Aktorja që i dha jetë Pinokut: Nuk u ktheva kurrë në Shqipëri, sepse më harruan të gjithë

25 Dhjetor 2019, 19:11Kulturë TEMA

Eva Pëllumbi, aktorja që shumica e adhuruesve të teatrit dhe ekranit e identifikojnë me Pinokun, ndërroi jetë në moshën 66-vjeçare një ditë më parë.

E larguar në Gjermani në ditët që i paraprinë ndërrimit të sistemit në Shqipëri, ajo i ka pasur të rralla kontaktet me publikun në Shqipëri.

Në intervistën e parë 25 vjet pas largimit nga atdheu, dhënë përmes Skype-it për TemA TV, Eva shprehet mes lotësh se pakkush e ka kujtuar dhe kjo ishte arsyeja e moskthimit të saj.

“Nuk jam kthyer asnjëherë sepse jam shumë e mërzitur”, thotë ajo në intervistën e zhvilluar në vitin 2015.

Në intervistë, ajo rrëfen se pavarësisht talentit, nuk është vlerësuar në Shqipëri dhe kjo për shkak të divorcit.

“Unë jam vlerësuar, jam propozuar por nuk e kam marrë çmimin “Artiste e Merituar” sepse isha e ndarë”, thotë ajo në intervistë.

Për publikun shqiptar, Pëllumbi është e njohur për rolet në filmat “Vajza me kordele të kuqe”, “Ëndërr për karrige” apo edhe “Kapedani”.

Përveç filmave, aktorja ka punuar për 17 vite në Teatrin e Kukullave ku ka luajtur rolin e “Çufos” nga vepra e Gaqo Bushakës si dhe Pinokun.

7 komente në “Aktorja që i dha jetë Pinokut: Nuk u ktheva kurrë në Shqipëri, sepse më harruan të gjithë”

  1. TONI says:

    NUK ESHTE NDONJE ÇUDI HARRESA, E THENE SHQIP “MOSMIRENJOHJA” PER SHQIPTARET E VULGARIZUAR DHE QE SDINE CKERKOJNE. RESPEKTOJNE CUBAT DHE HARROJNE NJEREZIT E TALENTUAR…

  2. TONI says:

    NUK ESHTE NDONJE ÇUDI HARRESA, E THENE SHQIP “MOSMIRENJOHJA” PER SHQIPTARET E VULGARIZUAR DHE QE SDINE CKERKOJNE. RESPEKTOJNE CUBAT DHE HARROJNE NJEREZIT E TALENTUAR…… NDAJ CUDI DO ISHTE KUJTESA E HEREPASHERESHME…

  3. undefined says:

    Shqiptaret….nderojn Priftin grek e Hoxhen qe pellet arabisht…

  4. Lexusi says:

    Ti u prefsh ne paqe , por kush do te kujtoj sot , Tirana ka vetem bujqit fshataret dhe maloket qe kan ardhur nga rrethet dhe malet , ata pak intelektual te para 90tes u ben me malok se maloket jan ber njelloj si ata , jan ber nje grusht dhe i japin para njeri tjetrit neper emisione ne tv kaq .

  5. Lexusi says:

    Ti u prefsh ne paqe , por kush do te kujtoj sot , Tirana ka vetem bujqit fshataret dhe maloket qe kan ardhur nga rrethet dhe malet , ata pak intelektual te para 90tes u ben me malok se maloket , jan ber njelloj si ata , jan ber nje grusht dhe i japin para njeri tjetrit neper emisione ne tv kaq . Imagjino sandrin e tv klanit , ne 90ten nuk e njifte kerkush veç fshatit vet , kur erdhi ne 91shin ne tiran kepucet i lidhte me spango imagjino , ky sot esht kryeintelektuali . Ata qe jetuan me ty jan jasht siç ishe ti , u prefsh ne paqe.

  6. Merita shtepiakia says:

    Ju lutem kush di te me thote qe a eshte kjo vajza e Vera Zhejit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje