DENONCIMI: “S’ka internet”, prej 2 ditësh punonjëset e Gjendjes Civile në Elbasan përcjellin qytetarët

29 Janar 2020, 09:31Sociale TEMA

Prej dy ditë në zyrat e Gjendjes Civile në Elbasan janë shkaktuar radhë të gjatë dhe pritje të shumta nga ana e qytetarëve pasi në këto zyra nuk ka internet.

Sipas denoncimeve të qytetarëve ne redaksinë e Gazetës TemA, punonjëset e zyrave të Gjendjes Civile në Elbasan “përcjellin” prej dy ditësh qytetarët sepse sipas tyre në zyra mungon interneti.

“Nuk ka internet thonë. Kemi dy ditë që presim. 

Kemi prerë biletat e avionit dhe na shkuan lekët dëm. Shteti duhet që të gjejë zgjidhje”– shprehen qytetarët.

“Në një kohë kur kryeministri i vendit është shprehur se do të kemi shumë shërbime online këtu në zyrat e Gjendjes Civile në Elbasan s’ka internet”- shprehet me ironi një tjetër qytetar. (TemA)

1 komente në “DENONCIMI: “S’ka internet”, prej 2 ditësh punonjëset e Gjendjes Civile në Elbasan përcjellin qytetarët”

  1. Kuq e zi says:

    Hahaaaaaaa
    Sa ishin 342 sherbime online?
    Po pse vertet kujtoni se shkaku eshte interneti kur dihet qe dhe qente kane internet
    Dhe une qe mendoja se ka dale evropit per me kerku lemozhe per termetin ky paska shkuar se i paskan mbaruar gigat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje