"NATO mbështet rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi", Stoltenberg krah Ramës: Nxisim fillim e punimeve në bazën e Kuçovës, qendër e veprimtarive shumë të rëndësishme

29 Janar 2020, 15:33Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi se alenca mbështet rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi pezulluar prej disa kohësh dhe ofron mbështetjen për çështjen e hapësirës ajrore.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nënvizoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja mënyrë për arritjen e një zgjidhje të qëndrueshme.

“Ne mbështesim fort dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.Mbështesim rifillimin e këtij dialogu që është pezulluar për disa kohë.

Besojmë se ky dialog është e vetmja mënyrë për të arritur një zgjidhje politike të gjatë e të qëndrueshme të konfliktit. E mbështesim jo vetëm përmes mbështetjes politike por duke ndihmuar për të zgjidhur çështjen e hapësirës ajrore”- tha Stoltenberg.

Më tej Stoltenberg nënvizoi dhe se po nxitet që investimi në bazën e Kuçovës të nisë sa më shpejt.

“Kam përmendur investimin në bazën ajrore të Kuçovës. Ky është një investim domethënës dhe po nxitim të zbatohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Kjo bazë mund të jetë qendër e veprimtarive shumë të rëndësishme.”- tha Stoltenberg.

Gjithashtu në fjalën e tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu ngushëllime për jetët e humbura në Shqipëri nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Kryeministër Edi Rama është kënaqësi t’iu shohim sërish. Ne jemi të gjithë të shokuar nga tërmeti që goditi Shqipërinë nëntorin e kaluar. Të gjithë ndjemë dhimbjen e atyre që vuajtën. Edi, ju përjetuat gjithashtu një humbje personale, 

Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta, për të gjitha ata që humbën të dashurit nga tërmeti.  Ne qëndrojmë dhe veprojmë bashkë kur njëri vuan”, tha Jens Stoltenberg. (TemA)

2 komente në ““NATO mbështet rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi”, Stoltenberg krah Ramës: Nxisim fillim e punimeve në bazën e Kuçovës, qendër e veprimtarive shumë të rëndësishme”

  1. Kim été says:

    Sërbia është dhe më e keqe se ajo e vitit 1999. Armatimi tepërt vërteton ophthalmology.

  2. Ashtu kot says:

    Or taj zoti Stolenberg,
    Ti nuk na njeh fare ne Shqiptaret. Shumica e jone me ne krye Ramushin duam qe Serbi te na kerkoje ndjese per krimet e bera. Duam qe te njohi pavaresine. Duam e cnuk duam si paradhenie qe te bisedojme. Perndryshe ne do vazhdojme me ne krye Bace Hajredinaj ta shkaterrojme Serbine nga themelet.
    ja dhe pergjigja e stolenbergut ne bisede me Zigur Qarrin:
    Or taj zoti Ramush. Po po qe se Serbi ju njeh dhe kerkon falje para se te bisedoni, cfare do bisedoni me pas?
    Ja dhe zoti Qari:
    Sa te jete Eskobari ne pushtet, ne nuk bisedojme me Serbet. Duam Saliun se ai eshte baca jone…..
    Ja dhe une:
    O Balo te henger tenja, se e ke te keqen brenda….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje