Ja ku mund të telefonojnë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Kinë

27 Janar 2020, 18:38Sociale TEMA
Ja ku mund të telefonojnë shtetasit shqiptarë që ndodhen

Ministria pėr Evropėn dhe Punėt e Jashtme e Republikės sė Shqipėrisė udhėzon shtetasit shqiptarė tė shmangin udhėtimet nė drejtim tė Republikės Popullore tė Kinės, pėr shkak tė situatės sė krijuar.

Shtetasit shqiptarė qė aktualisht ndodhen nė Republikėn Popullore tė Kinės dhe qė kanė nevojė pėr asistencė, janė tė lutur tė kontaktojnė Ambasadėn e Republikės sė Shqipėrisė nė Pekin nė adresėn:

Embassy of the Republic of Albania
Address: 28 Guanghua Rd, Jian Wai Da Jie, Chaoyang, Beijing, China
e-mail: [email protected]
Phone: +86 10 6532 1120
Mobile: +8618611865440

Zyrtarët kinezë bënë me dije se, disa vende kanë kërkuar evakuimin e shtetasve të tyre përmes avionëve “charter”, por, sipas tyre, në këtë situatë, ky hap nuk është i nevojshëm dhe nuk rekomandohet nga pala kineze. Në raste të tilla duhet të ndiqen të gjitha rregullat ndërkombëtare si dhe rregullat e masave parandaluese të vendosura nga autoritetet kineze, që, sipas tyre, po zbatojnë një sërë procedurash te komplikuara që nga lejet e fluturimeve, etj.

Sipas përfaqësuesve të MPJ kineze, cdo shtetas që del nga provinca Wuhan, duhet t`i nënshtrohet një karantine 14 ditore, para se të lëvizë lirshëm.

Nga statistikat e publikuara nga autoritetet kineze sa i takon situatës epidemike nCOV deri tani janë:

• 2,823 raste të konfirmuara
• 5,794 raste të dyshuara
• 58 të rikuperuar
• 81 vdekje

Pekini ka 72 raste të konfirmuara, 2 të rikuperuara dhe asnjë vdekje.
Provinca e Hubeit me kryeqytet Wuhan ka numrin më të lartë të rasteve me 1,423 të konfirmuara, 47 të rikuperuara dhe 76 vdekje.

Të gjitha provincat kanë raportuar raste dhe në shumicën prej tyre është shpallur gjendja e emergjencës së shkallës së parë, niveli më i lartë i emergjencës. Ndërkohë, përvec Kinës dhe vendeve fqinje, virusi tashmë ka kaluar edhe në kontinente të tjera, përfshirë edhe Europën.

Nisur nga kjo situatë dhe nga fakti që një numër shqiptarësh studiojnë, punojnë dhe jetojnë atje, ambasada shqiptare në Pekin është duke ndjekur me vëmendjen maksimale situatën dhe është në kontakt të vazhduar me ta.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të vijojë të mbajë të informuar qytetarët për zhvillimet e situatës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje