Dikush vdiq sot ne Tiranë...

23 Dhjetor 2019, 21:55Kulturë TEMA

Nga Elvira Dones

Dikush vdiq sot ne Tiranë. Quhej Mehmet Myftiu. Per shume te rinj por edhe për te tjere, emri nuk thote ndoshta asgje.

E kam dashur. Me mesoi lirine pa dashur t’i mesonte askujt asgje. Ji e lire, me tha dikur, dhe ne djall vafshin konvencionet.

Une isha veç nje nga shoqet e vajzes se tij qe ai adhuronte, Besa Myftiu. Hyja e dilja ne ate shtepi ku mbreteronte nje kaos i bukur: e vetmja fè aty ishte letersia. Me besoi te lexoja librin e tij “Shkrimtari” – ate liber qe i kushtoi jete lirie.

Vite me pas e takova ne nje kafe te Tiranes, ishte nje dite dimri, i zakonshmi acar i hidhur i Tiranes. Si te dukem, me pyeti, i plakur?

E sigurova qe ishte ende i bukur, sepse i bukur ishte. As vitet e denimit nen diktature, as mungesa e se drejtes per te botuar ia kishin hequr dot mrekulline ne syte. E di, me tha, te rinjte e sotem me intrigojne.

Cfare mendojne per ne? Si do e ndertojne te ardhmen e tyre? Duke injoruar ne, do jene me te shendetshem?… Une nuk kam ngut, ndoshta do iki ne nje dite dimri, por do me pelqente te ikja ne pranvere.

Mehmet Myftiu iku ne nje dite dimri. E io lo piango, lo piango in italiano, lo piango in inglese. Lotet a e kane nje gjuhë? Per Mehmet Myftiun, nje nga heronjte e pakenduar te Shqiperise.

4 komente në “Dikush vdiq sot ne Tiranë…”

  1. por ktu e para s’eshte venndi i duhur
    dhe tjetra
    jetojme kohe te veshtira ku zeri qytetarit /njeriut
    mbytet ne korin e orgaizuar te kafsherise qe ka qelb gjithadej shoqerine shqiptare
    e vet Shqiperine ,Mjerishte
    Aty gjithcka ka vdekur per njeriun e vertete
    aty jetojne vetem kafshe qe kafshijne gjithcka u del perpara nga mengjezi e deri me darke

    Ngushellime Familjareve te Sjkrimtarit..

  2. Albi says:

    Edhe pa e kenduar e njohur Mehmet Myftiun, mjafton ky vajtim i ndiere per te kuptuar nderimin e munguar te te pakenduarve te shumte te ketij vendi…

  3. Gamba says:

    Do te kisha respekt per kedo antikomunist,qe pas 90-tes do na kishte sjelle me shume demokraci,me shume arsim,me shume shendetesi,me shume drejtesi,me shume mireqenie,me shume shprese per te ardhmen e femijve tane dhe aspak percarje,urrejtje dhe pa barazi!
    Por fatkeqesisht keto 29 vjet te gjitha ato qe pretenduan dhe rrahen goksin antikomunistet e djeshem dhe rrufjanet antikomuniste te sotem na prune mjerimin,percarjen dhe vrane perfundimisht shpresen se mund te behet ky vend ndonje here!
    asnje drite shprese nuk ka per shumicen e popullit,se as nderkombetaret nuk kane ndezuar qofte edhe nje qiri shprese,sepse per tere keto vite ata kane monitoruar politiken,por asnjehere nuk i thane NDAL krimit,korrupsionit te Berishes,Nanos,Metes e tani Rames!
    Cfare vlere kane sot thirrjet per reformimin e drejtesise,kur kete drejtesi qe shkaterrohej dita dites nuk e ndaluan me kohe kur Berisha hoqi gure pas guri te gjithe themelet e saj?
    Si pranuan nderkombetaret kur Berisha dhe Rama bene “grushtin e shtetit ” kushtetues duke ndryshuar Kushtetuten dhe Kodin zgjedhor qe i shpalli ata sulltane te plotfuqishem?
    Shikoni sot Ramen qe e trajton Shqiperine si ciflikun e vet!
    Qe bie dakort me Vucicin per te krijuar “Mini shengenin” pa pyetur asnjeri,asnje institucion,pa bere transparence ne popull,sepse e ndjen veten diktator qe nuk i del njeri kunder dhe si perfundim do behet sic do ai!
    Kete mendim ai e ka patur dhe e ka per cdo gje edhe kur bisedonte me greket per rishikimin e mareveshjes se detit Jon,sa qe ne dinim vetem sa deklaronte ministri grek,ndersa tanet asnje fjale!
    Dhe kjo ndodhte se Rama ne komisionin per ujrat detare nuk emeroi ne krye kolonelin Pashaj,qe denoncoi i pari ate tradheti kombetare,por edhe e mbrojti ceshtjen ne gjykaten kushtetuese ku fitoi!
    Por Rama si antishqiptar emeroi ne ate komision jo FITUESIN,por tradhetaret e detit,pikerisht ata ushtare te Berishes qe e shiten nje here ate!

  4. Juli says:

    Per aq dhimbje dhe respekt qe ju tregoni, nuk duhet ta kishit emertuar kaq rende titullin. Mund te thonit se nderroi jete, kur themi ka vdekur apo vdiq,do te thote se nuk do kujtohet se ka hikir ose do harrohet, ne nje kohe qe ju e vleresoni. Qoft i respektuar dhe i vleresuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje