Aktori i mirënjohur, Ndriçim Xhepa, tregon se ishte i vetmi nga kolegët që e takoi as 24 orë para se të ndërronte jetë artistin Xhevdet Feri.
Ai rrëfen për “News 24” takimin e fundit që pati me aktorin i cili u nda sot nga jeta, pasi humbi betejën nga një sëmundje e rëndë:
“I kam ditur gjërat që në pranverë, kur u operua. Vetë ai me optimizmin dhe forcën që kishte si mashkull mendonte se do kalonte.
Ndoshta mund të jem i fundit nga njerëzit e artit që e kam parë mbrëmë, përjashtuar familjarëve.
Siç mora njoftimin se, dje ishte jo mirë në spital, shkova e vizitova mbrëmë. Bënë një tolerancë mjekët që më dhanë një mundësi të vogël për ta parë.
Bëra mirë apo keq nuk e di, pasi e pashë në gjendje të rëndë. Mjeku më thoshte se shpresat ishin shumë të vogla.
Nuk pati mundësi, forcë ta përballonte. As 24 orë nuk janë bërë. Komunikova sot me bashkëshorten, do të bëhej një përpjekje tek Sanatoriumi.
Fundi ishte shumë i shpejtë, nuk më shkoi mendja. Shumë e dhimbshme.
Në këtë 2-javshin e fundit ka qenë në spital.
Në rolin e fundit të jetës së tij ishim bashkë. Ishte shumë i zgjuar, i përgatitur.
Aktor me shumë shije, me finesë në lojën e ekranit, të parakamerës.
Bisedohej gjatë me të miqësisht për të trajtuar gjërat”, tha ai.
Prononcimi i plotë i Xhepës:
“Nuk është se nuk i kam ditur gjërat që në pranverë. Por besoj se mund të jem personi i fundit nga njerëzit e artit që e kam parë mbrëmë.
Unë kur mora njoftimin jo më larg se dje në drekë që nuk ishte mirë i shkova në spital dhe qëndrova deri në orën 9. Bënë një tolerancë mjekët, një mjek reanimator. Ndoshta bëra mirë, ndoshta keq pasi e pashë në gjendje të keqe. Mjeku tha që kishte shpresa shumë të vogla.
Më shpjeguan gjithçka, e mbanin me frymëmarrje të drejtuar. As 24 orë nuk janë mbushur kur e kam parë për herë të fundit. Fola sot me të shoqen pasi kishim një dëshirë që Sanatoriumi të bëntë një përpjekje por fundi është siç po bisedojmë dhe s’më erdhi në mendje që do vinte kaq shpejt, brenda 24 orëve.
Ishim shumë miq bashkë, jemi ata aktorë që përkojmë si kohë dhe si moshë. Jemi aktorët e fillimit të punës në teatër, dhe në kinema. Xhoda kontribuoi në shumë filma, është 2-3 vjet më i ri se unë.
Kam punuar shumë tepër me të se sa të tjerët. Kemi qenë tek ‘Vendimi’ te ‘Dasma e Sakos’, te ‘Delegacioni’, te ‘Treni niset në 7 pa pesë’.
Kemi shkuar bashkë në Përmet kur xhiruam filmin e fundit. Kemi bashkëpunuar edhe tek Universiteti pasi ka qenë dekan i Arteve ndërsa unë isha pedagog i jashtëm. Në 96’ kemi qenë bashkë deputetë në parlament, pavarësisht kohës së keqe kur përkoi dhe pse ishte parlament cilësor.
Fillimit të dhjetori jemi takuar, por gjendja spitalore e tij ka qenë shumë pak ditë para vitit të ri. Ky dy javëshi i fundit ka qenë në spital. Unë kam pasur disa lëvizje, por jemi takuar, e kisha pranë Xhevdetin bashkë me Viktorin.
Nuk e di por nga ana profesionale këta mjekët, mjeku i brendshëm ishte i mrekullueshëm po më thoshte se ishte një nga dy rastet e rralla kur sëmundja godet pulmonet.
Ishte shumë kurajoz, me të vërtetë me bagazh, djalë me shije dhe i lexuar. Jo më kot ka qenë në 3-4 raste si drejtues në art. Me filmin, me teatrin kishte gamë të gjerë, zonë të gjerë mentale, tepër të gjerë.
Kur e kam uruar në verë që u bë gjysh e shijoi dhe e mori këtë lumturi nga e bija. Kemi punuar bashkë, kemi jetuar bashkë dhe ka qenë një kënaqësi.”
U prehte ne paqe ky njeri i madh.
Shembuj qe Shqiperia nuk po i prodhon dot me.
Artistët poetët, shkencëtarët dhe përgjithësisht njerëzit e talentuar për të mos folur pastaj për gjenitë, nuk janë produkt që e ‘prodhon’ një shoqëri apo shtet. Këto mund të krijojnë vetëm mundësi. Pra artistët etj, si më sipër, lindin. Ne kemi qenë me fat që lindi në mesin tonë edhe ky aktor i talentuar.
Ngushëllime familjes, ka qenë me fat që pati në gjirin e saj Xhevdetin. Vdekja e tij është thjesht një mosqenie fizike, por ay për shkak të veprës së tij do jetë i përjetshëm, për ata dhe shoqërinë gjithashtu. Ngushëllime familjes! RIP!
Rrespekt Cimi ,
ta njohim shpirtin tende te madhe .
Sikur te kishte ajo Shqiperi me shume njerez te tille
do ishte shume me e mire ,me e gezuar ,pak e trishtuar .
Gjynah iku ne moshe jo aq te madhe .
Gjynah ngushellime familjarve
Plejada e shkelqyer e gjysemshekullit te XX po shuhet dalengadale si qiriu, duke lene pas vepra kinematografike te paperseritshme per nga vlerat artistiko-interpretative, ne nje vend te vogel si i yni. Ndjese paste!
Ngushllime Familjes!
Nje lajm shume i trishte, shume i hidhur, nje aktor i mrekullueshem, nje nga pasuesit e brezi te te medhenjeve Kadri, Pitarka, Manushi, Pelingu, Hyskja, Arbana, Margarita, Tinka ect, brezi i shpreses me Cimin, Even, Gorishtin, e plot te tjere qe sot nuk i gjen me . Sot kemi byth-zbuluarat qe do “mbrojne me jete” teatrin, keto qe nuk mbledhin dot as 30 veta bashke me shoqerine e familen. Lajm i Hidhur
Artistët poetët, shkencëtarët dhe përgjithësisht njerëzit e talentuar për të mos folur pastaj për gjenitë, nuk janë produkt që e ‘prodhon’ një shoqëri apo shtet. Këto mund të krijojnë vetëm mundësi. Pra artistët etj, si më sipër, lindin. Ne kemi qenë me fat që lindi në mesin tonë edhe ky aktor i talentuar.
Ngushëllime familjes, ka qenë me fat që pati në gjirin e saj Xhevdetin. Vdekja e tij është thjesht një mosqenie fizike, por ay për shkak të veprës së tij do jetë i përjetshëm, për ata dhe shoqërinë gjithashtu. Ngushëllime familjes! RIP!
Trim ne role e trim ne jete!
R. I. P.