Në Bibliotekën e Pëllumb Kullës, Mark Tuenit të letrave shqipe

14 Janar 2020, 17:40Kulturë TEMA

Biblioteka krijuese e Pëllumb Kullës meriton një bibliografi më vete. Dhjetëra skeçe, komedi, tregime, monologë, skica e thërrime, drama, romane apo publicistikë që shënojnë historinë e  satirës, letërsisë, apo dramaturgjisë shqipe, në më shumë se gjysmë shekulli. Janë dhjetëra botime të cilat bashkë me vlerat që përcjellin tregojnë nga ana tjetër dhe vetë kohën.

Kulla është padyshim Mark Tueni i letrave shqipe, i cili me ndjeshmërinë e stilit arriti ta shndërronte tragjizmin në humor, e në të njëjtën kohë të dokumentonte në dhjetëra vepra, evolimin e shoqërisë shqiptare përmes fabulave të marra nga jeta.

Duket se pasioni për shkrimin ka qenë aty bashkë me pasionin e madh për skenën. Dy pasione që kanë bashkëjetuar me njëri-tjetrin të cilët i kanë dhënë sot bibliotekës shqipe një pasuri të vyer veprash si në komedi apo dramaturgji ashtu edhe në letërsi e publicistikë.

Në morinë e këtyre veprave një vend të veçantë zë dhe vëllimet me reflektime mbi teatrin “Teatri kjo lojë magjepsëse”. Historia e dramaturgjisë shqiptare nuk ka pasur një reflektim kaq të thellë nga personalitet i saj mbi skenën, personazhet, ndjesinë e shkrimit, dhe gjithçka tjetër që përbën atë që quhet magjia e krijimit. Kulla analizon tashmë nën petkun e kritikut vetë Kullën dhe krijimtarinë e tij, duke u ndalur tek vepra të veçanta, dialogë, monologë, skica, intervista apo shënime.

Gjithçka që ka shoqëruar jetën e tij skenike vjen përmes rrëfimeve të ndjera e plot stil, të cilat krijojnë në një farë mënyre dhe panoramën e artit shqiptar. Ai analizon aktorë me të cilët ka punuar, miq që vijnë nën një tjetër optikë, shumë profesionale, siç është rasti i Skënder Sallakut apo Leka Bungos. Ai e quan teatrin një lojë magjepsëse pasi ashtu e ka përftuar gjithnjë këtë ndjesi të jashtëzakonshme nga e cila vazhdon të jetë i përfshirë. Interesante dhe me vlerë janë dhe letërkëmbimet e tij me personazhe të njohur të skenës kulturore e politike shqiptarë gjatë kohës së qëndrimit në Nju Jork. Kulla ka arritur ta kthejë qëndrimin e tij jashtë Shqipërisë në një përvojë të vyer shkrimi. Nuk mungojnë dhe copëza kujtimesh që në jetën e një artisti gjatë gjithnjë të bukura, dhe tregojnë optikën ndryshe të një kohe….

“Kështu jetoi mjeshtri Kulla mes turmës së personazheve të tij. Mes tyre nuk pat vend për heronjtë e pjellë nga ideologjia. Pëllumb Kullën e thërriste fari i tij në bregdetin e shkretë të asaj kohe dhe ai gjithnjë shkonte drejt atij fari me talentin e tij të madh e me barrën që mbante në laboratorin krijues, me studimet e kërkimet në të gjitha gjuhët e huaja që zotëronte”, shkruan Maku Pone për të. Ai për dy dekada me radhë ka pasur faton ta kundronte nga afër në përpjekjet në kërkimet, në eksperimentet e tij, në teatrin Bylis të Fierit.

“E kam parë këtë njeri të vuajë e të ngazëllejë. E kam parë të luftojë me të keqen e kohës, të mos epet dhe të triumfojë. Shpëtuar pa u djegur në vitin 1995 dolën në dritë ca lista , hartuar në kohërat më të errëtat diktatoriale. Ato lista kishin emra njerëzish të planifikuar për pushkatim, në rastin e një krize të mundshme të pushtetit popullor. Ishin 132 veta në listat e Fierit… dhe emri i Pëllumb Kullës figuronte në listat e vdekjes me numrin 32. Këto kundërthënie kaq flagrante nuk i shihje dot atëherë. Unë atëherë po shihja tjetër gjë. Unë shihja shkrimtarin regjisor…”, shkruan Pone.

Të gjithë kanë historinë e tyre me komunizmin, por Kulla arriti ta shndërronte historinë e tij në një histori shkrimi e suksesi, që sot numëron dhjetëra tituj librash që përbëjnë historinë tonë krenare të satirës në vend. Kulla është mjeshtri i madh i kësaj historie.

Libra nga Kulla

Lipe Shtogu në listë

Skeçe e komedi me një veprim (1980)

Shoku Niqifor

Komedi (1980)

Portrete pa makijazh

(Komedi me një veprim, skeçe (1984)

Po martojmë Malon 1986

Këshilla për fëmijë nga 5-55 vjeç

Tregime (1989)

Si qeshnim nën diktaturë

Esse (2002)

Rrëfenja nga Amerika

Roman(2003)

Lejlekët nuk vijnë më

Roman (2005)

Pushtimi i Amerikës

Tregime të zgjedhura (2005)

Rrëmbimi i nuses në Nju Jork

(tregime dhe novela 2012)

Jo të gjithë të vdekurit prehen në paqe

Jetëshkrimi i një familjeje (2012)

Luftë pa fund

(Publicistikë 2013)

Teatri kjo lojë magjepsëse 2015

Vdekja e Enver Hoxhës 2013.(liberale.al)

 

5 komente në “Në Bibliotekën e Pëllumb Kullës, Mark Tuenit të letrave shqipe”

  1. mos bre Mak ! says:

    e lexova kete artikull

    i urojme jete te gjate P.K-se
    por ju lutem mos thoni rrena

    ..
    rrena nr 1

    kulla nuk di gjuhe te huaja por belbezime….
    .
    rrena nr 2

    do pushkatohej kulla sipas kujt plani te ketij timit

    e verteta e madhe

    zoti kulla do mbahet mend si i perkedheluri i shtetit enverit me me shume balliste ne fisin e tij..eshte kampjon por
    merita eshte e xhaxhit e mund te rrejshtoj mbi 1000 emra qe kane bere palle ne kohen e EH dhe sot luajne disidentin

    .mos e ulni kaq poshte Kullen Maku Pone !!

  2. asd says:

    Vendin e Mark Twenit e ka zene nje tjeter ckec-axhi ne Afrike. Gjeni nje tjeter.

  3. era! says:

    Mos flisni budallalleqe me brire o te mjere Ky nuk eshte pellumb por nje sorre intrigante e percudnuar.Kam neveri edhe emrin e tij kur lexoj ne shtyp ndonjehere me te rralle.

  4. Vaso Pasko says:

    ME AQ SA KAM KUPTUAR UNE PULLUMB KULLA E SHPREHTE ME HUMOR DESHPERIMIN E TIJ SE NJEREZIT NUK ISHIN ASHTU SI DUHEJ TE ISHIN, BILES PAMUNDESIA E TIJ PER TI NDRYSHUAR E KA MUNDUAR MJAFT POR LEHTESONTE VEHTEN DUKE I TALLUR E KRITIKUAR ME HUMOR. I UROJ SHENDET ISH XHENERIKUT TE MIR PULLUMB KULLA.

  5. Elba says:

    Dikur edhe une,kisha simpati per Kullen. Mbase, nuk isha pjekur.Po tani? I pjekur,mos me thene I djegur.Zakonet e mira te Popullit tone jane ruajtur brez pas brezi.Shqiperia e Mesme ne vecanti ne Dasma respektonte Familjen ne radhe te pare.Dhuronin leke sipas zakonit 500 leke per cift.Me te afermit 1000 apo 2000 leke.Kurre spata pare,qe te ftuarit mbas cdo sherbimi nga zoterit e Dasmes,te doroviteshin me leke.Dasma e Malos.Tejet te ekzagjiruara.I lane te ftuarit pa nje kacidhe.Ky ishte,Populli yne?Jo!Ashtu sic ka respektuar punen ka respektuar dhe Lekun.Eshte e vertete hidhnin ne valle para,vetem kaq.Dasmat I afronin me teper Njerzit.Gezonin te gjithe.Historia nuk fillon me Komunizmin,por vite e shekuj me pare.Rilindasit tane te nderuar,Patriotet Shqiptare.Nje pjese e tyre,shpalles te Pamvaresise.Perfunduan burgjeve te Komunizmit Gjakatare.Ne se

    Enveri kishte meritat e tija e terrci e verrci.Ka bere Histori,thote Pullumbi I Kulles.Nuk mohet puna e madhe ne ndertim,Bujqesi,Industri.Por rruga e gabuar.A nuk e filloi me triska Partia e Punes?Perse duhej ta mbyllte me tollona.Mbi 65% jetonin ne fshat.Si jetonin?Nga mengjezi ne darke punonin.Po cfare fitonin?Le te na e thote Pullumbi.Kufinjte ishin te mbyllur me tela dhe gjemba.Dikur para Historise Komuniste,levizja ishte e lire.Me duket se I kemi rene me qafe Mbretit zog.Paraja e Zogut kishte vlere dhe qendrushmeri.Diktature Zogiste shume here me lart se ajo Komuniste.A duhet te genjejme akoma.Eshte koha te kthehemi mbrapa.te shkruajme per ate kohe.Komunizmin e pame.Prishi Popullin.E beri halabak e langaraq.Dikur nje grup sindikalistesh shkoi ne ShBA.Shkuan prane njeFabrike.E kujt eshte fabrika,pyeten ata?E Aksionereve u pergjigjen ata.Po makinat?Te punetoreve.Shkuan ne Rusi?E kujt eshte Fabrika?E punetoreve.Po ajo makine atje?E Drejtorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje