"Turqia nuk është tërhequr nga ndihma për Shqipërinë, për ndërtimin e 500 banesave"

27 Janar 2020, 09:34Sociale TEMA

I ftuar në ABC News, zv.ministri i jashtëm Etjen Xhafaj, foli për procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit, cilat faza kanë kaluar dhe në cilat pritet të vijojë puna më tej.

Gjithashtu Xhafaj tha se është përgatitur drafti i dëmeve të konstatuara të cilin do ta paraqesin në konferencën e donatorëve në 17 shkurt.

Po ashtu zv.ministri tha se Turqia nuk është tërhequr nga ndihma e ofruar më parë për ndërtimin e 500 shtëpive edhe pse shteti turk po përballet ditët e fundit me pasojat e një tërmeti shkatërrimtar njëlloj si Shqipëria.

Nga Turqia nuk ka kthim pas dhe jeni duke bërë studimin e terrenit, kur nis ndërtimi?

Plani është që puna të nisë në fillim të marsit, aktualisht është duke punuar. Është e domosdoshme të përfundohen projektet arkitekturore që të mos kthehemi më tek kontrolli i pakontrolluar i territorit. Po kryhen studime sizmiologjike. Zona e parë nga ku do të nisë ndërtimi është qyteti i Laçit. Aty ku do të fillohet do të ketë zhvillim të gjerë, me godina cilësore dhe me kushtet më të mira.

Po përgatitemi për konferencën e 17 shkurtit. Është artikuluar edhe një faturë prej 1 miliard euro, ajo që duhet të dimë është se këto para do jenë para cash apo ju jeni duke paraqitur projekte konkrete donatorëve?

Sipas të gjithë metodologjive, jemi në fazën e parë në atë të menaxhimit të çdo emergjence civile me spektër të gjerë dhe me impakt të gjerë territorial që ka të bëjë me menaxhimin e menjëhershëm të zhvendosjes së njerëzve. Muajin e dytë fillohet bëhet vlerësim më i thellë i dëmeve.

Këtu fillon dhe krijohet një faturë financiare se cilat kanë qenë dëmet e konstatuara. Në këtë fazë shihet çfarë mund të bëhet në godinat që kanë patur dëmet. Vlerësimi nuk ka të bëjë vetëm me dëmin infrastrukturor por shihet edhe më gjerë edhe nga zhvendosja demografike.

Është përgatitur drafti i parë i raportit të impaktit të dëmeve, raporti është dokumenti bazë ku do të shkohet në konferencën e donatorëve ku do të flitet me kapituj të veçantë për dëmet e shkaktuara.

Vlerësimi për dëmet nga tërmeti nuk është ende final, përpjekja shtetërore për të mbledhur të gjitha ndihmat  është e vazhdueshme.

Ne kemi parë disa nga takimet e komitetit të rindërtimit për të barazvlerësuar, kontrolluar, koordinuar impaktin e ndihmave në terren për qytetarët, për të pasur mundësi të dalim nga kjo situatë sa më shpejt.

5 komente në ““Turqia nuk është tërhequr nga ndihma për Shqipërinë, për ndërtimin e 500 banesave””

  1. . says:

    Nuk eshte terhequr ne sasin pre 500 banesave, por ne cilesin dhe kohen e ndertimit.
    “Prit gomar te mbij bar”, per 500 kasolle anadollake.

    1. Hassan says:

      Se mose je ti burre ma i mire per diqka ma te mire se kasolle

  2. Andi says:

    Nuk ja vlen te ndertohet ne Lac. Sepse laci ka shume mirditore. Ata jane ufo qe nuk e kuptojne situaten njerzore. Turqia i beri me hidocentral i prishen flamurin dhe donin te shkaterronin dhe hidocentralin. Kaubojsi me origjine mirditore pagoje 2mije euro per te prishur memorialin ne Tirane. Besoj se ata do te fillojne te shkaterrojne edhe shtepiat tashti ose apartamentet. Shkurt mirditoret duhet te futen neper kafaze dhe doktoret duhet analizojne ekperimentalisht gjendjen e trurit te tyre

  3. Ani says:

    Pse nuk eshte komentini im ketu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje