Britanikja “Express”: Shqipëria në BE po sjell “luftën” Merkel-Macron

29 Janar 2020, 10:32Bota TEMA

E përditshmja britanike “Express” nëpërmjet një shkrimi në faqen e saj, nga reporteri në Bruksel, Joe Barnes thekson faktin se si takimi i kancelares gjermane Merkel me kryeministrin Rama, ishte një shfaqje që tregon mbështetjen për pranimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

“Ndërhyrja e Merkel ka të ngjarë të shkaktojë fërkime midis Berlinit dhe Parisit, ku Presidenti Emmanuel Macron tashmë ka vendosur veton nga procesi zyrtar i zgjerimit.” – shkruhet në artikullin britanik.

Më tej në shkrim theksohet mesazhi që Merkel dha përpara botës se “nga ana gjeopolitike pranimi i Ballkanit Perëndimor në BE është diçka e mirë për të gjithë dhe se ajo dëshiron që të ketë datën e hapjes së negociatave në samitin e Zagrebit në mars”.

“Express” e ka përshkruar këtë lëvizje si një “përçarje brenda korridoreve të pushtetit sepse të paktën nëntë vende të BE-së kanë kundërshtuar propozimet franceze.”

Në Samitin e Liderëve të zhvilluar në tetor, Franca vendosi të mos hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut e mbështetur në këtë vendim nga Danimarka dhe Hollanda, mirëpo kjo pritet të sjellë përplasje mes dy fuqive të mëdha europiane, të cilat kanë mendime krejt të kundërta sa i përket procesit të zgjerimit.

1 komente në “Britanikja “Express”: Shqipëria në BE po sjell “luftën” Merkel-Macron”

  1. Shigjeta says:

    po
    merkel do se i eshte lepire mire rama
    makron se e njef mire ramen


    por jo se shqiperia ala ska plotesua 9 kushtet!?

    edhe mund te hapen bashkbisedimet por per te hyre ne BE do prisni 2025….. kete nuk jua thite Ramuti, me hir a pahir.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje