Artan Fuga: Kam zbuluar se tërmeti prek vetëm të varfërit, jo të pasurit. Jetë qeni, dhe unë leh kot

27 Janar 2020, 17:54Sociale TEMA

Filozofi Artan Fuga thotë se ka zbuluar që tërmetet prekin dhe dëmtojnë vetëm të varfërit, jot ë pasurit.

Sipas tij, kjo gjë ndodhi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Turqi.

“Fakt: Tërmeti prek, dëmton të varfërit dhe jo të pasurit, bazën e shoqërisë, jo elitat financiare, politike dhe sociale të saj, vret ata që kanë pak të ardhura, jo ata që lundrojnë në pasuri, dëmton njeriun e thjeshtë, jo bosat!

Shembulli në Turqi e rikonfirmoi!

Nuk e kam zbuluar unë, unë nuk po rresht ta përsëris. E ka zbuluar i pari Zhan Zhak Rusoi! Por, në Shqipëri ja kanë harruar emrin!

E çfarë na duhen këta filozofët!!!

Ne na duhen të papunë.

Tërmeti nuk është dukuri vetëm natyrore. Eshtë dukuri socio-natyrore. Përndryshe do t’i godiste të gjithë njësoj.

Nuk thoshte kot Jezusi: Ti që nuk ke do të t’i marrin edhe ato që ke, jetën do të të marrin, ti që ke do të të japin edhe më shumë nga sa ke!

Prandaj ka rëndësi të mendojmë riparimin e dëmeve të tërmeteve që kaluam, por më rëndësi akoma ka të përgatitemi për një tërmet të ri.

Rasti i Turqisë të shkretë e vërtetoi më së miri këtë. Por, ka pushtet atje nuk ka llafe për këto punë. Për të tjerat hajde flasim e bëjmë llogje sa të duash!

Ish Perandoria nuk e le veten në dorë të Zotit ! I del Zot vetes! Të gjitha ish perandoritë qindravjeçare kështu janë! Kulturë e rrënjosur në adn e tyre.

Prandaj të mbledhim mendjen.

Të gjithë eskavatorët, vinçat, riportablat, kamionët, zetorët, buldozerët e privatit t’i gëzojë privati.

Por, shteti menjëherë duhet të bëjë rregjistrimin e tyre si pasuri e kombit në rast emergjencash civile.

Të dihet gjendja e tyre, të mirëmbahen, të dihet se ku parkohen, si janë shpërndarë në të gjithë republikën, me çfarë dhe sa kohë duhet të çvendosen në çdo pikë në rast nevoje, të dihen numrat e telefonit të pronarëve, të atyre që i përdorin, etj.

Po ra tragjedia, mobilizim ushtarak i tyre, pa tërci e vërci! Duke respektuar të drejtat pronësore, shpërblyer etj.

Të gjithë vozitësit e tyre të trajtohen sikurse të dihen qartazi kush ka profesione mjekësh, infermierësh, muratorës, xhenjerësh, gjeologësh, etj., që në rast nevoje të mobilizohen për të shpëtuar jetë njerëzish.

Të gjitha këta të konsiderohen pasuri kombëtare dhe të kenë status të privilegjuar. Të trajnohen, frymëzohen, mbështeten financiarisht!

Përndryshe në dorë të Zotit vërtet, dhe në dorë të ndonjë qeni ardhur nga larg, nga larg!

Mos thonë që nuk iu thamë!

Unë këtu flas si akademik, bëj punën time në shkencat sociale sepse administrimi i shoqërisë është përgjegjësi edhe e akademikëve!

Jetë qeni – thuaj!

Lehni ju lehni – më thotë dikush nga brenda meje”, shkruan Fuga.

(TemA)

8 komente në “Artan Fuga: Kam zbuluar se tërmeti prek vetëm të varfërit, jo të pasurit. Jetë qeni, dhe unë leh kot”

  1. Daja says:

    Une te kam ndjekur, por dua te them mjer Shqipria ke ka akedemik.Ti ke studjua se ti dha kado partia si familje dhe s’te mungonte asgje .Une te keshilloj te vizitohesh tek nje psikiater se je ba idjot

  2. Cuku says:

    Me ne fund e paske kuptuar çfare je.
    Do zoti te mer ty termeti dhe rikthen te gjithe viktimat ne jete

  3. kasemi says:

    Mire qe se fundi e kuptove se leh si qen.

  4. Zenelaj pas kodres says:

    Lum profesor palla fuga qe me ne fund e ka kuptiar qe eshte nje qen qe leh….. sa here shkruan idiotesira as vete nuk i kupton.

  5. ppa says:

    O filozof budalle, si mund te harrohet Zhan Zhak Rusoi, ka shenuar gjithe ata gola me Paris Sen Sermen..?!

  6. rexha 10 says:

    KETU TE JAPE TE DREJTE ,SEPSE TE PASURIT I BEJNE VILAT ME CIMENTE TE PASTER DHE BETON ARMATO ,PRA E GJITHA ME HEKUR DHE CIMENTO.
    PASTAJ ATA NUKE SHKOJNE PER TE BERE VILA NE KENETA ,PORE NE ZONAT ME TE FORTA QE GJENDEN NE TERREN ME LIGJIN TOKE E ZANUM.

  7. filezeza says:

    O Mero, pse e diskretiton kete “akademikun” duke ja botuar shkrimet?

  8. xhemal says:

    po mire ato mijera apertamente qe nuk u prishen te kujt jane o profesor? .shqiperia paska me shume te pasur se te varfer.shkruaj nje gje qe ngjit mos ja fut kot se kur ja fut kot lehje quhet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje