk e kemi parasysh se kush eshte ? !

  2. sulo Permeti says:

    Ngushellime te sinqerta familjareve dhe njerzve te saj te dashur.Qofte i lehte dheu dhe u prehte ne parajse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje