Ilir Meta shpall alarmin: Të merren masa për koronavirusin se ne mund ta parandalojmë, jemi seriozisht shumë të ekspozuar

31 Janar 2020, 11:19Politika TEMA

Ilir Meta ka shpallur alarmin për koronavirusin.

Presidenti bën thirrje për marrjen e masave urgjentisht.

Ai thotë se ne i kemi kapacitetet për ta parandaluar.

“Unë mendoj se është koha për të marrë masa më të forta.

Është e rëndësishme të theksohet se çdo nënvlerësim mund të jetë me pasoja kritike, ndërsa këshilloj shtimin e masave parandaluese.

Duke pasur parasysh rastet në vendet fqinje siç është Italia, ne jemi seriozisht të ekspozuar dhe duhet të parandalojmë deportimin e këtij virusi në vendin tonë.

Ne i kemi të gjitha mundësitë për ta parandaluar nëse të gjthë i bëjnë detyrat e tyre ashtu si bëmë me sarsin 16 vite më parë”, tha Meta.(TemA)

 

 

1 komente në “Ilir Meta shpall alarmin: Të merren masa për koronavirusin se ne mund ta parandalojmë, jemi seriozisht shumë të ekspozuar”

  1. Ton says:

    Te dali Spiropali e Rama te tallen si me termetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje