Analisti Lorenc Vangjeli thotë se ka qenë më parë në resortin ku u çua Jan Prenga pas rrëmbimit.
Vangjeli tha se kishte shkuar në këtë resort pasi ishte i ftuar nënjë dasëm dhe kishte parë një “luks, një ndërtim i jashtëzakonshëm”.
“Unë vitin e shkuar kam qenë në një dasmë atje, në një dasmë luksi, me shumë të rinj e të reja…
Një luks që të binte në syt, godiste një ndërtim i jashtëzakonshëm, për të vajtur deri atje edhe GPS të merrte më të qeshur, nuk e gjeje dot ndërtuar në një vend të tillë”, tha Vangjeli.
“Ore e kërkoje me Shijak, e kërkoja me emër tjetër nuk e gjeja… Vjet kam qenë atje në një dasmë…
Ishte një ambient i përkryer por ishte në askund, errësirë në të djathtë, errësirë në të majtë dhe kjo është pikëpyetja e parë, prandaj po tentoj të them këtë gjë dhe të mos sillemi si kau me pelën”, tha më tej Vangjeli.