Rrjet i ri furnizimi me ujë të pijshëm për banorët e Laprakës

27 Janar 2020, 10:00Sociale TEMA

Dy lagje të reja në kryeqytet kanë marrë zgjidhje të furnizimit me ujë të pijshëm. Investimi i ri në rrjetin e ujësjellësit që po kryhet për të zëvendësuar rrjetin e amortizuar në rrugën “San Bruzi” në Laprakë, do të rrisë furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e kësja zone dhe në të njëjtën kohë edhe cilësinë. 

Gjithashtu, ekipet e punës punuan edhe në rrugën “Myslym Lela”, duke bërë të mundur zëvendësimin e linjës së vjetër të ujësjellësit, me një linjë krejtësisht të re duke siguruar kështu cilësi më të mirë në furnizmin me ujë për kopshtin e fëmijëve aty pranë.

 Nisur nga kërkesat e qytetarëve, gjatë ditëve të fundit grupet e punës të UKT kanë ndërhyrë edhe në zona të tjera të kryeqytetit, për t’i dhënë zgjidhje çdo problematike të krijuar në çdo cep të Tiranës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje