Biletat e avionëve më të lira se asnjëherë nga Rinasi, 15-20 euro drejt Vjenës e Milanos

28 Janar 2020, 09:10Sociale TEMA

Për shumë vjet, ata që u duhej të udhëtonin, shpesh kanë zgjedhur të shkojnë në vendet fqinje për të marrë avionin. Shkupi, Podgorica dhe Prishtina ishin alternativa për të kursyer para, ndonëse duke marrë parasysh kohën e humbur dhe shpenzimet e udhëtimit deri aty, leverdia nuk ishte shumë e madhe.

Por, muajt e fundit, çmimet e biletave ajrore janë ulur ndjeshëm dhe në Shqipëri. Hyrja e dy operatorëve të mëdhenj low cost, Wizz Air dhe Easyjet, zgjerimi i destinacioneve të operatorëve ekzistues dhe shtimi i konkurrencës, ka bërë që çmimet e biletave të bien ndjeshëm.

Destinacioni që ka shënuar uljen më të madhe është Vjena. Vetëm një orë e pak fluturim, përmes Austrian Airlines, që deri në dhjetor kishte monopolin e kësaj rruge, kushtonte mesatarisht mbi 200 euro vajtje-ardhje. Nga dhjetori ka filluar fluturimet Wizz Air.

Nëse kërkon me këtë linjë, mund të gjesh bileta edhe 15 euro në një drejtim, psh në datën 14 maj, apo 27 euro në 27 maj. Bileta më e shtrenjtë në një drejtim është rreth 44 euro me këtë operator, drejt Vjenës. Mesatarisht një bileta vajtje-ardhje e gjen me rreth 50-60 euro, nëse e pret disa muaj përpara.

Po me Wizz Air, i lirë është dhe Budapesti, me vajtje 20-30 euro dhe kthim 30-40 euro. Wizz Air ka nisur fluturimet dhe drejt destinacioneve italiane, ku po në muajin maj, mund të gjesh bileta drejt Milanos (Bergamo) me 15 euro vajtje dhe 24 kthim. Në qershor bileta shtrenjtohet në 25-30 euro një drejtim.

Easyjet është operatori tjetër që ka filluar fluturimet nga Rinasi. Edhe me këtë operator drejt Milanos (Malpensa) mund të gjesh bileta që fillojnë nga 19 euro, në një drejtim. Kthimi është rreth 30-34 euro, pra një biletë vajtje-ardhje mund ta gjesh me 50-60 euro.

Në periudhën e verës çmimet shtrenjtohet, por sërish mbeten më të lira se më parë, me rreth 50 euro vajtje e 80 kthim në fillim gushti (kujtojmë që në verë biletat nga Italia fluturonin edhe mbi 200 euro në një drejtim). Easyjet operon me fluturime direkte dhe drejt Gjenevës, ku në maj mund të gjesh biletë vajtje me 18 euro, por kthimi është më i shtrenjtë, rreth 65 euro.

Me operatorët ekzistues, Italia është më e shtrenjtë. Me Blue Panorama, në maj gjen bileta në një drejtim me minimumi 60 euro në një drejtim dhe kthim po rreth 60 euro, sa dyfishi i operatorëve të rinj low cost. Me Air Albania, po drejt Milanos, bileta është rreth 50 euro në një drejtim, ose 100 euro vajtje-ardhje.

Më e lirë është dhe Gjermania. Alba Wing ka fluturime drejt Hamburg dhe në maj, bileta është rreth 65 euro në një drejtim. Drejt Frankfurtit, po me këtë operator gjen bileta me 50 euro vetëm vajtje.

11 komente në “Biletat e avionëve më të lira se asnjëherë nga Rinasi, 15-20 euro drejt Vjenës e Milanos”

  1. Petrit says:

    Ashtu si me komentet apo shkrimet kunder atyre qe duan te ikin nga shqiperia tani filloj fushata per çmimet e ulëta per biletat.
    Propaganda pro qeveritare per shperlarjen e trurit te shqiptarëve ka dalë sheshit.
    E kush nuk do ta shfrytezonte kete me shume se mjero bytha.
    Kush eshte ai shqiptar qe prenoton nje bilete udhetimi nga sot per ne muajn maji ???
    Sa te shpifur qe jeni mor aman.
    Si nuk ju vjen turp.

  2. Kelmendi says:

    He ja…… …!!! Me ne fund nje lajm i mire! Ta bejme kete vend me vajza e djem te mbrekullueshem, pa le se s’kemi drejtuesit me te zote. Kur i ndreqin punet anglezet ne pike te acarit, mjegulles e patateve te zjera paramendoni se ç’mund te behet buze Adriatikut dhe Jonit!

  3. pilo says:

    Ti me pseudonimin Petrit nuk duhet te jesh mire pas ketij shkrimi dhe komentit! Nuk e di dhe e drejta e komenteve ka kufi. Po dhe kte fakt e politizon??? Pse nuk thua ku jane ata qe thonin se ne aeroportin e Rinasit nuk do kete fluturime low cost per aresye te tarifave te medha qe ka aeroporti i Rinasit? Dhe per kte aresye do duhet te ndertohen 10 aeroporte te thera rreth e rrotull Shqiperise?

    1. rripitipitytytyrripity says:

      prit pilo prit, se dardha e ka bishtin prapa.

    2. Low Cost Tema says:

      t’a mbaru e bardha, do kesh marre gjethe sic duket….

  4. Geri says:

    Fillo te mendosh e te sillesh si evropian, o Petrit, dhe jo si shpellar.

  5. Sadija says:

    Ore po nuk ju gjend karari, kur jan te shtrejta nam i zi, kur jan te lira nam onlain.

  6. rripitipitytytyrripity says:

    prit pilo prit, se dardha e ka bishtin prapa..

  7. Bravo .. says:

    Me e fund Barkderrat e Politikes

    duke rrezikuar mos mi plas barku
    i hudhin nji kafshite popullit -votaxhi

  8. mali says:

    Sali Berisha e beri monopol, Edi rama e shnderroj ne konkurrence te paster.

  9. emigrante says:

    e ku jane ma lire?. do te nisemi te gjithe ne Milano?. Ska aspak konkurenze .keta vec nderrojne emrat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje