Mjekësi: Njihuni me pjesën që pastron enët e gjakut dhe kuron arterosklerozën

30 Janar 2020, 13:56Shëndeti TEMA

Quhen Pac-man pjesëzat që futen në enët e gjakut dhe ”gllabërojnë” pllakat përgjegjëse për aterosklerozën, sipas një ekipi të Universitetit Amerikan të Miçiganit, me koordinator Bryan Smith.

”Pac-man përbëhen nga nanotubat e karbonit që përmbajnë ilaçe. Molekulat e lëshuara nga nanopjesëzat veprojnë duke stimuluar aktivitetin e disa llojeve të qelizave pastruese në trup siç janë makrofagët dhe monocitet, të cilat më pas ‘gllabërojnë’ pjesët e pllakave’’, theksuan studiuesit.

“Në këtë mënyrë makrofagët mund të rinovohen dhe madhësia e pllakave të zvogëlohet. Qëllimi është që të zhvillojmë prova klinike për të verifikuar efektivitetin e tyre në kufizimin e rrezikut të sulmeve në zemër duke minimizuar efektet anësore, falë selektivitetit të lartë të nanopjesëzave”, theksoi studiuesi Smith.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje