Gjermania pritet të njohë patentat shqiptare.
Kjo bëhet me dije nga kryeministri Rama, pas takimit me kancelaren Merkel.
Po ashtu Rama njofton se “nga qeveria greke në javët në vijim do të hyjë në procedurën e parlamentit të Greqisë njohja e patentave shqiptare të drejtimit”.
“Meqënëse disa miqve këtu u ka kaluar pa e vënë re përmbledhja e djeshme nga Berlini dhe vijojnë përsërisin kërkesën për njohjen e patentave të drejtimit në Gjermani, ju informoj të gjithëve se e kam biseduar këtë kërkesë, zyrtarisht të kahershme në fakt, por për herë të parë drejtëpërdrejtë me kancelaren dje.
Dhe në shkurt vjen një mision nga Ministria e Transporteve të Gjermanisë, për të bërë një raport në funksion të procedurës që do të kryhet nga qeveria federale për njohjen e patentave.
Nga ana tjetër, meqë jemi tek kjo temë, jemi njoftuar po dje nga qeveria greke se në javët në vijim do të hyjë në procedurën e Parlamentit të Greqisë njohja e patentave shqiptare të drejtimit, siç është dakordësuar në tryezën e dialogut mes dy shteteve tona”, shprehet Rama.
(TemA)
Mirë këto na behet qefi shumë se emigrantët paguajnë qimet e kokës dhe bëjnë punët me të vështira për ato pak leke. Urime dhe respekt por mëshoi dhe pak asaj pensionit me Italinë për bashkimin e viteve se me vone nuk ka më kuptim. Kemi vdekur të gjithë së brezat mbas nesh i kanë vitet se janë me te rinjtë se në.E dimë që është e vështirë po kane me shume e me shume dhjame se në.