Mafia e festivalit!

31 Dhjetor 2019, 10:30Kulturë TEMA

Nga Raimond Cimbi, producent

Deri sot, ishim mësuar me fenomenin “trukim ndeshjesh të Kampionatit”. Një gangrenë sociale, ekonomike dhe mbi të gjitha i dënueshëm penalisht. Një fenomen kundër të cilit janë angazhuar struktura Qeveritare, Investigative, Federata, Organizata, Shoqata etj. Fenomeni i “trukimit të ndeshjeve” quhet “mafia e futbollit”.

Sot, pas Festivalit të 58 të Këngës në RTSH, na duhet të mësohemi me fenomenin “trukim çmimesh të Festivalit”, qoftë dhe mbetur në tentativë.

Për të pranuar këtë term të ri, në fakt, nuk ka nevojë të përdoren metoda të specializuara, analitike apo investigative. Ky term u “servir” në mënyrë të pakamufluar, me një kurajo aspak inteligjente por shumë inatçore, nga vetë drejtuesja e Festivalit Alketa Vejsiu.

E zhgënjyer nga rezultati i votimit, Alketa Vejsiu hodhi në rrjetet sociale komentet e saja publike, nga të cilat publiku shqiptar, këngëtarët dhe vetë juria e Festivalit mësuan se drejtuesja e Festivalit ishte parapërgatitur që fituesja e Festivalit të ishte Elvana Gjata.

Reagimi i Alketa Vejsiut, në rastin më të “mirë” është në kuadër të një tifozllëku të saj për këngën që ajo vetë ndoshta pëlqeu. Por duke patur parasysh faktin se ajo nuk ishte një dëgjuese e thjeshtë e Festivalit por vetë drejuesja e tij, nuk mund t`ja lejonte vetes që të shprehte publikisht një tifozllëk të tillë, për arësye të konfliktit të interesit, për arësye profesionale dhe sidomos etike, karshi konkurrentëve të tjerë, të cilët iu përgjigjën thirrjes së Alketës për të qenë pjesë e festivalit të drejtuar prej saj.

Reagimi i Alketa Vejsiut, në rastin më të “keq” është në kuadër të dështimit të trukimit të rezultatit të vlerësimit dhe për pasojë të shpalljes së fituesit të Festivalit.

Siç thashë më lart, shqiptarët mësuan publikisht se drejtuesja e Festivalit ishte përgatitur që fituesja e Festivalit të ishte Elvana Gjata. Sigurisht që për të “përgatitur” një fituese duhet punë, duhet investim, duhen ndërtuar mekanizma. Shkurt, i duhet bërë yzmeti “trukimit”.

Në “trukimin e ndeshjeve të Kampionatit”, mekanizmat ndërtohen në mënyrë të sofistikuar, në konspiracion të plotë, të painterceptueshme nga agjencitë investigative, të pakuptueshme nga publiku i gjerë.

Në “trukimin e çmimit të Festivalit” drejtuesja e Festivalit doli nga binarët duke bërë autogol. “Unë nuk isha juria dhe jurinë s’e zgjodha unë” ankohet Alketa Vejsiu. Natyrshëm lind pyetja: po të ishe ti juria? Dhe po aq natyrshëm vjen përgjigja: Sigurisht fituese Elvana!

Është e padëgjuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht që drejtuesja e Festivalit t`i hakërrehet jurisë së Festivalit që ajo drejton, duke shkelur hapur kompetencat e gjithësecilit.

“Ti erdhe në këtë Festival sepse besove tek vizioni i këtij Festivali! Ti s`kishe nevojë për garë për të konfirmuar atë që je, sepse ti thjesht Je!” vazhdon vajet Alketa, drejtuesja e Festivalit. Sërish lind natyrshëm pyetja: Kush ishte vizioni i këtij Festivali? Dhe sërish vjen natyrshëm përgjigja: Fituesja Elvanë!

Është njësoj sikur arbitri i ndeshjes së trukuar, të cilit i dështon misioni i ngarkuar, të qahet në deklaratat e tij pas ndeshjes se nuk fitoi skuadra që ai donte.

Flagrante dhe naive!

Çfarë do të ndodhte në këtë rast? Arbitri do të fitonte mërine e sportdashësve, do të përjashtohej nga Federata të cilës i përkiste, organet kompetente do të hapnin hetim mbi materialin e servirur nga vetë protagonisti.

Po me Alketën çfarë duhet të ndodhë në këtë rast? Minimalisht nuk i duhet besuar se në eventet që ajo organizon fituesi nuk është i paracaktuar, madje nga vetë ajo!

Ashtu si në rastin e Federatës me “arbitrin paracaktues të fituesit”, RTSH si institucion organizator i Festivalit, duhet të distancohet publikisht nga “drejtues paracaktues të fituesit” për të treguar se nuk është palë në fenomenin e “trukimit të çmimit”. Fenomeni i “trukimit të çmimit” quhet “mafia e Festivalit”!

17 komente në “Mafia e festivalit!”

  1. shpellari_lulit says:

    Duhet perjashtuar nga te gjitha eventet, qofshin private apo publike, eshte person shume i llastuar, negativ, e mesuar ne lluks, nuk e vlereson lekun sepse e ka pasur me bollek dhe e ka shperdoruar si askush tjeter, vetem ne kete festival ka ndryshuar 12 fustane me leket dhe taksat e RTSH te paguara nga populli shqiptar populli me i varfer ne europe…
    televizionet kryesore si klan, top etj duhet ti bejne ban dhe mos ti rinovojne kontratat e emisioneve te saj, le te ike ne itali se vdes per atje..e kishte dhe enderr ne sirtarin e saj…

    1. Romulus... says:

      Qe duhet te ndryshoje gjithcka me Festivalin Organizatoret
      ne te ardhmen ,kjo eshte nji Detyrim tashme ,sepse vertet korrupsioni
      ka shkaterruar gjithcka ne ate shoqeri te kalbur .
      Megjithate ,
      un s’do isha dakord qe gjithcka te cdo Kritike te kapet me Alketen ,
      fustanet e saja ,(e pastaj ´? C’ka ktu te keqe ? me ate te bardhen dukej ohhh nejse)
      apo duke i bere asaj scaerin e jetes duke e sulmuar e jeten Private !
      Kjo per mua tregon nji rrugaceri medimi .
      Pastaj sa i takon pasionit te saj mbi Italine ,
      jane pothuaj 1/2 e shqiptareve qe “vdesin” ndoshta joper te jetuar ne Itali ,
      por sepse jemi popuj Parente ,shume te ngjashem ne temperament etj
      dhe e fud te fundit na pelqen stili i jetes Italiane ,ktu nuk shoh asgje te keqe .
      Mos u merrni shume me Alkete por ata qe qendrojne mbi Alekten mendoj un,
      ata duhet te vihen ne tabelen e qitjes se kritikes e mbajne pergjegjesi .

  2. Piro says:

    A ka ndonje fushe te jetes sone ku nuk Ka korrupsion? Ne Jeni shoqeri e krimbur. Nuk dim te jetojne ndershmetidht po me vjedhje e padrejtesi. Sidomos ne art, ku nevojitet krijimtari e personalitet njerezor. Nje drejtuese e festivalin, qe eshte tre dite rrjesht nen kamera dhe vemendjen e publikut mban brenda vetes she ushqen kbinacionet e ndryshimit tte rezultatit. Ajo Jo ndergjegje nuk Ka po guxon e shfaq dhe publikisht ate qe kishte brenda she SE arritu, deformimin e rezultatit. Shume e vogel!. Ndersa organizatori, TV kombetar duhet te kaloje me nje reformim total.

  3. Labi says:

    Ne nje shoqeri te inkriminuar fenomeni Vejsiu eshte teper gje e vogel,kam kohe qe nuk shikoj tv Shqiptare.

    1. Fred says:

      Urime gazetes per mbeshtetjen e “producenteve”me sindromen down
      Festivalin e vrau Mikaela e “derguara e padishaut” kot kerkon ne drejtim te paditur “o njeri i mire”.

  4. Festival says:

    Producent cimbi i keni bere nje analize per tu vleresuar
    Sic e thote dhe nje me lart Alketa na eshte kthyer ne nje person qe na ka ardh ne maje te hundes
    Nuk i lene vend brezit te ri
    I kane kapur te tera
    Ne festival la nam me qendrimin e saj pro Elvanes dhe aspak dashamirese me Arilenen.
    Per kete arsye publiku ne salle therriste ne kor emrin e Arilenes e cila e meritonte plotesisht.

  5. Zorro says:

    Pergjegjesi me kryesor i degradimit te ketij festivali eshte ministrja e Kultures dhe pas saj Thoma Gellci si drejtor i RTSH.
    Alketa dhe Vera nuk duhet te marrin pjese ne asnje festival spo eveniment tjeter te RTSH!

  6. lalai says:

    Punë KURVASH….Varu rrondelen!!!

  7. Zylo says:

    This is the miracle of the freedom.I tille eshte sistemi qe u instalua.Alketa eshte thjesht pjese e atij zinxhiri te sistemit te kalbur te ngritur ne keto 30 vjet.

  8. Aleksander says:

    Ara ka zan vend te pare, dhe perfaqeson Shqiperin ne Eurovision. PUNTO.

  9. Atdheu Grida Sumës says:

    Alketa, katnarja e tranzicionit me hormone burrash e me cica druni, 30 vjet kurveri e katnarise se Salehustanit – historira qe fillojne tek [email protected] e mbarojne tek $.

  10. Koba says:

    per trukim epesoi Skenderbeu i korces -me 10 Vjet .Po keshtu dhe Organizatoret e ketij Festivali duhet te marrin nje MESIM.

  11. Nik says:

    Mafia e festivalit e shkruajtèm menjèher mbas deklaratès sè Alkretès.Si veprohet konkretisht?E para qè duhet tè denoncoj duhet tè jet RTSH ja dhe ti kèrkoj Vejsiut ofezèn ndaj RTSH pagesèn nè shumè lekès por gjithashtu shoqata qè pèrfaqèsojn tè abonuarit si dhe shoqata pèr tè drejtat e njeriut tè ngren padi sepse me taksat e popullit mafia vendos renditjen e kèngès sikur festivali tè ishte i familjes sè Vejsiut,magjistratura prokuroria menjèher tè hapin dosje pèr festivalin seps efestivali èshtè i trukuar si kampionati.

  12. Arti says:

    Artistet ne gjithe boten nuk paguhen nga shteti …. si tek ne. Tek ne ata jane vetem shushunja …

  13. ? says:

    Zakonisht ankesa ndaj trukimit ka kur vertetohet qe ka trukim dhe rezultati del i trukuar. Ne kete rast nuk kuptohet perse ankohet mileti, sepse edhe po te kete pasur trukim (gje qe ne kete rast nuk mund te vertetohet), trukimi ka ngelur ne tentative, apo jo o producenti gjenial? Per trukim mund te ankohen ata qe mendonin se duhet te fitonte Elvana.

    1. Elvana says:

      I modh je o ?
      Ska pik rendsie esht i trukuar apo jo. Ate e gjejn te tjeret.
      Rendsi ka reagimi prej idioteje e Vejsiut, duke e qit veten kallup para 3 milion shqiptarve.
      Per ket u ankun shqiptaret or qyp.

      1. ? says:

        o Elvana, ti nuk ke tru ta kuptoah ate qe kam shkruar une, por prapseprape po deshe ti un t’qi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje