Pandi Laço: Mos pretendoni më zëra si të Vaçes apo Toninit, gjërat kanë ndryshuar!

24 Dhjetor 2019, 09:43Kulturë TEMA

Nga Pandi Laço

Mes dyzimit të shfaqjes së një opinioni dhe heshtjes, si autor këngësh e producent spektaklesh, edhe këtë herë zgjodha rrugën e parë. Vjet, një status lidhur me këngën, u keqkuptua e keqinterpretua edhe nga disa  profesionistë të muzikës. Shpresoj që ky status të kuptohet drejt.

T’i kuptosh gjërat gabim nuk përbën ndonjë mëkat të madh. Perkundrazi ! Urrejtja, fodullëku, indiferenca, janë disa nga shtatë mëkatet kapitale. Kështu që unë po vendos ta cliroj veten  nga mëkati i  indiferencës,  duke hedhur disa mendime. Të tjerët le ta clirojnë nga mëkatet e tjera nëse i ndjejnë  sadopak në ndërgjegje. Nuk i jap të drejtën vetes të gjykoj të tjerët, por jam  I përgjegjshëm për këto që shkruaj.

Kur vjen Festivali, njerëzit dhe publiku presin mrekullinë. Presin festën e fundvitit që ka qenë mësuar ta konsumojnë bashkë me gjelin e Vitit te ri. Presin këngë që të këndohen të nesërmen e prezantimit në skenë. Por kjo s`do të ndodhë më kurrë..!

Me ritmin frenetik që ka jeta sot, askush të mos pretendojë që të dëgjojë një zë si atë të Vaces apo Toninit, të shohë një buzëqeshje  “ujë e sapun” si të Parashqevisë, apo fytyrë  engjëllore si të Adriana Cekos. Ekzigjencat kanë ndryshuar. Normalisht edhe pritshmeritë nga figurat e ekranit, artistë, interpretues, moderatore, janë krejt ndryshe.

Mediat, portalet, zërat që degjohen sot janë të amplifkuara  në krahasim me dikur. Dikur , një spektator mund të diskutonte shijet e tij me shoqet e klasës apo me disa pjestarë të “kolektivit” të punës. Sot edhe njeriu më i painformuar e më profan, mund të bëjë një  koment e të ketë publikun e tij.

Keshtu , “Tam-tam”-i dhe gjylet  ndaj Thomait e  Verës, sot dëgjohen shumë më tepër. Ndërkohë, që një kohë , mjaftonte vetem një gjyle te binte.  Si në Festivalin e 11-të ! Ajo të shuante me fis e me fare. Sot gjylet janë qindra, po efekti I tyre eshte më i shkurtër se ai I fishekzjarreve të Nates së Vitit të ri.

Megjithatë, mundohemi te shkëputemi nga  Festivali, se fundi i fundit aty 20 këngë këndohen.

A  të vijmë te thelbi i cështjes? A te flasim pak për një të vërtetë të hidhur?

Kënga shqiptare po përjeton prej vitesh një krizë! Kur them kënga shqiptare, nënkuptoj kënga që ka një identitet. Dikush mund të më sjellë argumentin se gjithshka është globalizuar, kështu që edhe ne si të gjithë.

Në fakt nuk është kështu!

Kënga vërtet është 3 minuta, por përmbajtja e saj, është si një film, si një tregim, si një roman, si një vepër e artit figurativ. Pra duhet të thotë dicka. Nëse e pranojmë këtë gjë, unë me bindje mund te them se kenga eshte ne krize te thelle madje.

Vetem xixellonja te vogla artistike mund të shoh në këtë terr të këngës. Një Vlashent që don “Me jetu” e një Bojken që thotë “Malasin” e ndonjë tjetër, janë të papërfillshëm në një panoramë kaq të madhe të muzikës shqiptare.

Meqë shpesh i referohemi Festivalit të Sanremos, kënga e fundit fituese “Soldi”, ka  një fill e një mesazh, po ashtu ajo e Ermal Metes e Fabrizio Moros, “Non mi avete fatto niente”, apo Francesco Gabbanit “Occidentali’s Karma”.

Për një lexues më të gjerë – qe s’i ka dëgjuar me atë vesh këto këngë, tema e braktisjes së familjes, njeriut të dhënë vetëm pas parasë, tema e terrorizmit dhe frikës prej tij, janë vetëm disa pjeseza nga tematika e  oqeanit që mbulon muzikën.

Kënga është muzikë e vargje.

Sot kemi, pothuaj asnjë mesazh, e gjithshka pastaj ndjenja e perceptime krejt të sipërfaqshme.

Varfëri në  ide, pak inovacion, pak eksperimente artistike, në muzikë e orkestracion jo e jo, po as në vargje . Për sa kohë që kënga do realizohet sic prodhohet një “Molto chipita”,  me loop-a dhe beat-e, e do ketë varfëri idesh në përmbajtjen e teksteve, figuracione të varfra, shpesh vulgare e banale, fjali të stërpërsëritura, plot e përplot me zanore që t`ju tingëllojnë vokalicave dhe këngëtarëve, kjo histori do vazhdojë… Ama kështu kënga nuk bën dot histori.

Dëgjuesi i thjeshtë, ne përditshmerinë e halleve që ka, sot mund të ketë pak kërkesa ndaj vetes. I mjafton thjesht një melodi e një ritëm për tu argëtuar. Për këtë masë dëgjuesish, ka boll muzikë. Ata thonë kollaj ” zemrën ma me thy”, e po “plas”. Po dëgjuesi nuk është një. Turma është një!

Po me sa duket kënga jonë, po përjeton krizën e vetë shqiptarëve…

Normalisht ne periudha krizash, arti del mbi te, jo vetem duke vene gishtat mbi plage, pse jo edhe duke reaguar.

Përvec krizes së përgjithshme, varfërisë ekonomike, PPP-te, kriza shpirtërore, njeriu që ka humbur orientimin, i dëshpëruar, me sa duket janë pasqyra ku kënga shihet cdo ditë në mëngjes, vërdalloset gjithë ditën në bar-e, bën llogje e llogje pafund, dhe bie të flerë në darkë pa shkruar asgjë në ditarin e saj.

5 komente në “Pandi Laço: Mos pretendoni më zëra si të Vaçes apo Toninit, gjërat kanë ndryshuar!”

  1. Sheqere says:

    Nese festivali do te konsultohej me njerez si i ndjeri Myftar Gjana mbase do te kishte se paku shpirt si te Vace Zeles.

  2. Keni surrate e kerkoni me te tilla krahasime te shmangni
    degjenrimin e klanit qe kei Privatiziuar Festivalin dhe e perdorni si
    malle tregetimi e fitimi personal duke injoruar kryesoren Muziken .

    Nul ka te bej aspak me ate qe kerkon te tymose ky mashtrues i klanit te Bushtrave .
    Nuk kerkon askush Zeri e Vace Zeles e as Toninit ,
    por kerkon Muzikalitet ,Muzike te vertetet ,
    kerkon Kompozime qe te japin te kuptoshe se kemi te bejme me Muzike
    qe te trasmeton Muzikalitet e Melodi ne veshe si publik
    edhe kengetare dinjitoze ,qe kendojn jo Cirren ne skene
    pa asnji sens Muzike .
    Nuk ka te bej me zerat e krahasime te tilla ky Degjenrim e Degradim i Muzikes Shqiptare ,
    por me Korrupsionin 30-vjecar ,ne ate TVSH e Festival .
    Ju ka hequr trut Paraja ,fitimi dhe keni PrIvatizuar gjithcka ,pa te drejte
    duke mos i len Talentit asnji Mundesi e Hapsire qe te triumfoj e kjo fillon
    qysh ne ate se si krijohen kro kengetare dhe nga vijne ,poashtu edhe per kompozitpret
    edhe ata qe shkruajne Texte idiote dhe ata qe qedrojne pas
    te ashtuqujturve kenegtare
    qe financojne suksesin me Pare qe JU gjasme Orgaizata e Tregetimit te Festivalit e Cmimeve
    ju Pronaret e Festivalit i shisni Cmimi per ne Europvizion.
    Ju jeni arsyeja e Deshtimit te gjithckaje ne Muziken Shqiptare ,
    sepse ju ka zen syte paraja dhe per ate jeni te gatshem te shkelni mbi gjithcka
    ne ate Bote te Dhjere kafshes me MASKA njeriu

  3. Fred says:

    Fillova ta lexoj me interes…fjale per fjale….Derisa erdhi fjala Bojken…Aty u fik qiriu…..Cuditerisht dhe pjestaret shqipetare te jurise kishin vleresuar Bojkenin…..Aty humbi deshira per ta lexuar vazhdimin,era korrupsion te zinte frymen dhe erresoi pamjen. Flaket e qiriut u treren dhe shullungat e tymit ishin e vetmja drite ne erresire …..
    Bojkeni pasues i Vace Zeles.O zot ku je!

  4. festival apo koncert recital! says:

    Nuk jam plotesisht dakort me analizen e zotit Pandi laço dhe pse; sepse kenga eshte ushqim i shpirtit per ata q duan te hane ushqim dhe jo te rrojne me vitamina(!). Tradita ngelet tradite dhe evolimin e ben vete shoqeria dhe jo kengetari apo regjizori apo dhe poeti. Kenga nuk perjeton krizen e shqiptareve se nuk i mugon as kengetari e as parate e derdhura nga taksat e qytetarit, por dikujt i pelqen, nga ata qe e kane ne dore qe ta futi artificialisht ne krize per interesa te tjera. Te kthehemi tek festivali. Si parathenie, kanalet televizive shqiptare me shume me besdisin se sa me shijojne, tvsh me larmine sikur te mban pak afer. Por festivali tradites duhej te egzistonte se e duan njerezit, ata qe e kane traditen, pse krijohet nje amulli dhe me perpara se te behet festivali, behet kritika?! Diçka nuk shkon. Por une nuk zgjatem jo se nuk mundem te analizoj se dikur edhe kenget e anketave muzikore mesi i prisnimin dhe i kendonim rrugeve, por me duket e kot te flase. Kujt ti flasesh? S’te degjon njeri. Te gjithe bejne sikur, kerkojne te falur dhe mbrapa argumentojne se kane pase te drejte….! Ju faleminderit ne qoftese me lexoni dhe kuptoni burimin qe po shteron.

  5. Greta says:

    Cfare Bojkeni more njeri?
    Po keta karagjoze te muzikes si y Bojkeni kane degraduar muziken tone!
    Ne kohen e diktatures socialiste,gati te gjitha kenget kendoheshin nga rinia,pa llogaritur fituesen!
    Per cfare globalizmi derdellitni ju,por ne San Remo ndihet larg muzika italiane,ne greqi kurre nuk do konkuronte nje kenge shqiptare etj!
    Po juria pse ishte me te huaj,kur ne kemi qindra kompozitore,poete etj,qe nder vite kane vleresuar kenget?
    Si mundet qe jane perzgjedhur drejte profesionalisht 3 te huajt qe i dhane Elvanes 18 pike,ndersa shqiptaret vetem 8 dhe kulmi 2 pike?
    A nuk eshte loje e felliqur kjo aq sa doli ne vere se kush ishte fituesja?
    Po ajo thenia e Alketes se ky festival ishte i IMI,cfare nenkuptonte?
    Thoma Gellci,Vera Grabocka ,Alketa Vejsiu etj duket te perjashtohen perfundimisht nga pjesemarrja ne festivalet ne TVSH!= dhe Gellci edhe nda posti i drejtorit!
    Te shkarkohet edhe ministrja e Kultures Margariti,qe e ndriti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje