Nga Alfred Peza
Si një politikan atipik, Edi Rama e ka ditur që në fillim, se me rolin që do të luante në filmin e ri të Ermal Mamaqit, do ta çonte në ekstrem debatin rreth tij. Kjo me siguri, jo vetëm që nuk e shqetëson, por ndoshta e argëton më shumë se çdo gjë tjetër. Sepse, kjo është edhe gjëja që Edi Rama ka ditur të bëjë gjithmonë më mirë si lider. Të luaj në filmin e jetës së tij reale, veç vetveten. Duke u bërë kësisoj, aktori më unik në rolin e papërsëritshëm të Kryeministrit të Shqipërisë. Të një vendi, që ka ardhur nga një histori politike tejet e vështirë të mbushur veç të tjerash me një pafundësi paragjykimesh, klisheshë, steriotipesh, marrëzish e hipokrizish.
Të gjithë pothuajse, kemi bërë dikur të njëjtën gjë si disa tani, pas premierës së filmit “I love Tropoja”, kur e ka parë Edi Ramën që në ditën e parë në politikë. Atëherë kur ai mbante here çorape të verdha, e herë të kuqe. Herë brekushe, e herë opinga. Herë me veshje aq ekstravagante, sa asnjë lider tjetër në rruzull nuk do ti vishte dot. E herë me kostumin dhe gravatat më serioze, të kombinuara me atletet që sot janë bërë një trend botëror.
Shumëkush mund të jetë habitur fillimisht kur e ka parë në spotet e fushatës së parë për kryetar Bashkie në Tiranë, i rrethuar nga futbollistët e kombëtares kuqezi. Si këngëtar në videoklipin e këngës “Tirona” apo “Çohu”, me çunat e “West Side Family”. Apo kur i binte dajres me njerëzit e thjeshtë, apo ulej aty në mitingjet këmbëkryq mes tyre, në fushatat elektorale nëpër Shqipëri.
Të njëjtin debat Edi Ramën e ka shoqëruar dikur publikisht, edhe kur e panë me sopatë në dorë duke prerë me dorën e tij, shtyllën elektrike që i kishte zënë rrugën qytetit. Apor kur shfletonte librin e përrallave me Pinokun. Duke kënduar me megafon në dorë këngën që na ka rritur; “qingji vogël pse mendushëm”. E shumë episode të tjera të kësaj natyre, kur e thërrisnin në komisionin hetimor parlamentar, që drejtohej nga i ndjeri Sokol Olldashi.
Debate të tilla provokoi edhe habia që shkaktoi si ministër Kulture, kur leu muret e dikasterit me bojë të kuqe. Apo kur i bëri gjysmat e mediave të globit, që të shkruanin për një kryetar bashkie që përdori fasadat e pallateve të komunizmit si telajon e tij në natyrë, për të pikturuar kryeqytetin. Duke i kthyer kësisoj, optimizmin për jetën, Tiranës së zymtë. Sikundër ka shkaktuar habi edhe si Kryeministri që instalon një kosh basketbolli në paradhomën e zyrës së tij.
Edi Rama e di më mirë se kushdo tjetër sot, se politika është jo vetëm punë e projekte zhvillimi, përpjekje për rritjen e ekonomisë dhe mirëqenies së qytetarëve të vendit të vet, por edhe marrëdhënie me publikun përmes të gjitha mediumeve të mundshme. Ku arti i shtatë, siç njihet edhe ndryshe kinematografia, është pa as më të voglin dyshim, një nga mundësitë më të jashtëzakonshme për të depërtuar tek qytetari.
Duke ardhur nga një shkollë arti, Edi Rama asnjëherë nuk ka reshtur së eksploruari përgjatë jetës së tij jo vetëm pikturën, por edhe skulpturën. Jo vetëm gazetarinë e mirëfilltë, por edhe publicistikën. Jo vetëm televizionin, por edhe muzikën. E ndërkohë që në të rrallat orë kur gjen hapësira për të shkuar në atelienë e arteve figurative, ka deklaruar se ëndërron që kur të mos jetë më në politikë, ti eksplorojë limiteve të tij edhe në botën e modës.
Të gjithë ata që bëjnë sikur po habiten sot me Edi Ramën këtë radhë si aktor, mjafton tu kujtohet se ai e zgjodhi Ermal Mamaqin, si personazhin e tij për vitin 2019. Pasi siç tha, kishte ndikuar më shumë në jetën e tij. Arsyeja? I kishte mundësuar, relizimin e një prej ëndrrave më të kahershme: Të aktronte. “Zgjedh Ermalin sepse më ka bërë aktor tek filmi “I Love Tropoja”. Duke qenë se më dha mundësinë të heq edhe një merak timin që të luaja në një film”- deklaroi Rama.
Por, si të mos mjaftonin të gjitha këto, menjëherë sapo “I love Tropoja” u shfaq për herë të parë në ekranin e madh, u riciklua në publik një debat i ri me të gjitha argumentat e vjetra. Kjo situatë më sjell ndërmend të papërsëritshmin Faik Konica, në të famshmen “Këshilla një gazetari”, që e mbyll me fjalët:
“Në folsh mirë për shqiptarët e krishterë, hidhërohen shqiptarët muhamedanë; në folsh mirë për muhamedanët, hidhërohen të krishterët; në folsh mirë për të krishterët e për muhamedanët që janë shqiptarë të mirë, e ligsht për të ligjt, aherë do të hidhërohen të gjithë. Aq për sot, se kam frikë mos të zërë gjumi.”
Nje nga shkrimet me te mira qe kam lexu. Madje me ka kthy pas ne kohe me shume momente te rames qe i kisha harruar dhe qe thjesht vertetojne se ai eshte ashtu sic eshte dhe prandaj esht i vecante. Respekte
Ermal mamaqi
Po pregatit 1 film te ri porno.
1 nga rolet kryesore e ka rama.
Dhe e sigurt qe e ben , se eshte artist, po ky popull nuk i kupton artistet.
Artistet i kuptojne vetem delenxhinjte e rilindjes.
Sa i zoti qe eshte ky KM i jone. Nuk ka gje ne kete jete qe nuk e ben. Anipse shpesh duket edhe si karagjoz.. Te zot jane edhe ata qe i thurin lavde pa hesap. Gazetaret si takemi Alfredi prej Peze, kane vendosur ta nominojne vitin e ardhshem per Oskar, Taulantet e partise per Mbret, ndersa Akademia e Skenderit, pritet ta propozoje per Nobel..
BRAVO !!!
Iu sulen Rames prej dites se djeshme dhe vazhdojn akoma sot “personalitete” anonim qe kujtohen pas nje filmi se jane nga Tropoja?!!!!
Kemi pare dhe Trumpin te luaj filma dhe amerikanet e kane perqafuar faktin… ska asgje te keqe. Madje madje, rama ne film duket me RAME se cesht ne te vertete se eshte fiks ne rolin e vetvetes sic e shkruan dhe Peza.
Pergezime dhe suksese
O Lali po Trumpi s ka bere filma kurr merrej me politike dhe ishte president. I beri kur ishte qytetar privat si gjithe te tjeret ne bote e buk perfaqesonte Shtetet e bashkuara.
Edhe Regabi qe ishte ajtor i la rolet kur ishte guvernator e me pas president.
Po ti si duket je i vogel ose shume i rrjedhur qe nuk i kupton dallimet.
Mund te luante vetveten siç beri mbreteresha e Anglise me rastin e olimpiadave pa zvleresuar rolin dhe pozicionin e vet.
Po prandaj s behet ky vend se dynjaja nuk thellihen po shohin vetem deri ke maja e hundes se vet
*Me pelqeu. Te lumte*
Kam rezervat e mia per Mamaqin (qe ka bere filmin).
Por nuk arrij te kuptoj irritimin ne rrjet te disa pseudo analsiteve qe mendojn se ky gjate kohes qe ka dal ne film (2 minuta sekuence) nuk ka mendua rper Shqiperine… Oh zot!!!!!!!!!
Roli i ardhshëm:
Dublimi i gomarit të Shrekut
Ndoshta dhe ate mire e ben. Ku i dihet? Ai prape do kenaqet se nuk i plas fare per ty
Plako ate e qa Sajmiri sia vle me e ndryshu !
HAJDE ZYRAT E PUNES ME NE KRYE FRED 1 MILION EURO. JU JENI TE ZYRES SHQIPERIA QE DUAM?
PO QE JENI SERVILE, IDIOTE DHE TE NEVERITSHEM. ROBT JUVE FREDIT DHE RAMES.
Nje shkrim qe pasqyron sesa unik eshte strategu ne veprimtarite e tij qe nga basketbollist e deri tek aktrimi!
Epo te dali nje azgan azgani qe dhe PD ka harru qe e ka pas deputet dhe te flasi per vlerat e tropojes me “Rama ik” ne fund…. kjo eshte tia fusesh vetes BAM e mos cohesh me .
MIRE QE DOLI… PO CA THA SE…
Me ke kthyer pas ne kohe Peza me te gjitha cmendurit dhe ndonjehere idiotsite qe ka bere KM.
Po kur lexoj ed paloken sot qe thot se turp te kete rama qe ben film se berisha rrinte deri ne 2 te nates ne zyre… me vjen per te qare ?
Kisha kohe pa lexuar nje shkrim cilesisht kaq te mire… Rama shkon me brekushe ne Bruksel, se doli tek filmi Ermalit su be qameti ?
E pashe filmin. Kryeministri del vetem 2 minuta thote ato qe thote qe jane kudo ne internet qe pa dale filmi dhe iken e nuk shihet me as para e as mbrapa.
Pra duket e gjitha nje dalje per shfaqje si ato qe vetme Rama ka qejf te bej dhe qe vetem ai i ben. Berisha nuk do ta bente psh dhe kete e ka thene dhe vete Ermali ne intervista. Te Luli nuk i shko njeri mendja se figura tij nuk thote asgje.
Kurse Rama eshte artist, duan apo sduan njerezit i lejohet nje gje e tille ?
Sipas Ermalit, Berisha do thoshte vetem nje fjali “This is a miravle of freedom”. Me nje llaf, fjalin e vete, as skenar sdo kishte dhe prape skishte pranuar.
Kur do arrijne ta kuptojn njerezit qe te gjitha komentet qe behen thjesht sa i shtojn vleren me shume Rames se ai per kte pune e beri????
A te lumt se e ke qa !
Fiks politikan atipik. Nje term qe e permbledh te gjithe karrieren e edvin rames ne nje fjale
Ai ka dal dhe lakuriq madje…ahhahaha
RESPEKT. Kinematogria eshte tjeter gje politika eshe tjeter gje
Cdokush ben cfre deshiron per aq kohe sa populli nuke vuan ne kurriz kete gje……. dhe nuk besoj se populli shqiptar do vuaj faktin se kryeministri mori pjese ne nje film…..,,,,,
Hallall. E verteta kjo eshte
Mos te perpien ta bejne edi ramen serioz se ska per te qnee kurre aq me teper kur vje puna te arti
Rama eshte nje rrot kari qe nuk perseritet
Nuk mar mundimin ta lexoj shkrimin se edhe ti zoti Peza je nje bythlëpires
Rama do luante mire rolin e Xhokerit kandidat per oskar por nje psikopat . Nuk ka lider qe eshte me karnaval se ky i joni sepse nuk eshte ky bolja me modern se Makroni apo Konte qe e kane moden ne gen. Te pallofsha Ramen o zoti Peza
Nje karagjoz dhe fakt i pakontestueshem i mjerimit intelektual te ketij vendi te mbaruar e pa te ardhme .FLI O POPULL SE MENDOJNE POLITIKARET PER TY!
Te pergezoj. Nje nga shkrimet me te mira jo vetem se mbeshtet ramen ne kete pjes por sepse dukesh i vetmi qe hyn bukur ne lekuren e tij dhe na jep ne mesazhin se ne fakt ai i pandryshueshem eshte… por dhe ashtu sic eshte nuk eshte i keq!
Nje grup mediokrish qe gjasme kane bere filme dha tallin bythen me turmen injorante qe shkon dhe i duartroket.
Mbi te gjitha , Edi Rama ka nje merite te madhe : Ju , PeDe-rat , ju Lesheli-ve , ju degjeneroi , ju beri qe populli t’ju neverise e te tallet me ju.
Filma qe degjenerojne kete popull. Vetem skena me cuba, me kercenime, fjalor rrugesh e banalitet. Mjere ky popull se cfare vlerash edukative i jepen me kete film. Injoranca e budallalleku ka uzurpuar mendjet e disave qe kerkojne te personalizojne kete popull me kulture e tradita shoqerore.
Po mire o Mire jemi dakort se ai Rama eshte modern apo meta-modern edhe me Konicen per vitet qe i shruajti po shqiptaret per here te pare kane mbi 20 mije student ne perendim qe as Rama me moden e viteve 80 nuk i suprizon dot dhe as Konica nuk e kishte parashikuar problemi me i madh eshte se ky popull po drejtohet nga njerez medioker per sa i perket fushes qe i perkasin Berisha e mban veten per politikan te pazevendesueshem po nuk ka bere asnje ore studim ne politike eshte mjek dhe ne fushen e tij nuk e dime sa i afte eshte ndersa Rama eshte piktor ne profesion edhe sportist dakort sa i afte ka qene ne keto dy fusha le ta gjykojne profesionistet e ketyre fushave po edhe ky nuk ka asnje ide nga politika prandaj ben edhe komunikim politik medioker,vendi eshte perpara ktheses me te madhe ne historine e tij pra drejtimin drejt perendimit ka urgjence per reforma te menjehershme dhe jo per tensione sociale ajo qe eshte e domosdoshme eshte hapja e rruges per nje brez te ri politikanesh me kulture perendimore dhe jo llogje,love me, love you,love tropoja nuk magjepsni dot asnje shqiptar me me trendet tuaja, bota i ka bere keto pa lindur Rama dhe Mamaqi
Alfredo a i dyfishove një miliard lekët ti ????!!!!!!
Hahaha……ka zgjedhur profesionin e vet…..hahaha…administrata ka marre malet…..yp xhixhi…rrembe sot se nesër eshte vone,sa per Pezen biznesmen i fortë doli…..hahaha.
Shkrim i neveritshem
Disa ne shkrimet e tyre e tregojne veten se cilet jane,nga e kane prejardhjen,sa kuptojne,cfare shkolle kanebere,cili eshte arsyetimi I tyre per jeten
Ne Shqiperi ka pasur dhe dote kete te tille njerez inachinje ,egoista perte mirat,injorant qe e kane mendjen tek Sexi dhe asgje tjeter
Por Edi Rames tja marin te keqen nqf ka dhe te plasin nga inati me idiotizmat e tyre ,inchilleqet e tyre e te tjera
Bravo per shkrimin dhe keshtu duhet te vazhdojne te gjithe qe I duan te miren Shqiperis dhe Shqipetarve te civilizuar