Festivali i Berlinit pezullon çmimin Ariu i Argjendtë për shkak të së shkuarës naziste të Alfred Bauer

31 Janar 2020, 18:41Kulturë TEMA

Festivali i filmit në Berlin ka pezulluar një nga çmimet kryesore që shpërndan për artistët pjesëmarrës, atë dedikuar Alfred Bauerit.

Shkak për këtë vendim është bërë një investigim i gazetës Die Zeit që ka zbuluar të shkuarën e Bauer, i cili rezulton të ketë qenë anëtar i Partisë Naziste, por edhe i grupeve të sulmit, SA, një milici e partisë që bashkonte huliganizmin me ideologjinë naziste.

Bauer po ashtu rezulton të ketë qenë pjesë kyçe e Reichsfilmintendanz, një institucion i krijuar nga Ministria e Propagandës në vitin 1942 me synim kontrollin e kinemasë.

Gazeta raporton se në një prej raporteve të shkruara për të për llogari të NSDAP-it, Bauer përshkruhej si një “anëtar entuaziast i SA-ve, sjelljet politike të të cilit janë të paqortueshme”.

Emri i Bauer është i lidhur pazgjidhshmërisht me festivalin e Berlinit. Në vitin 1951 ai ishte drejtor i Berlinales, pozicion që e mbajti deri në vitin 1976.

Gazeta shkruan se Bauer bëri shumë përpjekje për ta paraqitur veten si oponent të regjimit nazist, përmes deklaratave false. Zbulimi i Die Zeit vjen pak ditë para edicionit të 70-të të festivalit që e ka konsideruar çmimin e dhënë për nder të Bauer që nga viti 1986, si ndër më të rëndësishmit.

Përfaqësuesit e festivalit kanë deklaruar pezullimin e çmimit Ariu i Argjendtë, Alfred Bauer menjëherë.

1 komente në “Festivali i Berlinit pezullon çmimin Ariu i Argjendtë për shkak të së shkuarës naziste të Alfred Bauer”

  1. GJINOJA says:

    Te ne, po të mos kishe qenë komunist, sigurims, apo pasardhës i tyre, nuk të hapet asnjë portë. Shihni të shkuarën e atyre që dalin ditë e netë nëpër televizione e media dhe do të bindeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje