Xhevdet Ferri, aktori i mirënjohur shqiptar ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë në moshën 59- vjeçare, ditën e djeshme.
Ikja e Xhodës, ashtu siç e njohin të gjithë, ka shkaktuar një dhimbje të madhe në radhët e artistëve, të cilët kanë punuar me të për vite me radhë.
Në “Abc-ja e mëngjesit”, ishte sot aktori Petrit Malaj, i cili foli mes të tjerash për kontributin e vyer që ka dhënë Xhevdet Ferri për kinematografinë shqiptare, jo vetëm në interpretim, por edhe në menaxhim.
Malaj rrëfen edhe momentet e fundit të aktorit, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë.
Ai thotë se përballoi me sukses disa kimioterapi dhe të gjithë menduan se e kaloi, madje në dhjetor ka dhënë mësim për studentët te Akademia e Arteve.
“Filloi mësimdhënien nga data 17 dhjetor. Një ditë i thamë o Xhodë por nga shkurti i kemi provimet.
Dua të avancoj me ta më tha.
Para 5 ditësh pata një takim me të në spital dhe ishte i shqetësuar për studentët”, shprehet aktori.
Pak njerëz e dinë për një periudhë të shkurtër ka qenë drejtor i përgjithshëm i Top Channel. Më pas ai u largua, por ky protokoll ka funksionuar jo vetëm në TCH por edhe në TV e tjera.
Xhoda nuk mund të rrinte i fjetur, ai i gjente punë vetes. Në fakt përfitonim të gjithë. Jemi mërzitur shumë me ikjen e tij.
Vuante nga një sëmundje?
Prej një viti ka qenë shumë sëmurë. Ka pasur sëmundje të keqe tumoriale. I përballoi me sukses rreth 8 kimioterapi. Filloi mësimdhënien nga data 17 dhjetor. Një ditë i thamë o Xhodë, po nga shkurti i kemi provimet. Dua të avancoj me ta më tha. Para 5 ditësh pata një takim me të në spital dhe ishte i shqetësuar për studentët.
Nuk e priste fundin?
Por nuk e priste asnjëri. Edhe këtë do mendosh tani, i thonim. “Jo mor jo tha”. Ishte me kurajo. Të nesërmen tentoj të shkoj në spital dhe më thonë e kishin cuar në reanimacion.
Ju keni jetuar si artist në të dyja periudhat. Ndryshimet e mëdha politike sjellin edhe ndryshime interpretuese. Ky njeri nuk hoqi dorë kurrë nga interepretimi. Ishte shumë i dhënë pas kinemasë.
Unë kam pasur fatin të interpretoj me Xhodën që 20 vjeç. Ishte filmi i tretë i tij kur unë kam interpretuar me të. Një djalosh që vinte nga Durrësi, shumë më i hedhur sesa ne.
Edhe regjisori kishte një komunikim shumë më xhentil. Ishte për një atmosferë të shkëlqyer në sheshin e xhirimit. Ishte njeri i komunikimit.
Ajo që në dhemb është se e kemi humbur si koleg aty. Këto vite kemi humbur disa njerëz të nevojshëm. Humbëm Gjergj Xhuvanin, tani Xhevdet Ferrin. Njerëz që i kanë dhënë shumë asaj shkolle.
Super star! ?????
SA DUKET QE JE I EDUKUAR ME MESIMET E PARTISE DHE TE SHOKUT ENVER SHOKU MALAJ. ISHTE I SHQETESUAR PER STUDENTET THUA. ATIJ PO I IKTE KOKA TI THUA SHQETESOHEJ PER STUDENTET. AS PER JETEN QE PO I SHUHEJ,AS PER FEMIJET E GRUAN POR PER STUDENTET…TE RROFTE EDUKATA E SHKOLLES SE PARTISE OR TEJ TROPOJAN I PA GDHEBDUR!
Ik or “Titi”, se qenke i trrashe, dhe shume madje!
Qofte i perjetshem kujtimi yt, i madhi Xhevdet Ferri.⚘
Shume i madh ka qene! Role te shumta dhe me karakteristika te ndryshme dhe ai i luante krejt natyrshem! Do te mbetet nje nga ikonat e kinwmatografise Shqiptare. Role te medha tek “Te mos heshtesh”, “ Fushe e kuqe, fushe e blerte”, “ Era e ngrohte e thellwsive”, “ Dhe vjen nje dite” etj, etj! Shume i madh! Ka percjell mesazhe te medha
U prefte ne Paqe . Nje njeri dhe artist i shkelqyer