Përparim Kabo: Pse u lejua në festivalin e RTSH kengë fituese me kompozitor të huaj?

24 Dhjetor 2019, 10:12Kulturë TEMA

Nga Përparim Kabo

Thoma Gellçi!

Ti lejove që në festivalin e kengës shqiptare të marrin pjesë kompozitorë të kombesive jo shqiptarë dhe njeri të dali fitues, pra nje kompozitor jo shqiptar që nuk e njeh as gjuhën, as shpirtin dhe as traditen tonë.

Kujt i more leje për këtë: Çesk Zadejes, Kristo Konos, Gaqo Avrazit, Koço Ucit, Gjon Simonit, Fehim Ibrahimit, Limoz Dizdarit, Kujtim Laros, Agim Prodanit, Agim Krajkes, Ferdinand Dedes, Kastriot Gjinit, Abdulla Grimcit, Agron Xhunges, Aleksander Pecit, Aleksander Lalos, Gazmend Mullait, Aleksander Vezulit Luan Zhegut, Avni Mules, Markelian Kapedanit, Edmond Zhulalit,  Lejla Agollit. Po Vaçe Zeles e Gaqo Çakos, a i more leje, po Fatos Arapit dhe Xhevair Spahiut, i more leje? Po Agim Doçit dhe Jorgo Papingjit, i morët leje? Po Mihal Luarasit a i more leje regjizorit të Festivalit të 11-të?

Lista është shumë e gjatë, ju lyp ndjesë për mos përmendje emri.

Kujt i more leje zoti Gëllçi?

Ti duhet të lini atë zyrë sa më shpejt e te dalësh të kërkosh falje publike dhe të vini para përgjegjesisë atë që e bëri këtë gjë? Nuk është lajthitje, është përçudnim.

Eshtë deformim në kulturën kombëtare. Eshtë shitje për shqiptarët i një krijimi që nuk është shqiptar. Eshtë një fyerje që na ke bërë të gjithëve.

Sa më shpejt zgjidhe, nesër, se do të jetë shumë vonë. Shqiptarët nuk do ta falin. Ju ke përdhosur muzen e parë kengën.

*Thoma Gëllçi është drejtor i përgjithshëm i RTSH

16 komente në “Përparim Kabo: Pse u lejua në festivalin e RTSH kengë fituese me kompozitor të huaj?”

  1. Kapterri says:

    Tani kërkojeni Enverin

    1. Feniks says:

      Mos i bej thirrje Thoma Gellcit,por ministres se Kultures,kesaj anonimeje,qe perdhosi kulturen shqiptare me nje festival antishqiptar!
      Kush i perzgjodhi antaret e Jurise,3 te huaj dhe 2 shqiptare?
      Po keto shqiptaret,si mundet te mos ishte asnje kompozitor?
      Si mundet qe u pranuan kenge nga te huajt,bile edhe nga dy te tilla dhe u lane jashte dhjetra kompozitore shqiptare?
      Pse u fshine orkestuesit kur ata kane te drejten e autorit?
      Po tekstin e prezantueses,plot nacionalizma te shpifur dhe te teperta sikur ishte kongres partie e jo festival?Cfare ishte ajo parade mode me shale jashte e Alketa Vejsiut sikur bente parade mode?
      Te jepet llogari per tere kete maskarade,qe poshteroi muziken shqiptare nder vite!

  2. Usa says:

    Papi te ka mbetur ora akoma me kohen e Pallatit te Pionereve. Kenga nuk eshte politike, por eshte art. Mos valle duhet qe te mbyllim syte kur shohim krijime te DaVincit apo te mbyllim veshet per krijimet e muzikes klasike? Arti nuk ka ngjyre Papi dhe nuk eshte shall pioneri.

    1. Emigranti says:

      N.q.se ty or Usa nuk te duken artiste emrat e lartpermendur me siper qe jane ajka e muzikes atehere me lejo te te them qe :Papin se paske lexuar e jo me ta kuptosh!Ky eshte nje rast unikal kur nje injorant perflet intelektualizmin dhe uroj qe mos te jesh nga ke vene edhe inicialet se pasketaj do me deshperosh shume qe s’paske marr kurgje nga ajo bote !

  3. Usa says:

    Papi te ka mbetur ora akoma me kohen e Pallatit te Pionereve. Kenga nuk eshte politike, por eshte art. Mos valle duhet qe te mbyllim syte kur shohim krijime te DaVincit apo te mbyllim veshet per krijimet e muzikes klasike? Arti nuk ka ngjyre Papi dhe nuk eshte shall pioneri. Shut Up.

  4. bureto says:

    Po pse mo profesor! Me leje apo pa leje shpallet fituesi ne ndonje festival apo konkurs tjeter te cdo lloji? Apo se, te te mbushet mendja ti se je nje gjitholog si ne sport art, muzike, arkeologji, politike, sociologji e deri ku nuk ka kufi!, ke te drejte? Mbajeni ca yryshin? Mos u bej si bashkepatrioti yt Sazan Guri. Se ja psh, po sikur ne Itali te shkonin simbas mentalitetit tend, a do duhej qe komisioni i Sanremos te mos i jepte çmimin e pare Ermal Metes meqe nuk ishte italian? per te mos e zgjatur ka edhe shembuj te tjere, dhe ne fusha te tjera qe opinioni i di, apo mos valle nuk duhet qe sopranot e tenoret tane te mrekullueshem, ne skenat me prestigjioze te Botes, te mos kendonin apo te mos u jepeshin te kendonin kenge te kompozitoreve te huaj? Luaj vendit bre, sepse ARTI, sporti, shkenca, nuk njeh kufi.

    1. Zorro says:

      O Bureto!
      Ermal Mamaqi eshte shtetas italian,ndryshe nuk do merrte pjese ne San Remo!
      Ke degjuar ti qe atje te fute kenge nje autor i huaj,per me teper te shpallet fitues?

  5. Ilmi Veliu says:

    Ai kompozitor sllavo-makedon i ka kompozuar dhe vazhdon ti kompozoi kenget e shqiptareve edhe ne Shqiperi edhe ne Kosove…..Eshte lidhur me disa organizator-hajdutë dhe tallet me shqiptarët. Asnje maqedonas nuk e merr ate per kompozitor…..Ky kompozitor ka intervenuar te Vera Graboska qe te fitojë kenga qe e ka komponuar ai…….Serbet e maqedonasit tallen me shqiptarët,duke thene se ata janë lopë dhe se nuk marrin vesht nga muzika e kompozimet…………….Ndoshta edhe Zaev ka intervenuar tek Rama qe te fitoi kenga e kompozitorit maqedonas

  6. Kujtim says:

    Eshte feativali i kenges Shqiptare ne radiotelevizion dhe duhet qe cdo gje te jete Shqipetare o BOLE Kanari
    Dhe lani gojen kur te flisni per Perparim Kabon

  7. BARDI says:

    ZOTI KABO KENI SHUME TE DREJTE,ESHTE E HABITESHME,JEMI BERE TE PA KUPTUESHEM NE SHQIPTARET.FESTIVALI KENGES SHQIPTARE DHE KOMPOZITORE TE HUAJ .NUK DO ME HABISTE ORANXHIMI PO KOMPOZIMI .SI NE CDO VEPRIMTARI TE JETES SONE KUR PAGUHET INSTITUTI I TUFES APO I CELO S DHE SPAGUHET INSTITUTI I NDERTIMIT,DUHET TE PUNOJNE PER TE NXJERRE PAGAT VETE,PA MBESHTETJE NGA SHTETI/ VETEM NE SHQIPRIN TONE TE DREJTUAR NGA SOCIALISTET BEJNE VAKI KETO FENOMENE.MOS U HABISNI KUR TE DEGJONI NDONJE FENOMEN TJETER SE 30 VJETE ESHTE LUAJTUR ME SHQIPTARET SE KA ARDHUR PUNA NE DUAR DOKTORESH PIKTORESH APO EKONOMISTESH A JURISTESH PA ASDHE NJE DITE PUNE NE PROFESION.ZOTI PERPARIM E PSE THOMA GELLCI TE MOS EKSPERIMENTOJE DHE MADJE TE VIJE DHE BOTA PER EKSPERIENCE TEK NE,PER ARRITJE TE PAPARA DHE UNIKALE

  8. Edi says:

    Ooooo, USA dhe Bureto…
    Eshte festivali kombetar i muzikes shqiptare…ashtu si dhe e thote vete fjala…KOMBETARE… eshte skena ku duhet te shikojme ecurine e muzikes tone ne çdo vit me kompozitoret, regjizoret dhe kengetaret me të mire…
    Mos e lodh veten zotrote ti tregosh Perparimit se arti nuk na njihka kufi…se i di ai me mire se ty o derëzi.

  9. Nik says:

    Po pasoja te tilla ka emerimi i njerezve pa vlera se Gellçi, drejtor i televizionit! Nga i gjejne keta njerez koti, si duket vetem per t’i urdheruar lehte.

  10. arber nga italia says:

    Prof i nderuar, ne edhe himnin e flamurit e kemi të huaj. Këtë si e lejuam?

  11. Buzuku says:

    Faleminderit prof. Kabo (100 perqind shqiptar) qe zbraze dhe revolten tone. Se mos vetem per kete, sa kusure kishte ky palo festival! 75 perqind e zinte llafollogjia e prezantueses, qe ishte dhe drejtoreshe(!) Nuk e di sa zinte shpenzimi per fustanet e saj nga fondi I sponsoreve, etj.

  12. i varferi says:

    I shikon ca nga keta komentuesit globaliste?! Nje mut jane te tille por keta jane ata qe per hir te asaj qe mendojne ja fusin dhe andej nga kane dale vete. Kjo eshte poshtersia e te menduarit dhe kuptuarit sot. Shume drejte dhe duhet shume shpejte te jape llogari veç doreheqjes ky palaço drejtor qe tallet me leket tona (flase per ata qe mendojne si une)

  13. aleko says:

    Ceshtja eshte se ne Shqipetaret , preferojme me shume cdo gje te huajse tonen.Edhe ne muzik keshtu po ndodhe.ne mund te dallojme shpejt muziken turke arabe , italiane greke slave e gjithfare muzike , e sidomos ate tallavale me te cilen si po duket po indetifikohet muzika shqipetare e ketyre dy dekadave te fundit..Ko po shkojme nje zot e di , por te injorosh muziken e vendit tend , shton nje asset me shume ne zbehejen e indetiteteit te vertet shqipetare .. Turp!….Se mos vetem ne muzik po humbim , shikoni emrat e te lindurve pas 90 tes dhe gjeni po deshet nje emer shqipetare.Nje zot e di cfare mendje kemi ne Shqipetaret…..Mos kemi ne mendje te shuajme indetitin tone si kombe?…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje