Disa fjalë për Festivalin e 58 të RTSH-së

24 Dhjetor 2019, 09:39Kulturë TEMA

Nga Gazmend Mullahi

Ca mendime modeste te mijat per festivalin fundit te Kenges ne RTSH. Ca fjale te “embla” dhe te “tharta” per kete event u duhet thene per te mos qene perfundimisht indiferent i ketij eventi te madh dhe te shumepritur.

Eshte trishtim te pranohet qe kenga elitare sic eshte ajo e festivalit po zbehet. Po zbehet pikerisht sepse te gjithe artistet muzikante krijues te kenges ( se fjala kompozitor eshte shume e madhe dhe nuk mund ti quaj te tille te gjithe) kane dhe jane fajtor, perfshire dhe mua ne to.

Ndjehemi fajtore per veprime dhe mosveprime, apo i te qenit indiferent karshi plot fenomeneve negative qe moren vrrull sidomos keto dekadat e fundit ku kenga behej dhe perzgjidhej lehte, me lehte se te “pish kafene e mengjesit” . Humbi profesionalizmi. Kenget sajoheshin dhe dilnin si nga “furra” e lagjes nga tastierat dhe modulet pa nerv akull “alla art machina”.

Tekstet nuk kishin me vlere as poezia apo mendimi i mencur. Dhe akoma me shemtuar te rrembyera dhe te sajuara “ luge- luge” majtas e djathas nder fqinje. Humbi dhe u tret pergjegjesia dhe serioziteti i keti eventi. Po tregoj dicka nga vetja ;

Si redaktor i muzikes prej 35 vitesh ne Redaksine e Radio Tiranes gjate fazes pregatitore te festivalit kisha ne patronazh disa kompozitore qe i ndiqja 4 ose 5 muaj me perpara rreth kengeve te tyre te fundvitit .

Pershtypje te jashtezakoneshme me bente serioziteti preokupimi, pergjegjesia e shume krijuesve elitare te kenges dhe ne menyre te vecante Agim Prodani madje kam perfituar shume nga kjo pervoje. Isha i ri atehere, madje fare i ri. Me qellonte shpesh ti shkoja ne shtepi dhe ndiqja ecurine. Me donte dhe respektonte shume. E shihja ne piano gati i thyer ne dysh.

Me preokupimin e tejsajshem te tij. Kutite e ilaceve mbi piano , nen kujdesin prane te Anites , i sforcuar dhe lapsin ne dore i cili perkedhelte dy ose tre nota qe kishte ngecur me dite te tera ne reshtat e kenges qe po kompozonte dhe nuk vendoste dot cila do ishte e para dhe cila e dyta. Tek cila do binte zanorja dhe tek cila bashtingellorja.

Ku do ishte shperthimi dhe ku do krijohej pauza…. kengen e dorezonte “ i dorezuar” nga stresi dhe pergjegjesia disa muaj me pare eventit tek Zhuliana , “perkthyesja” brilante e muzikes ne tekst . Po keshtu ngjasonte tek Feimi, Krajka, Daija, Laro, Lalo, Balliçi, Shengjergji, Kotani, Tili, Shehu, Gjoshi, Minga e plot te tjere qe mateshin dhe nuk vendosnin lehte. Por kohet ndryshuan rrembyeshem keto vitet e fundit dhe termi KÇK me duket se “ne festival e ka zanafillen.”

Redaksija u shkri, e cila sherbente dhe si “zyra konsultative” ku rriheshin dhe diskutohej , korigjohej dhe persosej krijimtaria muzikore dhe letrare me titullare kolege te mrekullueshem Ferdi, Spartaku, Eno, apo dhe muzikante te tjere edhe me te rinj brilante dhe te talentuar qe degjonim, diskutonim, sugjeronim, etj.

Fatkeqesisht linden fenomene te reja liberale, qe si kudo e zakonisht gjoja me “rregulla” ndryshe dhe “strikte” gjoja “Rregullore e Festivalit” u shpiken ne menyre te menjehereshme dhe “mashtrimet” (Quando si crea il legge immediatamente nello stesso tempo si crea anche l’inganno“ )

Kenga paguhej mire, nen dore dhe mbi dore dhe u shpiken 1001 marifete e mysybete.

I keqardhur them se kenget ne pergjithesi kane ardhur gjithnje e me te dobta me perjashtime te rralla te cilat ishin shume te pakta. Dhe erdhi rradha e ketij aktiviteti te panderprere prej 58 vitesh. Shume kenge te ketij festivali te fundit mund te mos ishin fare ndonese numri i tyre ishte i limituar. Dhe me duket se nje fare zgjidhje u gjet.

Dhe i besoj asaj se kjo mban vulen e Veres sepse ja njoh guximin me kohe. Vera di te nxjerre nga situata dhe realizon performancat maramendese. Ndoshta kjo e fundit nuk eshte nder me te mirat por fundja le te sherbeje si zgjidhje periodike pjesemarrja e kompozitoreve te huaj profesioniste te zot te cilet kompozojne kenge per kengetaret shqiptare. E c’te keqe ka ? ( Praktika ne futboll ka dhene rezultat dhe perdoret akoma tek ne )sot e gjithe diten)

A nuk eshte me mire se te mbushet festivali me kenge te dobeta te bera nga autore shqiptare me nga dy ose tre kenge te bera “ alla machina” tek cepi i divanit ne guzhine me Tablete… dhe akoma me e papranueshme dhe e shemtuar kur autoret shqiptare bejne kenge me modele cigane maqedonie, turke, bullgare apo rrumune?

Ndaj kesaj radhe them me bindjen time personale se ato cilesi dhe kredite me te mirat qe i dhane ketij festivali kete vit ishte pikerisht guximi i Veres (nese eshte inisiative e saj) qe pati ndonje kompozitor (jo citizen) qe kompozoi kenge per kengetaret shqiptar. Kenge qe ishte po aq shqiptare ne mos edhe me shume se e tille pervec se profesionale ne krahasim me ndonje emer autori vendas.

Sidoqofte e kam ngritur me kohe shqetesimin tim. Festivali don kohe, vemendje, angazhim, seriozitet dhe pergjegjesi . Ndaj nuk mund te lihet ne momentet e fundit! Duhen struktura serioze qe duhet te angazhohet me kohe per sigurimin e krijimtarise dhe pregatitjes . Aq me teper qe sipas gjasave shpenzohet goxha buxhet (gati i pabesueshem nga ç’flitet )si kurre ndonjehere.

Ndaj me plot goje them se kete radhe kishte tendence pozitive per te guxuar dhe “tundur” nga vendi krijuesit vendas. Dhe Vera ka kontribut dhe ka mbajtur “mal” mbi shpatulla. S’ka bere me te miren por ama “Festivali tjeter vjen shpejt “ ka vend per korigjime !!

Natyrshem me dalin keto fjale:

Autore shqiptare, krijues profesioniste dhe amatore te zot, kantautore dhe poete me fjale te mencura . Zgjohuni dhe ruani traditen duke e zhvilluar me tej kengen dhe melodine shqiptare. Festivali ka vend per te gjithe dhe ka mundesi te beje edhe me mire .

Puna duhet te filloje qe te nesermen e ketij eventi !

Respekt dhe nderim per te gjithe kontribuesit e ketij eventi me mall e nostalgji.

7 komente në “Disa fjalë për Festivalin e 58 të RTSH-së”

  1. Turi says:

    Nje koment i tharte dhe i lyer me sheqer. Kesaj i thone stanjacion, ose ne vend numero.
    Analizat duhet te dalin nga drejtuesit e RTSH-se dhe drejoret e departamenteve te perfshire ne kete aktivitet.

  2. shpiragu says:

    Vetem festival kengesh mos e quaj ! Pa ngurim le ta quajme festival pasthirrmash, festuval dritash shumengjyreshe, festival baleti pa koregrafi, festival ulje e ngritje kembesh pa piken e kuptimit, festival ponografik me kofshe e gjoks perjashta. Dilni e pyesni njerezit e c’do moshe ,po kendoi njeri nje kenge festivali,po permendi njeri nje tekst kenge dilni e me shani ….. Festivalet e kemges ne Shqiperi kane vdekur…

  3. Himarjoti says:

    Ka shume per te thene megjithate analiza eshte serioze dhe kritikon sesi organizmi i meparshem funksiononte ndersa tani kalojn kenget pa u kontolluar siç kujton artikulli i Gazmendit.Duhet rishikuar organizmi te krijohet nje komisjon siç ishte me pare keshtu nuk hyjn tallavat.

  4. gjergji says:

    Me e bukura e festivalit ishin fustanet e shalet provokative te Alketes e pa dyshim interpretimi ne mendyren me idiote te kengeve nga ana saj.Kishte te drejte qe kompozitori Krajka nuk ikte nga skena me deshire!!!!!!!!

  5. regjizori says:

    Asnje fjale nuk the per festivalin, vetem disa fjale per Veren. Pra, a doni me per Belulin, alias Vera Grabocken?

  6. luani says:

    Zoti Gazmend asnje presje nuk ti heq ketij shkrimit tend por vetem nje fjal do shtoj : Duhet kontroll dhe juri specjale qysh te kenga e pare deri tek e fundit . Un jam rreth 40 vjeç dhe kenget e fastivaleve nga viti 1991 e deri sot nuk mbaj mend asnje tekst dhe melodi pothuajse te asnje kenge , ndersa nga festivalet e para viteve 91 pothuajse i mbaj mend te gjitha . Kjo tregon qe kenget qe i rezistojne kohes jane te mira . Nen masken e modernizmit nuk i dihet se çfare dreq rrymash ju vijne ne tru krijuesve dhe kompozitoreve qe po ato qe jane sot kan qene edhe atehere . Po keshtu edhe kenget popullore ku rreth 90 % e tyre nuk ndihen me vesh . Mezi pritshim atehere me shku ne dasma se degjoshim tamam kenge me tekst e muzik tamam shqip dhe popullore ndersa sot shkon me merzi ne dasma se degjon vetem zhurme autoporlantash rromuj hane e per nje jave pas dasme nuk e merr vehten .

  7. Xixe says:

    Festivali i Kenges eshte nje nder te vetmit ‘insitucione’ te mbijetuara. I ka mbijetuar kohes per shkak se ka ne themel krijimtarine e kompozitoreve te karrieres (Zadeja, Krjaka, etj., etj., etj.) Tashti (mbas 90s), ne shumicen e rasteve, ka si vlere vetem faktin qe kenga fituese te ‘con’ ne Eurovizion. Kjo duhet te ishte nje vlere e shtuar, fatkeqesisht e kane kthyer ne mall dhe pazar njerez die vendimmmarres qe e kane treguar me ‘vepra’ se nuk e njohin termin integritet profesional, apo thene shqip: Nuk njohin CIPE.

    Persa i perket shkrimit me siper, zoteria thote se ne vend te kengeve ‘te dobeta’ shqiptare, le te marrim kenge ‘te mira’ nga Bullgaret, Maqedonasit, etj., etj. Po kush i gjykon keto kenge ne ‘te mira’ apo ‘te dobeta’? GJithashtu, zoteria thote se perpara kishte komisione dhe procedura per te ndjekur ecurine e krijiimeve per ne festival. Atehere, pse te mos ndiqen krijimet e kompozitoreve shqiptare qe kane vendosur pjesmarrjen ne festival qe ne gjeneze, por te shkohet dhe te merren krijime neper qoshe Ballkani? Krahasimin me futbollin po e lejme, sepse zoterise kompozitor qe fitoi duhej njehere t’i jepej pasaporta shqiptare ne rastin me te pakte — qe t’i qendrojme ketij krahasimi eshte absurdidet. Po te jap une née krahasim: Shko shkruaj nje kenge ti si shqiptar dhe kerko te fitosh cmimin e pare ne Greqi, psh…. ne vend te pjesmarrjes, do perfundoje ne nje autobus ‘kluva’ dhe direkt ne Shqiperi. Porc’ti Bemme, ne shqiptaret jemi me mendjendritur se Norvegjezet, se per Balllkanin s’pyesim fare.

    Por te kthehemi tek muzika / festivali.
    Kenga fituese ishte nje kenge normale, nje ballade si dhe disa te tjera ne festival. Pikat me te forta kishte performancen the produksionin e kenges, por jo krijimin. Ishte me mire se kenga e vendit te dyte e kompozuar nga nje shqiptare? 100%!
    Kenga e kompozuar nga Elvana Gjata ishte nje kenge qe s’ka te beje askurkund me c’jemi ne – perktheje tekstin e kendoje ne arabisht, dhe e gjeje veten me Emiratet e Bashkuara.

    Dy kenge qe ishin qarte dhe te pastra si krijime ishin kenget ‘Me ngjyros’ e kenduar nga Kamela Islamaj dhe ‘Ajer’, kenduar nga Sara Bajraktari.
    E para, kishte te gjithe personalitetin krijues, produksionin, performancen, nje stil origjinal, dhe te gjitha ne harmoni ndermjet tyre.
    E dyta kishte nje melodi dhe interpretim qe perconte nje thjeshtesi qe kemi kohe qe nuk e shohim.

    Gjithsesi, ne nje festival me juri, kur juria flet, aty duhet te mbaroje cdo gje.

    Sa per Eurovizionin… e c’na duhet nese Latvia, apo Azerbajxhani nuk identifikohet me kengen qe perfaqeson Shqiperine? ne duet te perfaqesohemi me kengen me te mire per ne…. te tjerat jane ‘pazare’, PR dhe ‘lojra gjoepolitike’.

    Shembullin perfekt e keni me rastin e perfaqesimit te Shqiptareve ne Eurovizion me kengen e kenduar nga Rona Nishliu.
    Muzika – nga nje shqiptar, tekti – nga nje shqiptare, kenduar – nga nje shqiptare, prodhuar – nga shqiptare, dhe kenduar – shqip.

    Po shkallmohet nje festival pres vitesh, si ato pallatet ku i hiqen kollonat nga njerez qe s’kane pune me ndertimin. Kerkohet rishpikja e rrotes, dhe sidomos nga njerez qe s’duhet te kene fare dore ne vendimmarrje per se cfare duhet te jete muzika e lehte shqiptare.
    Po, zoti Mullahi, e kam fjalen per znj. Vera Grabocka dhe per ju qe ne vend qe te revoltoheni me c’po ndodh, kerkoni te gjeni te embla dhe te tharta…. dhe ne fund, as njera e as tjetra. Me nje fjale, nje zero me xhufke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje