E ftuar në rubrikën “Opinion”, në News 24, gazetarja Rudina Xhunga ka folur edhe për Festivalin e 58 të Këngës.
“Unë nuk e ndoqa nga afër festivalin. E pashë në televizor. Është një festival që e organizon Radio Televizioni Shqiptar.
Por më ngjau si festivali i 11 me aq zhurmë sa bëri. Kështu që bravo Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut që sollën zhurmë dhe sfiduan posttërmetin, sepse po merreshim vetëm me të.
Dua të them që më la shije të mirë fakti që një vajzë me fytyrë të pastër, që këndon dhe kërcen me emocion, një vajzë që qan e të prek në skenë, fitoi vendin e parë.
Unë u mora më shumë me personazhin, sesa me këngën e saj, sepse nuk jam muzikologe. Muzikologe është zonja e nderuar Minga apo zotërinjtë e tjerë të jurisë.
E dinë ata pse vendosën, unë nuk e di çfarë ndodhi. Më vjen keq vetëm kur fyen njerëzit. Tani nuk mund të thotë media: “Ajo zonja që i hoqi fitoren Elvana Gjatës.” Zonjën e ka zgjedhur RTSH-ja.
Mua më pëlqeu zëri, interpretimi, lotët dhe sidomos portreti i pastër i Arilena Arës edhe u gëzova që ajo vaizë që pëlqeva, do të na prezantojë në Eurovizion. M’u duk zgjedhja e duhur.
Si shpjegohet fakti që pati një diferencë të thellë gjykimi, nga të huajt edhe shqiptarët?
Për këtë duhet të pyetet zonja Minga, që bëri diferencën. Unë nuk di ta ketë intervistuar njeri deri më tani. Dhe më vjen vërtet keq që herë pas here i vihet faji personave, pa i pyetur më parë. Mbase ajo nuk do të flasë se në këtë trysni e ka të vështirë.
Por në të tilla raste, ai që duhet të përgjigjet në fund të festivalit është drejtori që e organizon. Drejtori i festivalit zoti Gëllçi duhet të dalë dhe të shpjegojë çfarë ka ndodhur. Nuk është as Alketa Vejsiu, as Vera Grabocka, as zonja Minga, as Arilena Ara, as Elvana Gjata, të cilët flasin.
Nuk e kanë të ndaluar, por institucioni përgjegjës që del e shpjegon, është RTSH-ja. Dhe ne pasi ta përgëzojmë që bëri festival të bukur dhe na dha kënaqësi të merremi me të gjatë, duhet dhe të dimë, si është shpallur fituesi. Me kaq mbaron e gjitha dhe pastaj vjen viti i ri dhe e harrojmë këtë lajm dhe merremi me lajme të tjera”,– tha gazetarja.
Te dali sa me shpejte e verteta se populli trim paqedashes demokrat antikomynist dhe hunde derr eshte i shqetsuar dhe nuk po e ze gjumi..
Mezi e pritem demokracine dhe na ndodhin gjera si ne diktatur
Per kete problem mund te flase Juria dhe askush tjeter,sidomos k/i Jurise.
Mos e vrisni mendjen se vetem festival nuk qe ai.
Po si ka mundesi qe ishin kaq uniforme keta te huajt ne 18 piksh? si nuk ia beri syri terr njerit te pakten ti jepte 16, ose 14. Unifomitet i dyshimte … pothuaj i porositur …
Juria esht juri. Shyqyr qe s fitoi droga.
u shyqyr qe spaska fituar ajo ish e dashura e atij mafiozit,se zdo e honepsja fare,habitem si del aty e kendon ,cfare tregon ,qe ka ze ,u pika kengetareve tona qe ne fillim na zene nga nje bos,promovohen mire,ju hane ca para atyre gjimzinjve ,ose i perdorin ata ne tregetite e tyre,zoti e mer vesh,e pastaj si te mira vazhdojne te jetojne ne luks ,a thua fitojne miliona ,se di me cfare i fitojne ,se me duket seshte bere deti kos ,megjithese ketu tek ne deti kos eshte per ca e ca …….
Nuk je e perditesuar. Nuk eshte ISH e dashura por e fejuara e mafiozit. Kur ishte ne kerkim nga policia qe u vrane e u prene per surratin e asaj jevges, ajo e la. Kur pasi pagoi haraçin tek gjykatesi dhe u lirua mafiozi, kjo u kthye me te me e dashuruar se kurre.
Pastaj a nund ta leje ajo financuesin e tapetit “Fendi” qe kjo e mban ne krahe? Po paret qe te boj qejf kjo shushka ku ti gjeje?
Ja pra qe krisma nuk ka patur…