Debati për amnistinë, deputeti socialist i "përvishet" deputetëve të opozitës: Për herë të parë nuk është amnisti në kohë zgjedhjesh për qëllime elektorale

30 Janar 2020, 16:16Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste Xhemal Qefalia ka vlerësuar hartimin e amnistisë për të burgosurit, duke kundërshtuar hipotezat e shtruara nga disa deputetë të opozitës brenda parlamentit.

Në fjalën e tij të mbajtur në parlament, ai thotë se për herë të parë nga Ministria e Drejtësië ka një projekt-ligj, që ka parasysh të drejtat e njeriut, për rikthim të të burgosurve në jetën normale, duke çmuar faktin se ndryshe nga herët e tjera amnistia nuk po bëhet për qëllime elektorale.

Qefalia theksoi se qeveria shqiptare, kur ka kaluar projekt-ligjin për amnistinë, ka pasur parasysh shprehjen “të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore”.

Ai nënvizoi se Ministria e Drejtësisë ka qenë tepër e kujdesshme kur ka dhënë amnistinë.

Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore. Kjo ka qenë politika që ka ndjekur qeveria shqiptare, për të sjellë këtë amnisti. Ne respektojmë të drejtat njerëzore dhe lirinë e individit. Me këtë ligj, duam që të dënuarit të rikthehen sërish në jetën e tyre, sipas standardeve europiane. Ministria e Drejtësisë ka qenë shumë e kujdesshme që të mbajë këtë standard. Unë dua të falënderoj zonjën Etilda e cila ëhstë një aktiviste e të drejtave të njeriut, e cila jo vetëm ka sjellë draftin, por ka menduar që kjo kategori që fiton nga amnistia, të mos kthehet më në rrugën e krimit. Është menduar që burrat, gratë dhe të miturit e dënuar të kthehen më së miri në jetën e përditshme”, deklaroi Qefalia.

Ai shtoi se:

 

 

2 komente në “Debati për amnistinë, deputeti socialist i “përvishet” deputetëve të opozitës: Për herë të parë nuk është amnisti në kohë zgjedhjesh për qëllime elektorale”

  1. Zigur Qarri says:

    Mos fol per vepra hyjnore more mashtrues,se kush genjen per interes,ai eshte politikan.Banda e Durresit more debil qe moralizon,
    ka vrare 13 veta,ndersa ju i nxirrni jasht!Ne fakt,ata meritonin denimin kapital,por meqe eshte e ndaluar,nuk duhet ta kalonin kurre
    deren e burgut,deri sa te vdisnin,ndryshe.nuk ndalet krimi.Te kthesh Lul Berishen ne jeten e perditshme,duke mos i konfiskuar as
    pasurine,duhet te jesh patjeter mik me te,ashtu si Vangjush Dako.Qeveria mafioze nuk ka Leke,asnje kokerr Leku.Dite te keqia do
    vijn per ekonomine shqiptare.Nje i burgosur kushton mbi 7 mije euro ne Vit.Qeveria,me lirimin e kriminelave qe kan qene lidhur
    me socialistet,perforcon radhet e saj dhe kursen paksa.

  2. SPAKTAKU says:

    Per te burgosurit qe kane paguar miliona per te hyre ne listen e amnistise
    Vetem ne Albanistan behet me shume polemike per aministi se rrugen e kombit, gerdeci etj
    rrofte qeveria mafjoze e ripjelljes

    =
    kush tha qe Saliu e dhiu, kur na del qe Rama e qi u.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje