Maxhoranca pezullon paketën antishpifje, Balla: Presim “Venecian”

30 Janar 2020, 11:47Politika TEMA

Kuvendi ka tërhequr sot nga votimi projektligjin për mediat audiovizive. Shkak është bërë shqyrtimi që po i bën këtij projektligji Komisioni i Venecias.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Balla tha se Komisioni i Venecias do ta diskutojë këtë paketë me procedurë të përshpejtuar më 21 mars.

Ai la të hapur mundësinë e reflektimit në ligj të propozimeve, nëse Komisioni i Venecias do të ketë të tilla lidhur me këtë paketë ligjore.

Të shtyhet shqyrtimi i dekretit të Presidentit, deri sa të vijë qëndrimi i kërkuar nga Komisioni i Venecias. Kërkojmë që diskutimi të qëndrojë në program, por të shtyhet diskutimi deri sa Komisioni i Venecias, më 20 a 21 mars ta sjellë raportin e vet dhe sikurse kemi bërë në shumë momente te rëndësishme si të Reformës në Drejtësi, Venecia ka dhënë propozime shumë të mira që janë reflektuar, sikurse kemi edhe ligje të tjera që i kemi përmirësuar”, tha Balla.

2 komente në “Maxhoranca pezullon paketën antishpifje, Balla: Presim “Venecian””

  1. Zigur Qarri says:

    Hahahaha….u terhoqen dhjakset,u teroqen shpifesit,mashtruesit,drogaxhinjt,banditet e Shtetit “demokratik” pa opozite!
    Eurodeputeti David Lega, përfaqësues i grupit të djathtë në Parlamentin Evropian dhe raportues për Shqipërinë,deklaroi:
    “Paketa anti-shpifje rrezikon integrimin e Shqipërisë në BE”.

  2. burgu 313 says:

    Filloi diarea tek rilindasit !!!!!
    …..Eshte e qelbur dhe e gjakosur kjo diare !!!!!
    U ka filluar nga goja !!!!!!
    DHJAKSA !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje