Tërmet 3.6 ballë në Bubq pas mesnate, ndihet lehtë edhe në Tiranë

27 Janar 2020, 09:10Sociale TEMA

Rreth 2 orë e 40 minuta pas mesnate, një tërmet me magnitudë 3.6 ballë u ndje në afërsi të fshatit Bubq të Fushë-Krujës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, lëkundjet sizmike e kanë ndodhur në një thellësi prej 34 km.

Në këtë fshat të goditur rëndë gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019, autoritetet nuk raportojnë për dëmtime të tjera të reja.

Qytetarë të ndryshëm kanë raportuar në mediat sociale se lëkundjet janë ndjerë lehtë edhe në disa zona të kryeqytetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje